Përgjegjës në Sektorin e Financës, Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme dhe Financave,

pranë AIDSSH.

Në zbatim të nenit 26 të Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II dhe III, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetitshpall Procedurat e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë për pozicionin:

  • Përgjegjës në Sektorin e Financës, në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme dhe Financave,

pranë AIDSSH.Kategoria e pagës III-a.

 

Pozicioni më sipër, i ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ky pozicion është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil.

 

Për të  tre Procedurat (lëvizje paralele, ngritje në detyrë ) aplikohet në të njëjtën kohë!

Afati për dorëzimin e dokumentave për:LËVIZJE PARALELE                  17/2/2017

 

Afati për dorëzimin e dokumentave për:NGRITJE NË DETYRË                22/2/2017

 

Afati për dorëzimin e dokumentave për:PRANIM NGA JASHTË SHËRBIMIT CIVIL 22/2/2017

 

 

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:
 

Drejtimi dhe monitorimi i stafit të Sektorit të Financës për realizimin e të gjitha detyrave. Përgatitja e informacioneve për realizimin e shpenzimeve reale për Sekretariatin Teknik të Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit. Mbikëqyrja e procesit të realizimit të prokurimeve me fonde buxhetore apo donacione të ndryshme në përputhje me udhëzimet dhe legjislacionin përkatës në fuqi. Kontrollimi para miratimit i të gjitha shkresave/urdhrave evidencave me karakter financiar, urdhër-shpenzimeve dhe dokumentacionit bashkëlidhur, përsa i përket ligjshmërisë, rregullshmërisë dhe respektimit të parimeve të ekonomicitetit, efiçencës dhe të efektivitet.Hartimi i projektplanit të buxhetit. Përgatitja e projektit të detajuar për përdorimin e fondeve financiare. Rakordimi i shpenzimeve me degën e thesarit dhe Drejtorinë e Buxhetit, etj.

1 LËVIZJA PARALELE

 

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.

1.1 KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:

  • Të jenë nëpunës civil të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (kategoria III-a );
  • Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
  • Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”;

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  1. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në fushën e Financës, edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
  2. Të kenë jo më pak se 10 vjet eksperiencë pune në fushën financiare kryesisht në hartim, menaxhim dhe implementim buxheti dhe hartim pasqyrash financiare.

Kandidatët që aplikojnë duhet të plotësojnë gjithashtu kushtet e parashikuara në pikën 3 të nenit 12 të ligjit nr. 45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”

1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

 

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë Dokumentet si më poshtë:

  • Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-Dokumente/219-udhezime-Dokumente

  • Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor);
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjëndjes shëndetësore;
  • Vërtetim të gjëndjes gjyqësore (ose vetëdeklarim);
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  • Vërtetim nga Institucioni qe nuk ka masë displinore në fuqi.
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

Dokumentet duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës 17.02.2017.

1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

 

Në datën 18.02.2017,njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore tëAutoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore, nëpërmjet adresës tuaj të e-mail, për shkaqet e moskualifikimit.

1.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  1. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”.
  2. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 130/2016, “Për buxhetin e vitit 2017”.
  3. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 10 296, datë 8.07.2010, “Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin”.
  4. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”.
  5. Njohuri mbi Ligjin Nr. 8503, datë 30.06.1999, “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”, i ndryshuar.
  6. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 8485, datë 12.05.1999, “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”.
  7. Njohuri Mbi Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar.
1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me Dokumentacionin e dorëzuar:

Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur proçesi i çertifikimit nuk është kryer. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme;
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr.2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike www.dap.gov.al.

1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

 

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetitdo të shpallë fituesin në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike per rezultatet e tyre.

2 NGRITJA NË DETYRË

 

Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë, kete informacion do ta merrni duke filluar nga data 3/3/2017.

 

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë nëpunësit civilë të një kategorie paraardhëse (vetëm një kategori më e ulët), të punësuar në të njëjtin apo në një institucion tjetër të shërbimit civil, që plotësojnë kushtet për ngritjen në detyrë dhe kërkesat e veçantë.

2.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E NGRITJES NË DETYRË DHE KRITERET E VEÇANTA

 

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e ngritjes në detyrë janë:

  • Të jetë nëpunës civil i konfirmuar;
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me një dokument nga institucioni);
  • Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” ose “Shumë mirë”;
  • Niveli i diplomës duhet të jetë “Master Shkencor”.
  • Kandidatët që aplikojnë duhet të plotësojnë gjithashtu kushtet e parashikuara në pikën 3 të nenit 12 të ligjit nr. 45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

  1. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në fushën e Financës, edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë.
  2. Të kenë jo më pak se 10 vjet eksperiencë pune në fushën financiare.
2.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

 

Kandidatët që aplikojnë duhet të plotesojne dokumentet si në pikën 2.1, me lart.

Dokumentet duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës 22.02.2017, në adresën: Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e të ish-Sigurimit të Shtetit me adresë: Rruga“Ibrahim Rugova”, ish Garda e Republikës.

 

2.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

 

Në datën 24.02.2017 njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e ngritjes në detyrë dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista, gjithashtu do te njoftoheni dhe nëpërmjet adresës tuaj të e-mail.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e ngritjes në detyrë  dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni, nëpërmjet adresës tuaj të e-mail, për shkaqet e moskualifikimit.

2.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA

 

Kandidatët do të testohen me shkrim në lidhje me njohurite mbi dokumentet e cituara ne piken 1,4, me lart.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme;
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  • Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;
  • Intervistën e strukturuar me gojë qe konsiston ne motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë;
  • Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20 pikë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin Nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike www.dap.gov.al.

 

2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

 

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetitddo të shpallë fituesin në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike për rezultatet e tyre.

3  PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL

 
Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil.Kandidatet qe do te vazhdojne proceduren e pranimit ne sherbimin civil do te njoftohen në mënyrë elektronike per pjesemarrjen e tyre, duke filluar nga data 3/3/2017.

3.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E

PRANIMIT NË SHËRBIMIN CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA

 
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë:
a – Të jetë shtetas shqiptar;
b – Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c – Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
d – Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
e – Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
f – Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.

 

Kandidatët që aplikojnë duhet të plotësojnë gjithashtu kushtet e parashikuara në pikën 3 të nenit 12 të ligjit nr. 45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”.

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

  1. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në fushën e Financës, edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë.
  2. Të kenë jo më pak se 10 vjet eksperiencë pune në fushën financiare.

 

3.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
b- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor);
c- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d- Cdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
e- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
f- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
g- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore.
Dokumentet duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës 22.02.2017,në adresën: Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e të ish-Sigurimit të Shtetit me adresë: Rruga“Ibrahim Rugova”, ish Garda e Republikës.

 

3.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 24.02.2017 njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore tëAutoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit,  do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e pranimit nga jashte, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista, gjithashtu do te njoftoheni dhe nëpërmjet adresës tuaj të e-mail.

 

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për procedurën e pranimit nga jashtëdo të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit, nëpërmjet adresës tuaj të e-mail, për shkaqet e moskualifikimit.

 

3.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO

TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA

Kandidatët do të testohen me shkrim në lidhje me njohurite mbi dokumentet e cituara ne piken 1,4, me lart.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionet;
b – Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

3.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen sipas menyres se percaktuar ne piken 2.5, me lart.

3.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE

MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetitdo të shpallë fituesin në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike për rezultatet e tyre.