Bashkia Kurbin Vende te lira pune

Në zbatim të Ligjit Nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, Kreu IV, neni 22 “Pranimi ne Shërbimin Civil”; Vendimit të Keshillit të Ministrave Nr.243 datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” Kreu II, Bashkia Kurbin njofton se në administratën e saj ka 1 (një) vend të lirë pune në kategorinë ekzekutive në grupin e pozicionit të administrimit të posacëm, në pozicionin e mëposhtëm:

       “Specialist Kontabiliteti”, tek Drejtoria e Financës

Shpallja është e hapur për të gjithë nëpunësit civilë të kategorisë së nivelit ekzekutiv në të gjitha institucionet, pjesë e shërbimit civil.

 

A-Lëvizja paralele :

Kushtet minimale që duhet të plotësojnë kandidatët për lëvizjen paralele janë:

1. Të jetë nëpunës civil i konfirmuar brenda të njëjtës kategori për të cilën aplikon.

2. Të mos ketë masë disiplinore në fuqi.

3. Të ketë të paktën një vlerësim pozitiv.

Kërkesa të veçanta për këtë vend pune janë :

1.Arsim të lartë te nivelit  bachelor DNP/DND/Master, Bachelor: “Financë” “Kontabilitet”

2. Të ketë përvojë pune më shumë se 1 vit në administratën publike; (avantazh)

 3.Zotërimi një gjuhe të huaj BE, (përbëjnë avantazh);

 4.Përbën avantazh kryerja e kualifikimeve të ndryshme ,brenda fushës;

 5.Të njohë e përdorë shumë mirë programet bazë në kompjuter;

  6.Të zotërojë aftësi të mira drejtuese, menaxhuese, raportuese, komunikimi me gojë/shkrim,  inisiative, i hapur ndaj çdo sfide me aftësi përshtatjeje ndaj ndryshimeve për transferimin e personelit, si dhe  aftësi për të punuar në grup;

 7.Paga e pozicionit, kategoria  :IV-

Përshkrimi i përgjithshëm i punës (detyrat kryesore) për këtë pozicion janë:

Per Pozicionin Specialist i Kontabilitetit, Drejtoria e Financës:

a)      Evidenton në çdo kohë gjendjen kontabël në sasi e vlerë për të gjithe asestet në magazine.

b)      Përpilon fletët e inventarit të aktiviteteve të qëndrueshme sipas zyrave në bashki,institucionete arsimit,kulturës,sportit,çerdhe,kopshte,gjendjes civile,ndriçimit rrugor etj.

c)      Rakordon gjendjen kontabël të aktiviteteve të qëndrueshme dhe inventarit të imët me inspektorene kontabilitetit analitik të aseteve industrial.

d)     Ndjek dhe kontrollon të gjitha lëvizjet e aktiviteteve të qëndrueshme në bashkëpunim me inspektorin e administrimit.

e)      Organizon punën për vlerësimin dhe evidentimin konform dispozitave ligjore të aseteve,pronë e Bashkisë.

f)       Kryen azhurnim periodik të dokumentacionit kadastral në regjistrat përkatës.

III– Dorëzimi i dokumenteve : Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi në një zarf të mbyllur, në zyrën e Protokoll-Arkivit :

– Letër motivimi për aplikim në vendin vakant.

– Një kopje të jetëshkrimit( CV);

– Një numër kontakti dhe adresën e plotë të vendbanimit;

– Fotokopje e diplomës( e noterizuar), nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj duhet ta ketë të njesuar pranë Ministrisë së Arsimit;

– Fotokopje e diplomës me listën e notave (të noterizuar), nëse ka një diplomë dhe listë notash të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar;

– Vërtetim të gjendjes gjyqësore ;

– Fotokopje të një vlerësimi vjetor;

– Aktin e emërimit si nëpunës civil;

– Fotokopje të librezës së punës;

– Çertifikata ose dëshmi të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme;

– Fotokopje të kartës së identitetit.

Ky dokumentacion duhet të dorëzohet nga kandidati deri në datën 28.10.2021.

·                   IVRezultatet për verifikimin paraprak të kushteve minimale të procedures së lëvizjes paralele dhe të përmbushjes së kritereve specifike të vendit të punës do të dalin në date 02.11.2021nëpërmjet shpalljes së listës emërore të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Institucionit të dhe në stendën e informimit të publikut. Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve pune nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 3 ditëve pune nga data e depozitimit të saj. Konkurrimi-Intervista me gojë do të zhvillohet në ambientet e Bashkisë  (salla e mbledhjeve) në datën 12.11.2021 ora 10.00.

  • V/-Në intervistë kandidatët do të vlerësohen për njohuritë e tyre në këto fusha:

– Njohuritë për Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë;

– Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”(I azhornuar);

– Ligjin nr.9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike;

– Kodin e Proçedurave Administrative;

– Ligjin nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”;

– Ligjin nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”

– Ligjin 9367,date 07.04.2005”Për parandalimin e konfliktit të interesit( I ndryshuar);

– Rregulloren e Brendshme të Bashkisë .

·         V/2-Mënyra e vlerësimit të kandidatëve:

Kandidatët do të vlerësohen nga Komisioni i Brendshëm ,ngritur pranë Bashkisë Kurbin, nëpërmjet dokumentacionit të dorëzuar dhe intervistës së strukturuar me gojë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidateve është 100 pikë, të cilat ndahen përkatësisht:

40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar i ndarë: 10 pikë për vlerësimin e jetëshkrimit (cv), 10 pikë për eksperiencën, 5 pikë për trajnimet, 10 pikë për kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse (organizimi dhe zhvillimi i zgjedhjeve), 5 pikë për vlerësimet pozitive.;

60 pikë për intervistën e strukturuar me gojë;

Komisioni, në përfundim të vlerësimit, përzgjedh kandidatin, i cili renditet i pari me pikët maksimale, për t’u emëruar në pozicionin  ku ka konkurruar si :“Specialist i  Burimeve Njerëzore” në administratën e Bashkisë Kurbin.

Në rast se dalin fitues më shumë se një kandidat, me pikë të barabarta, zbatohen parashikimet e pikës 23 Kreu II të Vendimit të Këshillit të Minstrave nr.242, Datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”.

·         V/3-Lista e fituesve do të shpallet në datën 16.11.2021. Njoftimi do të bëhet: në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Institucionit  dhe në stendën e informimit të publikut, në datën 16.11.2021.

 

           

B- Procedura e Pranim ne Sherbimin Civil :

a.Nëse Komisioni i Brendshëm përfundon procedurën e lëvizjes paralele  pa asnjë të përzgjedhur, rinis procedura nëpërmjet procedurës së Pranimit ne Sherbimin Civil . Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë edhe jashte sherbimit civil.

b.Dokumentet dorëzohen, në zyrën e Protokoll-Arkivit 28.10.2021 te Bashkise Kurbin .

c.Ne datën 02.11.2021, do te shpallet lista e verifikimit paraprak  të kandidatëve  që do të vazhdojnë konkurrimin, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, faqen zyrtare të Institucionit dhe në stendën e informimit për publikun. Këta do të jenë ata që plotësojnë të gjitha kërkesat e përgjithshme e të veçanta , të kërkuara më sipër.

d. Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse ,brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

 e. Konkurrimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me  gojë , me date 12.11 2021 Ora 1000 ,Salla  e Mbledhjeve në Bashki.

f. Faza e vlerësimit me procedurë e pranimit në Shërbimin Civil, me totalin e pikëve prej 100 pikë, është e strukturuar si vijon :

            a)20 pikë për dokumentacionin;

            b)40 pikë për vlerësimin me shkrim;

            c)40 pikë për intervistën e strukturuar me gojë.

g.Data e daljes së rezultateve të konkurrimit me procedurën  e Pranimit ne sherbimin civil:

a)      Lista e fituesve me mbi 70 pike( mbi 70% te pikëve) ,do te shpallet me date 16.11.2021.

b)       Njoftimi do te bëhet : në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Institucionit dhe në stendën e informimit të publikut, në datën 16.11.2021.

Në zbatim të Ligjit Nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, Kreu IV, neni 22 “Pranimi ne Shërbimin Civil”; Vendimit të Keshillit të Ministrave Nr.243 datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” Kreu II, Bashkia Kurbin njofton se në administratën e saj ka 1 (një) vend të lirë pune në kategorinë ekzekutive në grupin e pozicionit të administrimit të posacëm, në pozicionin e mëposhtëm:

Ø  “Specialist për Burimet Njerëzore”, tek Drejtoria e Burimeve Njerëzore

Shpallja është e hapur për të gjithë nëpunësit civilë të kategorisë së nivelit ekzekutiv në të gjitha institucionet, pjesë e shërbimit civil.

 

A-Lëvizja paralele :

Kushtet minimale që duhet të plotësojnë kandidatët për lëvizjen paralele janë:

1. Të jetë nëpunës civil i konfirmuar brenda të njëjtës kategori për të cilën aplikon.

2. Të mos ketë masë disiplinore në fuqi.

3. Të ketë të paktën një vlerësim pozitiv.

Kërkesa të veçanta për këtë vend pune janë :

1.Arsim të lartë te nivelit  bachelor DNP/DND/Master, Bachelor: “Drejtësi”, “Punës Sociale”

2. Të ketë përvojë pune më shumë se 1 vit në administratën publike; (avantazh)

 3.Zotërimi një gjuhe të huaj BE, (përbëjnë avantazh);

 4.Përbën avantazh kryerja e kualifikimeve të ndryshme ,brenda fushës;

 5.Të njohë e përdorë shumë mirë programet bazë në kompjuter;

  6.Të zotërojë aftësi të mira drejtuese, menaxhuese, raportuese, komunikimi me gojë/shkrim,  inisiative, i hapur ndaj çdo sfide me aftësi përshtatjeje ndaj ndryshimeve për transferimin e personelit, si dhe  aftësi për të punuar në grup;

 7.Paga e pozicionit, kategoria  :IV-a.

 

 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës (detyrat kryesore) për këtë pozicion janë:

Per Pozicionin Specialist për Burimet Njerëzore:

  1. Specialisti i Sektorit të Burimeve Njerëzore pergatit dhe administron dosjet dhe rregjistrin  e personelit në përputhje me Ligjin 152/2013.
  2. Bën të mundur ndjekjen e proçedurave të nevojshme për hartimin e planeve vjetore/mujore të trajnimeve të nëpunësëve civilë, realizimin e trajnimit të tyre sipas pozicioneve konkrete të punës me qëllim arritjen e standarteve në përputhje me kërkesat konkrete të sektorëve të administratës.
  3. Pergatit planin e pranimeve të reja në administratë dhe bën të mundur pranimin e nëpunësve  në shërbimin civil në përputhje me ligjin 152/2013 dhe VKM Nr.143 date 12.03.2014.
  4.  Bën të mundur ndjekjen e proçedurave të duhura për implementimin e standarteve  të përshkrimit të punëve për pozicionet e shërbimit civil si dhe vlerësimin e performancës me qëllim që përshkrimet dhe vlerësimet për çdo pozicion pune të realizohen në përputhje me standartet e miratuara në VKM Nr.143 datë 12.03.2014.
  5. Siguron zbatimin me korrektësi të disiplinës në punës dhe bën të mundur ndjekjen e proçedurave ligjore për zbatimin e masave disiplinore për nëpunësit e Administratës qe bëjnë shkelje disiplinore, me qëllim përmirësimin e performancës së punës nga nëpunësit e institucionit.

III– Dorëzimi i dokumenteve : Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi në një zarf të mbyllur, në zyrën e Protokoll-Arkivit :

– Letër motivimi për aplikim në vendin vakant.

– Një kopje të jetëshkrimit( CV);

– Një numër kontakti dhe adresën e plotë të vendbanimit;

– Fotokopje e diplomës( e noterizuar), nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj duhet ta ketë të njesuar pranë Ministrisë së Arsimit;

– Fotokopje e diplomës me listën e notave (të noterizuar), nëse ka një diplomë dhe listë notash të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar;

– Vërtetim të gjendjes gjyqësore ;

– Fotokopje të një vlerësimi vjetor;

– Aktin e emërimit si nëpunës civil;

– Fotokopje të librezës së punës;

– Çertifikata ose dëshmi të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme;

– Fotokopje të kartës së identitetit.

Ky dokumentacion duhet të dorëzohet nga kandidati deri në datën 28.10.2021.

·                   IVRezultatet për verifikimin paraprak të kushteve minimale të procedures së lëvizjes paralele dhe të përmbushjes së kritereve specifike të vendit të punës do të dalin në date 02.11.2021nëpërmjet shpalljes së listës emërore të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Institucionit të dhe në stendën e informimit të publikut. Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve pune nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 3 ditëve pune nga data e depozitimit të saj. Konkurrimi-Intervista me gojë do të zhvillohet në ambientet e Bashkisë  (salla e mbledhjeve) në datën 12.11.2021 ora 10.00.

  • V/-Në intervistë kandidatët do të vlerësohen për njohuritë e tyre në këto fusha:

– Njohuritë për Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë;

– Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”(I azhornuar);

– Ligjin nr.9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike;

– Kodin e Proçedurave Administrative;

– Ligjin nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”;

– Ligjin nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”

– Ligjin 9367,date 07.04.2005”Për parandalimin e konfliktit të interesit( I ndryshuar);

– Rregulloren e Brendshme të Bashkisë .

·         V/2-Mënyra e vlerësimit të kandidatëve:

Kandidatët do të vlerësohen nga Komisioni i Brendshëm ,ngritur pranë Bashkisë Kurbin, nëpërmjet dokumentacionit të dorëzuar dhe intervistës së strukturuar me gojë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidateve është 100 pikë, të cilat ndahen përkatësisht:

40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar i ndarë: 10 pikë për vlerësimin e jetëshkrimit (cv), 10 pikë për eksperiencën, 5 pikë për trajnimet, 10 pikë për kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse (organizimi dhe zhvillimi i zgjedhjeve), 5 pikë për vlerësimet pozitive.;

60 pikë për intervistën e strukturuar me gojë;

Komisioni, në përfundim të vlerësimit, përzgjedh kandidatin, i cili renditet i pari me pikët maksimale, për t’u emëruar në pozicionin  ku ka konkurruar si :“Specialist i  Burimeve Njerëzore” në administratën e Bashkisë Kurbin.

Në rast se dalin fitues më shumë se një kandidat, me pikë të barabarta, zbatohen parashikimet e pikës 23 Kreu II të Vendimit të Këshillit të Minstrave nr.242, Datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”.

·         V/3-Lista e fituesve do të shpallet në datën 16.11.2021. Njoftimi do të bëhet: në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Institucionit  dhe në stendën e informimit të publikut, në datën16.11.2021.

 

           

B- Procedura e Pranim ne Sherbimin Civil :

a.Nëse Komisioni i Brendshëm përfundon procedurën e lëvizjes paralele  pa asnjë të përzgjedhur, rinis procedura nëpërmjet procedurës së Pranimit ne Sherbimin Civil . Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë edhe jashte sherbimit civil.

b.Dokumentet dorëzohen, në zyrën e Protokoll-Arkivit 28.10.2021 te Bashkise Kurbin .

c.Ne datën 02.11.2021, do te shpallet lista e verifikimit paraprak  të kandidatëve  që do të vazhdojnë konkurrimin, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, faqen zyrtare të Institucionit dhe në stendën e informimit për publikun. Këta do të jenë ata që plotësojnë të gjitha kërkesat e përgjithshme e të veçanta , të kërkuara më sipër.

d. Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse ,brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

 e. Konkurrimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me  gojë , me date 12.11 2021 Ora 1000 ,Salla  e Mbledhjeve në Bashki.

f. Faza e vlerësimit me procedurë e pranimit në Shërbimin Civil, me totalin e pikëve prej 100 pikë, është e strukturuar si vijon :

            a)20 pikë për dokumentacionin;

            b)40 pikë për vlerësimin me shkrim;

            c)40 pikë për intervistën e strukturuar me gojë.

g.Data e daljes së rezultateve të konkurrimit me procedurën  e Pranimit ne sherbimin civil:

a)      Lista e fituesve me mbi 70 pike( mbi 70% te pikëve) ,do te shpallet me date 16.11.2021.

b)       Njoftimi do te bëhet : në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Institucionit dhe në stendën e informimit të publikut, në datën 16.11.2021.

 

 Për sqarime të mëtejshme mund të kontaktoni në adresën: Bashkia Kurbin email bashkiakurbin@gmail.com

Share on facebook
Facebook

PUNËKËRKUES

PUNËKËRKUES

Informacione dhe këshillim. Udhëzime për punësim. Pjesëmarrje në një trajnim. Shërbime të tjera ndërmjetësimi.
LEXO MË SHUMË

PUNËDHËNËS

PUNËDHËNËS

Publikimi i vendeve të lira. Shërbime profesionale rekrutimi. Mbështetje për punësim (programe të nxitjes së punesimit) Kontakte në vazhdim.
LEXO MË SHUMË

TRAJNIME

TRAJNIME

Kërkoni për të përmirësuar aftesitë tuaja profesionale? Merrni pjesë në kurset tona të formimit profesional në dhjetë qendra në të gjithë Shqipërine.
LEXO MË SHUMË