AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE

                                         

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE/PRANIMIN NË SHËRBIM CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE

Lloji i diplomës “Drejtësi”

niveli minimal i diplomës “Master Shkencor”

Specialist, në Sektorin e Licencave në Drejtorinë Juridike dhe Licencave

Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe Vendimit nr.243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Autoriteti i Mediave Audiovizive shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për grupin e pozicioneve:

  • 1 (një) Specialist, në Sektorin e Licencave, në Drejtorinë Juridike dhe të Licencave – Kategoria III-b

Pozicioni më sipër, u ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ky pozicion është vakat, ai është i vlefshëm për nëpunësit civilë nga jashtë shërbimit civil, të cilët plotësojnë kriteret e posaçme dhe të përgjithshme të listuara në shpallje.

Për çdo procedurë aplikohet në të njëjtën kohë!

DATA E DORËZIMIT TË DOKUMENTAVE PËR LËVIZJE PARALELE: 08.02.2019

DATA E DORËZIMIT TË DOKUMENTAVE PËR PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL: 15.02.2019

Përshkrimi i punës:

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Regjistron dhe shqyrton përputhshërinë e kërkesave të depozituara në AMA për licencë/autorizim ose për zgjerim zone licencimi, ndjek procedurat e mëtejshme ligjore dhe zbatimin e vendimeve të këshillit.
  • Ndjek proceset gjyqësore ku është palë AMA për çështje të lidhura me licencat/autorizimet, përgatit dokumentacionin e nevojshëm ligjor dhe praktikat përkatëse për përfaqësimin dhe mbrojtjen, raporton për çdo çështje të përfaqësuar.
  • Harton vlerësimin e aktivitetit të kryer nga subjektet audio dhe audioviziv deri në përfundim të afatit të licencimit/autorizimit dhe jep mendim për mendimin e rinovimit të licencave/ autorizimeve.
  • Kontribuon për të siguruar zbatimin dhe përmirësimin e legjislacionit në aspekte të veçanta si për transparencën dhe konkurrencën në median elektronike.
  • Përgatit dhe ndjek pjesën administrative të shkresave.

 

 

I-Lëvizja paralele

 

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.

 

I.1- Kushtet për lëvizjen paralele dhe kriteret e veçanta:

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:

 

– Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (kategoria III-b);

– Të mos ketë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me një dokument nga institucioni);

– Të ketë vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;

– Të plotësojë kushtet dhe kërkesat e posaçme, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

 

– Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Drejtësi. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” të jetë në të njëjtën fushë;

– Të ketë mbi një vit eksperiencë pune në nivel ekzekutiv;

– Aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi.

 

I.2- Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë njësisë së burimeve njerëzore të institucionit dokumentet si më poshtë:

 

  1. a) Jetëshkrim
  2. b) fotokopje të diplomës;
  3. c) fotokopje të librezës së punës; (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

ç) çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

  1. d) fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  2. e) Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  3. f) Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
  4. g) Vlerësimin e fundit nga eprorit direkt;
  5. gj) Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;

Dokumentet duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës 08.02.2019.

 

I.3- Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak:

 

Në datën 10.02.2019, njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen e internetit, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.

 

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit nëpërmjet adresave të e-mail, për shkaqet e mos kualifikimit.

 

I.4- Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista:

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

– Njohuri në lidhje me Ligjin 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar;

– Njohuri në lidhje me ligjin 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar;

– Njohuri në lidhje me Kodin e Procedurave Administrative;

-Ligji nr. 9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, i ndryshuar
– Udhëzim nr. 1, datë 21.04.2016 “Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr.3 datë 27.01.2015 “Për procedurën e prokurimit me vlerë të vogël.

 

 

I.5- Mënyra e vlerësimit të kandidatëve:

 

Kandidatët do të vlerësohen për dokumentacionin, përkatësisht për eksperiencat (20 pike), trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën (10 pike), si dhe vlerësimet pozitive (10 pike). Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

 

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

 

– Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;

– Eksperiencën e tyre të mëparshme;

– Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 

Totali i pikëve në përfundim të intervistës së strukturuar me gojë është 60 pikë.

 

I.6- Data e daljes së rezultateve të konkurrimit dhe mënyra e komunikimit:

 

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Autoriteti Mediave Audiovizive do të shpallë fituesin në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të AMA-s. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike për datën e saktë të shpalljes së fituesit.

 

 

II – Për kandidatet që aplikojnë nga jashtë sistemit të shërbimit civil

 

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë kandidatet jashtë sistemit te shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e veçanta dhe të përgjithshme për plotësimin e vendit të lirë.

 

II.1-Kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të ligjit nr. 152/2013:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  • Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit nr. 152/2013, i ndryshuar.

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

 

– Të zotërojnë një diplomë të nivelit “Master shkencor” për Drejtësi. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë.

– Të ketë mbi 1 vit eksperiencë pune në profesion.

 

II.2- Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë njësisë së burimeve njerëzore të Autoritetit të Mediave

Audiovizive dokumentat si më poshtë:

 

  1. a) Jetëshkrim
  2. b) fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor);
  3. c) fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

ç) çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet

pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

  1. d) fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  2. dh) vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  3. e) vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore.

 

II.3- Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak:

 

Në datën 18.02.2019, njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen e internetit, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e pranimit nga jashtë shërbimit civil dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet konkursi.

 

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit në shërbimin civil dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit nëpërmjet adresave të e-mail, për shkaqet e mos kualifikimit.

 

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë të gjitha dokumentat e cituara më sipër me postë ose dorazi deri në datën 15.02.2019 në Autoritetin e Mediave Audiovizive.

 

II.4- Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista:

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

– Njohuri në lidhje me ligjin 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar;

– Njohuri në lidhje me ligjin 152/2013 “Për nëpunësin civil” I ndryshuar;

– Njohuri në lidhje me Kodin e Procedurave Administrative;

-Ligji nr. 182/2014 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar;
– Udhëzim nr. 1, datë 21.04.2016 “Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr.3 datë 27.01.2015 “Për procedurën e prokurimit me vlerë të vogël.

 

II.5- Mënyra e vlerësimit të kandidatëve:

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

– Vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë;

– Intervistën e strukturuar me gojë qe konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 25 pikë;

– Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë

 

II.6- Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit

 

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Njësia e Burimeve Njerëzore do të shpallë fituesin në faqen elektronike të Autoritetit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike, për rezultatet (nëpërmjet adresës së email).

 

Adresa: Autoriteti Mediave Audiovizive, Rruga “Papa Gjon Pali II”, Tiranë.