Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive”, nenit 25 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar, Kreu VII, “Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive”, pika 22, po ju përcjellim emrin e kandidatit fitues, të konkursit “specialist buxheti” në Shërbimin e Financës dhe Buxhetit
Komisioni i Brendshëm me vendimin nr.349/4, datë 18.02.2021 përzgjodhi kandidatin fitues:
Znj. Stela Janku më 78 pikë.
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreut IV – “Pranimi në shërbimin civil”, Neni 22 pika 5 dhe nenit 23, pika 1 si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreut III “ Komiteti i Përhershëm i Pranimit për nivel ekzekutiv” pika 3 dhe Kreut IV “ Konkurimi”, pika 12, 14 dhe pika 22, në përfundimin e procedurës të testimit me shkrim, vlerësimit të CV, intervistës të strukturuar me gojë dhe periudhës ankimore, për konkursin “specialist jurist”, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve, Komiteti i Përhershëm i Pranimit shpalli kandidatin fitues si më poshtë:
- Elda Balliu me 81 pikë