Bashkia Tiranë Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve Vend i lirë pune

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Çerdheve dhe Kopshteve, Bashkia Tiranë, në zbatim të organigramës miratuar me Urdhrin Nr. 25311/2, datë 29.06.2018. “Për Miratimin e Nivelit të Pagave të Punonjësve të Qëndrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, Institucion në Varësi të Bashkisë së Tiranës”, sipas kategorizimit të pagave, në strukturën bashkëlidhur këtij urdhëri, Vendimit Nr. 19521/1, datë 16.05.2019, “Për miratimin e Rregullores për Organizimin, Funksionimin, Detyrat dhe Përgjegjësitë e administratës së Qendrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë, Urdhrit Nr. 3331/1, datë 26.01.2021 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Drejtorisë së Përgjithshme të Çerdheve dhe Kopshteve, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë ”, VKB nr. 159, datë 26.12.2019 “Për emërtimin dhe miratimin e stemave të drejtorive të përgjithshme të punëtorëve të qytetit dhe Qendrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, institucione në varësi të Bashkisë Tiranë”, shpallen 3 (tre) vende të lira pune për Ndihmës Kuzhiniere në Çerdhe (Kategoria/ Klasa III),  dhe 1 (një) vend i lirë pune për Sanitare. (Kategoria/ Klasa I)

Dokumentacioni i kërkuar në dosjen personale, në momentin që aplikanti shpallet fitues:

  1. CV
  2. Vërtetim banimi
  3. Çertifikatë personale dhe familjare
  4. Dëftesë/ Diplomë + listë notash (kopje të noterizuara)
  5. Çertifikata,kualifikime etj (nëse dispononi)
  6. Librezë pune origjinale
  7. Raport mjeko – ligjor
  8. Dëshmi penaliteti (deri në momentin e paisjes me dëshmi penaliteti, fotokopje të kuponit të aplikimit në postë)
  9. 2 fotografi

Disa nga detyrat që duhet të kryejë ndihmës kuzhinierja janë:

  1. Është përgjegjëse për rregullin dhe higjenën në kuzhinë.
  2. Kryen procesin e larjes së enëve dhe mjeteve të tjera të kuzhinës.
  3. Parapërgatit të gjithë artikujt ushqimorë për gatim.
  4. Ndihmon kuzhinieren në procesin e gatimit.

Për sa më sipër sqarojmë se:

Për pozicionin e punës si Ndihmës kuzhiniere në Çerdhe, duhen plotësuar kriteret e mëposhtme:

Të ketë arsimin e mesëm dhe kualifikime në fushën e kulinarisë.

Disa nga detyrat që duhet të kryejë një sanitare në çerdhe janë:

  1. Ruan standartet e pastërtisë në mjediset e brendshme dhe të jashtme të çerdhes.
  2. Zbaton detyrat dhe udhëzimet që i jep Përgjegjësja e Çerdhes dhe edukatorja.
  3. Pastron dhomat e fëmijëve dhe gjithë ambientet e tjera, anekset dhe oborrin përreth çerdhes.
  4. Kujdeset për larjen e materialeve të buta.
  5. Kujdeset për ngrohjen e mjediseve të ndenjes së fëmijëve.
  6. Kujdeset për pastrimin dhe gjelbërimin e mjediseve të jashtme të çerdhes.
  7. Njeh dhe zbaton rregulloren e brendshme të institucionit.

Për sa më sipër sqarojmë se:

Për pozicionin e punës si Sanitare në çerdhe, duhen plotësuar kriteret e mëposhtme:

-Të ketë mbaruar arsimin e mesëm.

Afati për dërgimin e CV- ve është deri më datë 17.06.2021.

Aplikimi behet duke dërguar CV-në dhe kërkesën për punësim në pozicionin e dëshiruar tek e-mail: femijet@tirana.al

 

Share on facebook
Facebook

PUNËKËRKUES

PUNËKËRKUES

Informacione dhe këshillim. Udhëzime për punësim. Pjesëmarrje në një trajnim. Shërbime të tjera ndërmjetësimi.
LEXO MË SHUMË

PUNËDHËNËS

PUNËDHËNËS

Publikimi i vendeve të lira. Shërbime profesionale rekrutimi. Mbështetje për punësim (programe të nxitjes së punesimit) Kontakte në vazhdim.
LEXO MË SHUMË

TRAJNIME

TRAJNIME

Kërkoni për të përmirësuar aftesitë tuaja profesionale? Merrni pjesë në kurset tona të formimit profesional në dhjetë qendra në të gjithë Shqipërine.
LEXO MË SHUMË