Programet e nxitjes së punësimit

PROGRAMET E NXITJES SË PUNËSIMIT DHE TË VETËPUNËSIMIT,
MUNDËSI TË REJA PËR ULJEN E PAPUNËSISË NË VEND

Edhe në këtë mandat, nxitja e punësimit vazhdon të jetë një nga prioritet më kryesore të qeverisë, Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë nga Buxheti i Shtetit për ‘2018, i është akorduar fondi prej 490 milion lekë, për implementimin e Programeve të nxitjes së Punësimit.

Planifikohet të kualifikohen, punësohen apo kryejnë praktikat profesionale në biznese, rreth 8.500 Punëkërkues të papunë të regjistruar si të tillë pranë zyrave të punësimit.

Kategoritë e punëkërkuesve që përfitojnë nga këto Programe përfshijnë jo vetëm të rinjtë që kanë mbaruar arsimin e lartë apo ata që kanë fituar statusin e jetimit, personat me aftësi të kufizuar, femrat nga grupet e veçanta, punëkërkues nga ish ndihma ekonomike apo që trajtohen aktualisht me të, por edhe çdo të papunë pa arsim apo kualifikim profesional.

Çdo subjekt i interesuar për t’u bërë pjesë e këtyre programeve mund të aplikojë Online, ose të paraqesë kërkesën e tij pranë Zyrave të Punësimit në rajonin ku ushtron aktivitetin. Formulari i Aplikimit mund të shkarkohet nga e-Albania ose nga faqja jonë në Menynë e Shërbimeve – Programet e Tregut të Punës.

Procesi i deregulimit ka sjellë thjeshtëzim dhe reduktim të procedurave të aplikimit, prandaj subjektet aplikuese duhet të paraqesin pranë Zyrës së Punësimit apo të ngarkojnë Online vetëm planin e detajuar të biznesit si dhe dokumentacionin justifikues për rastet e detyrimeve tatimore. Pjesa tjetër e dokumenteve të nevojshëm, sigurohen nga specialistët e Zyrave përkatëse të Punësimit. Aplikimet për këto programe do të fillojnë në datë 3 Korrik dhe do të vazhdojnë deri në datë 3 Gusht 2018 .

Në bashkëpunim me Qeverinë Zvicerane dhe UNDP është implementuar Programi i Vetëpunësimit, i cili ka për objektiv krijimin e vendeve të reja të punës nëpërmjet promovimit të vetëpunësimit, trajnimit dhe mbështetjes së drejtpërdrejtë financiare, për krijimin e bizneseve të reja etj. Deri më sot ky program ka përfunduar me sukses dy raunde, të cilët kanë rezultuar me regjistrimin e 84 bizneseve të reja, nga të cilat 76 janë plotësisht aktivë.

Në vitet në vazhdim ky program do të jetë pjesë e paketës së programeve të financuara nga buxheti i shtetit me një rëndësi të veçantë për mbështetjen për sipërmarrje të të rinjve nën 30 vjeç nga i gjithë vendi.

Share on facebook
Facebook

PUNËKËRKUES

PUNËKËRKUES

Informacione dhe këshillim. Udhëzime për punësim. Pjesëmarrje në një trajnim. Shërbime të tjera ndërmjetësimi.
LEXO MË SHUMË

PUNËDHËNËS

PUNËDHËNËS

Publikimi i vendeve të lira. Shërbime profesionale rekrutimi. Mbështetje për punësim (programe të nxitjes së punesimit) Kontakte në vazhdim.
LEXO MË SHUMË

TRAJNIME

TRAJNIME

Kërkoni për të përmirësuar aftesitë tuaja profesionale? Merrni pjesë në kurset tona të formimit profesional në dhjetë qendra në të gjithë Shqipërine.
LEXO MË SHUMË