MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

                     AGJENCIA PËR ZHVILLIM BUJQËSOR DHE RURAL

 

NJOFTIM PUNËSIMI

 

Në zbatim të Urdhërit nr. 20 datë 19.01.2018, të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, “ Për krijimin e sporteleve unike të shërbimeve për fermerët –“Agropika”, AZHBR shpall njoftimin e punësimit për:

SPECIALIST INFO-APLIKIM

PËR AGROPIKAT:

 KORÇË – VLORË – LUSHNJE – FIER

 

Detyrat kryesore të Specialistit Info-Aplikim janë:

·         Të japë informacion dhe të promovojë programet e skemave mbështetëse kombëtare për bujqësinë dhe zhvillimin rural.
·         Të japë informacion dhe të promovojë programet e skemave mbështetëse për bujqësinë dhe zhvillimin rural të financuar nga Bashkimi Evropian (IPARD II), si dhe donatorë të tjerë.
·         Të japë informacion mbi Fondet e Garancisë dhe lehtësirat financiare që ofrojnë tregjet bankare dhe financiare për fermerët.
·         Të japë informacion mbi politikat e zhvillimit të sektorit bujqësor dhe blegtoral.
·         Të japë informacion mbi tregjet bujqësore dhe blegtorale.

·         Të kryejë regjistrimin e të dhënave të fermës bujqësore dhe blegtorale sipas sistemeve të vëna në funksion.

·         Të bëjë pranimin e aplikimeve për mbështetjen financiare nga fondet e skemave kombëtare.

·         Të bashkëpunojë me zyrat shtetërore, bashkitë, bankat, donatorët apo grupet e fermerëve/ shoqatave për ofrimin e shërbimeve.

·         Të raportojë pranë AZHBR qendër në mënyrë periodike.

·         Të raportojë problematikat apo idetë dhe kërkesat e fermerëve.

 

  Kandidatët e interesuar duhet të përmbushin këto kritere:

  1. Të kenë mbaruar arsimin e lartë universitar, niveli Bachelor.

(Diplomat e marra jashtë vendit duhet të jenë të njohura paraprakisht nga institucioni përgjegjës për  njehësimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi).

  1. Të kenë aftësi shumë të mira komunikuese.
  2. Të kenë njohuri bazë në përdorimin e kompjuterit
  3. Të kenë njohuri bazë mbi zhvillimin bujqësor dhe rural në Shqipëri dhe mbi politikën e përbashkët për bujqësinë me BE-në.
  4. Të kenë përvojë pune ose internshipi.

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë brenda datës 2 Nentor  2018 në Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, kërkesën për punësim, një kopje të CV të përditësuar, një kopje të ID.

 

 

AGJENCIA PËR ZHVILLIM BUJQËSOR DHE RURAL