Është fakt që hapja e një biznesi të ri është një sipërmarrje e vështirë, aq më tepër kur duhet të kesh një staf të aftë për të dhënë rezultate sa më të mira e për një vijueshmëri të qëndrueshme të aktivitetit.

Kompania “Abibest” ia besoi përzgjedhjen e stafit Zyrës së Punës Tiranë, e cila përzgjodhi Andonia Pershtani për ta rekomanduar duke bërë të mundur dhe punësimin e saj bazuar në kriteret e kërkuara nga biznesi.

Ajo u punësua si asistente ndaj klientit me kohë të plotë dhe me pagë mjaft të kënaqshme.

Punë të mbarë Andonia!