Bashkia Tiranë Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve Vende të lira pune

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Çerdheve dhe Kopshteve, Bashkia Tiranë, në zbatim të organigramës miratuar me Urdhrin Nr. 25311/2, datë 29.06.2018. “Për Miratimin e Nivelit të Pagave të Punonjësve të Qëndrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, Institucion në Varësi të Bashkisë së Tiranës”, sipas kategorizimit të pagave, në strukturën bashkëlidhur këtij urdhëri, Vendimit Nr. 19521/1, datë 16.05.2019, “Për miratimin e Rregullores për Organizimin, Funksionimin, Detyrat dhe Përgjegjësitë e administratës së Qendrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë, si dhe Urdhrit Nr. 3331/1, datë 26.01.2021 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Drejtorisë së Përgjithshme të Çerdheve dhe Kopshteve, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë ”, VKB nr. 159, datë 26.12.2019 “Për emërtimin dhe miratimin e stemave të drejtorive të përgjithshme të punëtorëve të qytetit dhe Qendrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, institucione në varësi të Bashkisë Tiranë”, shpallen 5 (pesë) vende të lira pune për Edukatore në çerdhe, (Kategoria/ Klasa IV-b, Grupi 1/2/3/4) .

Dokumentacioni i kërkuar në dosjen personale, në momentin që aplikanti shpallet fitues:

  1. CV
  2. Vërtetim banimi
  3. Çertifikatë personale dhe familjare
  4. Dëftesë/ Diplomë + listë notash (kopje të noterizuara)
  5. Çertifikata,kualifikime etj (nëse dispononi)
  6. Librezë pune origjinale
  7. Raport mjeko – ligjor
  8. Dëshmi penaliteti (deri në momentin e paisjes me dëshmi penaliteti, fotokopje të kuponit të aplikimit në postë)
  9. 2 fotografi

Disa nga detyrat që duhet të kryejë një edukatore në çerdhe janë:

  • Punon nën drejtimin e Përgjegjëses së çerdhes dhe udhëzimeve të mjekut, psikologut dhe punonjësit social.
  • Ndjek gjendjen shëndetësore të fëmijës, kontrollon procesin e ushqyerjes duke respektuar etikën e të ngrënit, në përfundim të turnit përpilon raportin mbi gjendjen e fëmijëve që ka patur në grup dhe ia dorëzon edukatores që merr turnin.
  • Kujdeset çdo ditë për higjenën e mjedisit të grupit dhe një herë në javë merr pjesë në pastrimin e përgjithshëm të çerdhes.
  • Njeh dhe zbaton programin e edukimit sipas formatit të përcaktuar.
  • Inkurajon fëmijët me nevoja të veçanta dhe krijon kushte sa më të përshtatshme për zhvillimin e programit të edukimit për fëmijët e grupmoshës 0–3 vjeç.
  • Dokumenton zhvillimin e fëmijëve dhe komunikon me prindërit për ecurinë e fëmijës.
  • Zbaton Konventën e të Drejtave të Fëmijëve.

Për sa më sipër sqarojmë se:

Për pozicionin e punës si Edukatore në çerdhe, duhen plotësuar kriteret e mëposhtme:

-Të ketë mbaruar arsimin e lartë Infermieri, Mësuesi (Parashkollor, CIU), Shkenca Sociale (Psikologji, Punë Sociale).

-Të ketë eksperiencë pune në lidhje me fëmijërinë e hershme ( grupmosha 0-3 vjeç).

Afati për dërgimin e CV- ve është deri më datë 16.06.2021.

Aplikimi behet duke dërguar CV-në dhe kërkesën për punësim në pozicionin e dëshiruar tek e-mail: femijet@tirana.al

Share on facebook
Facebook

PUNËKËRKUES

PUNËKËRKUES

Informacione dhe këshillim. Udhëzime për punësim. Pjesëmarrje në një trajnim. Shërbime të tjera ndërmjetësimi.
LEXO MË SHUMË

PUNËDHËNËS

PUNËDHËNËS

Publikimi i vendeve të lira. Shërbime profesionale rekrutimi. Mbështetje për punësim (programe të nxitjes së punesimit) Kontakte në vazhdim.
LEXO MË SHUMË

TRAJNIME

TRAJNIME

Kërkoni për të përmirësuar aftesitë tuaja profesionale? Merrni pjesë në kurset tona të formimit profesional në dhjetë qendra në të gjithë Shqipërine.
LEXO MË SHUMË