SHPALLJE PËR NËPUNËS CIVIL,

LËVIZJE PARALELE

PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL

NË KATEGORINË EKZEKUTIVE

 

Autoriteti për Infomimin mbi Dokumentet e Ish Sigurimit të Shtetit (AIDSSH)

Drejtoria e Sigurisë dhe Zhvillimit Teknologjik

 

Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, III, IV dhe VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit shpall Procedurat e lëvizjes paralele dhe pranimit në shërbimin civil për pozicionin:

  • Specialist në Sektorin e Zhvillimit Teknologjik.
  • Kategoria e pagës III-b.

 

Pozicioni më sipër, i ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ky pozicion është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit nga jashtë shërbimit civil.

 

Për të dy Procedurat (lëvizje paralele dhe pranim nga jashtë shërbimit civil)

aplikohet në të njëjtën kohë!

 

Afati për dorëzimin e dokumentave për:LËVIZJE PARALELE                  14/11/2018

 

Afati për dorëzimin e dokumentave për:PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL       19/11/2018

 

 

 

  Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:
 
  • administrimi dhe suporti i sistemeve të informacionit për përdoruesit e Autoritetit;
  • administron dhe mirëmban inventarin fizik të pajisjeve në fushën e TIK;
  • administron rrjetin  kompjuterik, telefonik, e video survejancës, e kontrollit të hyrje-daljeve të personave në ambientet e Autoritetit, si dhe  sistemin e mbrojtjes nga zjarri;
  • këshillon Përgjegjësin e Sektorit në hartimin e politikave  që ndihmojnë për futjen e teknologjive të reja në institucion;
  • konsultohet me përdoruesit fundorë për të identifikuar nevojat dhe kërkesat e tyre dhe  planifikon punën për të përmbushur nevojat e tyre në bazë të prioriteteve;
  • inventarizon në menyrë të qartë dhe në kohë reale të gjitha problemet dhe ndërhyn në zgjidhjen e tyre gjatë aktivitetit ditor;
  • monitoron nivelet e performancës së software_ve dhe hardware_ve  dhe jep vlerësime  për to;
  • menaxhon administrimin për mirëmbajtjen e  pajisjeve elektronike dhe suportin e përdoruesve fundorë;
  • ndihmon në krijimin, administrimin, ruajtjen dhe përpunimin e materialeve audio-vizive në formë dixhitale për qëllimet e mbështetjes shkencore, studimit dhe edukimit;
  • mirëmban, kontrollon, perditeson dhe pasuron faqen on-line të institucionit;
  • zbaton në mënyre  rigoroze  legjislacioni,rregulloret dhe politikat në fushën e TIK.

 

1 LËVIZJA PARALELE  

 

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.

 

11.11 KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:

  • Të jenë nëpunës civil të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (kategoria III-b );
  • Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
  • Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”;

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  1. Të ketë mbaruar studimet e larta  universitare dhe të ketë diplomë “Master Shkencor” në shkenca kompjuterike, informatike, teknologji informacioni, elektronike edhe diploma “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
  2. Të kenë jo më pak se 5 vjet eksperiencë në fushat e mesiperme.
  3. Do të kenë prioritet kandidatët që kanë pervoja konkrete në krijimin e faqeve (Web-Design) dhe në krijimin, administrimin, ruajtjen, përpunimin e materialeve audio-vizive në forme dixhitale.
  4. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup.
  5. Të zotërojnë gjuhën angleze. Përparësi ka një gjuhë e dytë e BE-së
1.1.22 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

 

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë Dokumentet si më poshtë:

  • Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-Dokumente/219-udhezime-Dokumente

  • Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor);
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjëndjes shëndetësore;
  • Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  • Vërtetim nga Institucioni qe nuk ka masë displinore në fuqi.
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

 

Kandidatët që aplikojnë duhet të plotësojnë gjithashtu kushtet e parashikuara në pikën 3 të nenit 12 të ligjit nr. 45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”

Dokumentet duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës 14/11/2018.

 

1.31.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

 

Në datën 16/11/2018, njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të Autoritetit për Hapjen e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit do të shpallë në faqen zyrtare të internetit dhenë portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për procedurën e lëvizjes paralele do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit, për shkaqet e moskualifikimit(nëpërmjet adresës së e-mail).

 

1.41.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  1. Njohuri Mbi Ligjin Nr. 45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të RPSSH”;
  2. Njohuritë mbi Ligjin nr. 9154, datë 06.11.2003 “Për arkivat”dhe normat tekniko profesionale dhe metodologjike te sherbimit arkivor;
  3. Njohuritë mbi Ligjin nr. 9918, datë 19.5.2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
  4. Njohuritë mbi Ligjin nr. 9880, datë 25.2.2008 “Për nënshkrimin elektronik”, i ndryshuar;
  5. Njohuritë mbi Ligjin nr. 10325, datë 23.9.2010 “Për bazat e të dhënave shtetërore”;
  6. Njohuritë mbi Ligjin nr. 8888, datë 25.04.2002 “Për ratifikimin e “Konventës për krimin në fushën e kibernetikës”;
  7. Njohuri mbi Ligjin Nr. 119/2014, “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”, i ndryshuar;
  8. Njohuri Mbi Ligjin Nr. 9887, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar;
  9. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, dhe aktet nënligjore dalë në zbatim të tij;
  10. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 9131, “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
  11. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”;
  12. Njohuri mbi Ligjin Nr. 8457, te ndryshuar “Për informacionin e klasifikuar sekret shtetëror”;
  13. Vendim Nr.502, datë 23.6.2010 “Per miratimin e rregullores “Per transportimin fizik te informacionit te klasifikuar “sekret shteteror””;
  14. VKM Nr. 124, date 15.3. 2001, “Per deklasifikimin e zhvleresimin e informacionit te klasifikuar “sekret shteteror”, qe ndodhet ne rrjetin kombetar te arkivave”;
  15. Vendim Nr.190, datë 4.3.2015 “Për disa ndryshime dhe shtesa ne vendimin nr. 81, date 28.01.2008, te Keshillit te Ministrave, “per percaktimin e kritereve dhe procedurave per asgjesimin e informacionit te klasifikuar “sekret shteteror””;
  16. VKM Nr.922, date 19.12.2007, “Për sigurimin e informacionit të klasifikuar “sekret shtetëror” që prodhohet, ruhet, përpunohet apo transmetohet në sistemet e komunikimit (INFOSEC)”.

 

1.51.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me Dokumentacionin e dorëzuar:

Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur proçesi i çertifikimit nuk është kryer. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme;
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedures së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”,të Departamentit të Administratës Publike http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

 

1.61.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

 

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit do të shpallë fituesin në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike për datën e saktë të shpalljes së fituesit.

 

2- Pranimi në shërbimin civil

Vetëm në rast se nga pozicionet e renditura në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, këto pozicione janë të vlefshme për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.

 

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar.

2.12.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT NË SHËRBIMIN CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA

 

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  4. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  5. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  6. Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar.

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

 

  1. Të ketë mbaruar studimet e larta  universitare dhe të ketë diplomë “Master Shkencor” në shkenca kompjuterike, informatike, teknologji informacioni, elektronike edhe diploma “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
  2. Të kenë jo më pak se 5 vjet eksperiencë në fushat e mesiperme.
  3. Do të kenë prioritet kandidatët që kanë pervoja konkrete në krijimin e faqeve (Web-Design) dhe në krijimin, administrimin, ruajtjen, përpunimin e materialeve audio-vizive në forme dixhitale.
  4. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup.
  5. Të zotërojnë gjuhën angleze. Përparësi ka një gjuhë e dytë e BE-së

 

2.22.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

 

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  • Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-dokumenta/219-udhezime-dokumenta

  • Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor);
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjëndjes shëndetësore;
  • Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore.

 

Dokumentet duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës 19/11/2018, në Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit me adresë: Rruga “Ibrahim Rugova”, Garda e Republikës.

 

2.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

 

Jo më vonë se data 29/11/2018, njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të Autoritetit për Hapjen e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit do të shpallë në faqen zyrtare të internetit dhenë portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e pranimit në shërbimin civil, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për procedurën e pranimit në shërbimin civil do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit, për shkaqet e moskualifikimit(nëpërmjet adresës së e-mail).

 

22.4.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  1. Njohuri Mbi Ligjin Nr. 45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të RPSSH”;
  2. Njohuritë mbi Ligjin nr. 9154, datë 06.11.2003 “Për arkivat” dhe normat tekniko profesionale dhe metodologjike te sherbimit arkivor;
  3. Njohuritë mbi Ligjin nr. 9918, datë 19.5.2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
  4. Njohuritë mbi Ligjin nr. 9880, datë 25.2.2008 “Për nënshkrimin elektronik”, i ndryshuar;
  5. Njohuritë mbi Ligjin nr. 10325, datë 23.9.2010 “Për bazat e të dhënave shtetërore”;
  6. Njohuritë mbi Ligjin nr. 8888, datë 25.04.2002 “Për ratifikimin e “Konventës për krimin në fushën e kibernetikës”;
  7. Njohuri mbi Ligjin Nr. 119/2014, “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”, i ndryshuar;
  8. Njohuri Mbi Ligjin Nr. 9887, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar;
  9. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, dhe aktet nënligjore dalë në zbatim të tij;
  10. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 9131, “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
  11. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”;
  12. Njohuri mbi Ligjin Nr. 8457, te ndryshuar “Për informacionin e klasifikuar sekret shtetëror”;
  13. Vendim Nr.502, datë 23.6.2010 “Per miratimin e rregullores “Per transportimin fizik te informacionit te klasifikuar “sekret shteteror””;
  14. VKM Nr. 124, date 15.3. 2001, “Per deklasifikimin e zhvleresimin e informacionit te klasifikuar “sekret shteteror”, qe ndodhet ne rrjetin kombetar te arkivave”;
  15. Vendim Nr.190, datë 4.3.2015 “Për disa ndryshime dhe shtesa ne vendimin nr. 81, date 28.01.2008, te Keshillit te Ministrave, “per percaktimin e kritereve dhe procedurave per asgjesimin e informacionit te klasifikuar “sekret shteteror””;
  16. VKM Nr.922, date 19.12.2007, “Për sigurimin e informacionit të klasifikuar “sekret shtetëror” që prodhohet, ruhet, përpunohet apo transmetohet në sistemet e komunikimit (INFOSEC)”.

 

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme;
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 

2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

a – Vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë;
b – Intervistën e strukturuar me gojë qe konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 25 pikë;
c – Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”

http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/54-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

2.62.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

 

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Autoriteti për Informimin mbi DokumenteteIsh-Sigurimit të Shtetitdo të shpallë fituesin në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike për datën e saktë të shpalljes së fituesit.