Mbështetur në nenin 4, pika 3, germa “c” të ligjit nr. 8102, datë 28.03.1996 “Për kuadrin rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe largimit e përpunimit të ndotura”, i ndryshuar, Ekipi Përzgjedhës shpall konkurrim për vendin vakant të:
- 1 Anëtari të Komisionit Kombëtar të Entit Rregullator të Ujit, profesionist sipas përcaktimeve në përputhje me germën ’’b’’të pikës 3 të nenit 4 të Ligjit Nr. 8102 si dhe mandat me kohëzgjatje në përputhje me nenin 4 pika 3/d e po këtij ligji“
- Kandidati për Anëtar i Komisionit Kombëtar të Entit Rregullator të Ujit, në përputhje me germën ‘’b’‘të pikës 3 të nenit 4 të ligjit 8102, duhet të jetë profesionist i kualifikuar me diploma universitare dhe të paktën 10 vjet përvojë në ekonomi, biznes, sistem bankar, kontabilitet, drejtësi, administratë publike apo disiplina të tjera të
Personat e interesuar të paraqesin kërkesën e tyre, të shoqëruar me dokumentet e mëposhtme:
- Deklaratë që kandidati garanton plotësimin e kërkesave të Ligjit Nr. 8102, datë 28.03.1996 si dhe legjislacionit në fuqi, për Anëtar i Komisionit të sipërpërmendur.
- Curriculum Vitae.
- Kopje të diplomës dhe listës së notave të noterizuara.
- Dokumente zyrtare që vërtetojnë njohjen e gjuhëve të huaja.
- Certifikata të kualifikimeve të ndryshme.
- Librezë pune (fotokopje të noterizuar)
- Certifikatën e Gjendjes Gjyqësore ose Formularin e vet deklarimit të gjendjes gjyqësore dhe kopje të kartës së identitetit.
- Formularin e vet deklarimit për zbatimin e Ligjit Nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
Dokumentet do të dorëzohen për Ekipin Përzgjedhës brenda datës 12.04.2021, në adresën:
Enti Rregullator i Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura, (ERRU) Rr. “Viktor Eftimiu”, ish godina e KESH, nr. 1, kati i katërt, Tiranë.