AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE

                                        

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE NGRITJE NË DETYRË NË KATEGORINË E ULËT DREJTUESE

 Lloji i diplomës “Shkenca Shoqërore/Juridike/Inxhinieri Elektronike”

niveli minimal i diplomës “Master Shkencor”

Përgjegjës, në Sektorin e Inspektimeve, Drejtoria e Mbikëqyrjes

Në zbatim të nenit 26 të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Autoriteti i Mediave Audiovizive shpall procedurat për plotësimin e vendit të lire të kategorisë së ulët drejtuese:

  • 1 (një) Përgjegjës në Sektorin e Inspektimeve, Drejtoria e Mbikqyrjes – Kategoria III-a

Pozicioni më sipër, u ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ky pozicion është vakat, ai është i vlefshëm për nëpunësit civilë nga kategoria paraardhëse për konkurrimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.

Për çdo procedurë aplikohet në të njëjtën kohë!

DATA E DORËZIMIT TË DOKUMENTAVE PËR LEVIZJE PARALELE: 18.02.2019

DATA E DORËZIMIT TË DOKUMENTAVE PËR NGRITJE NË DETYRË:22.02.2019

Përshkrimi i punës:

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Mbikqyr zbatimin e ligjit nga OSHMA-të dhe zbaton procedurat për marrjen e masave ndaj subjekteve kundërvajtës.
  • Trajton dhe kryen verifikime fizike për ankesa të OSHMA-ve dhe subjekteve të tjera në lidhje me transmetimet e paligjshme, shkeljen e të drejtave të transmetimit (piraterinë), me respektimin e të drejtave të autorit.
  • Inspekton dhe shqyrton në mënyrë periodike transmetimin e përmbajtjeve programore për tu siguruar se subjekti audio ose audioviziv realizon shërbimin në përputhje me kushtet e licencës dhe / ose autorizimit që ka marrë nga AMA.
  • Ndjek dhe koordinon detyrat e sektorit.

 

I.Lëvizja paralele

 

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.

 

I.1- Kushtet për lëvizjen paralele dhe kriteret e veçanta:

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:

 

– Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (kategoria III-a);

– Të mos ketë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me një dokument nga institucioni);

– Të ketë të paktën një vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;

– Të plotësojë kushtet dhe kërkesat e posaçme, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

 

– Të zotërojnë diplomë të nivelit Master Shkencor në “Shkenca Shoqërore/Juridike/Inxhinieri Elektronike”. Edhe diploma e nivelit Bachelor të jetë e të njëjtës fushë.

– Të ketë të paktën 1 vit eksperiencë pune në nivel të ulët drejtues.

-Të ketë aftësi për të ofruar drejtim profesional, për të planifikuar, koordinuar, kontrolluar, dhe

vlerësuar veprimtarinë dhe përdorimin e burimeve në dispozicion.

– Aftësi shumë të mira komunikimi prezantimi dhe analitike.

 

 

I.2- Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë njësisë së burimeve njerëzore të institucionit dokumentet si më poshtë:

 

  1. a) Jetëshkrim
  2. b) fotokopje të diplomës;
  3. c) fotokopje të librezës së punës; (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

ç) çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

  1. d) fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  2. e) Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  3. f) Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
  4. g) Vlerësimin e fundit nga eprorit direkt;
  5. gj) Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;

 

Dokumentet duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës  18.02.2019.

 

I.3- Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak:

 

Mbas datës 19.02.2019, njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen e internetit, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.

 

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit nëpërmjet adresave të e-mail, për shkaqet e mos kualifikimit.

 

I.4- Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista:

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

– Njohuri në lidhje me ligjin 97/2013 “Për Mediat Audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;

– Njohuri në lidhje me ligjin 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar;

– Njohuri në lidhje me Kodin e Procedurave Administrative, i ndryshuar;

– Njohuri në lidhje me ligjin nr. 35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”.

 

I.5- Mënyra e vlerësimit të kandidatëve:

 

Kandidatët do të vlerësohen për dokumentacionin, përkatësisht për eksperiencat (20 pike), trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën (10 pike), si dhe vlerësimet pozitive (10 pike). Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

 

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

 

– Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;

– Eksperiencën e tyre të mëparshme;

– Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 

Totali i pikëve në përfundim të intervistës së strukturuar me gojë është 60 pikë.

 

I.6- Data e daljes së rezultateve të konkurrimit dhe mënyra e komunikimit:

 

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Autoriteti Mediave Audiovizive do të shpallë fituesin në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të AMA-s. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike për datën e saktë të shpalljes së fituesit.

 

II- Ngritja në detyrë

 

Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurrimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.

 

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë vetëm nëpunësit civilë të një kategorie paraardhëse (vetëm një kategori më e ulët), të punësuar në të njëjtin apo në një institucion tjetër të shërbimit civil, që plotësojnë kushtet për ngritjen në detyrë dhe kërkesat e veçanta për vendin e lirë.

 

II.1-Kërkesat e përgjithshme

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e ngritjes në detyrë janë:

 

– Të jetë nëpunës civil i konfirmuar;

– Të mos ketë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me një dokument nga institucioni);

– Të ketë të paktën një vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;

– Të plotësojë kushtet dhe kërkesat e posaçme, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.

Niveli i diplomës duhet të jetë “Master Shkencor”. Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

– Të zotërojnë diplomë të nivelit Master Shkencor në “Shkenca Shoqërore/Juridike/Inxhinieri Elektronike”. Edhe diploma e nivelit Bachelor të jetë e të njëjtës fushë.

–  Të kenë mbi 1 vit përvojë pune në pozicione të kategorisë së pagës III-b, IV-a në fushën përkatëse;

– Të ketë aftësi për të ofruar drejtim profesional, për të planifikuar, koordinuar, kontrolluar, dhe vlerësuar veprimtarinë dhe përdorimin e burimeve në dispozicion.

– Aftësi shumë të mira komunikimi prezantimi dhe analitike.

 

II.2- Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë njësisë së burimeve njerëzore të Autoritetit të Mediave Audiovizive si më poshtë:

 

  1. a) Jetëshkrim
  2. b) Fotokopje të diplomës;
  3. c) Fotokopje të librezës së punës; (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

ç) Cdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

  1. d) Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  2. e) Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  3. f) Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
  4. g) Vlerësimin e fundit nga eprorit direkt;
  5. gj) Vërtetim nga institucioni qe nuk ka mase disiplinore ne fuqi;

 

II.3- Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak:

Në datën 25.02.2019, njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen e internetit, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e pranimit nga jashtë shërbimit civil dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet konkursi.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit në shërbimin civil dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit nëpërmjet adresave të e-mail, për shkaqet e mos kualifikimit.

II.4- Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet konkursi:

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

– Njohuri në lidhje me ligjin 97/2013 “Për Mediat Audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;

– Njohuri në lidhje me ligjin 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar;

– Njohuri në lidhje me Kodin e Procedurave Administrative, i ndryshuar;

– Njohuri në lidhje me ligjin nr. 35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”.

 

II.5- Mënyra e vlerësimit të kandidatëve:

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

– Vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë;

– Intervistën e strukturuar me gojë qe konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 25 pikë;

– Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë

 

II.6- Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Njësia e Burimeve Njerëzore do të shpallë fituesin në faqen elektronike të AMA-s dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike, për rezultatet (nëpërmjet adresës së email).

 

Adresa: Autoriteti Mediave Audiovizive, Rruga “Papa Gjon Pali II”, Tiranë.