REPUBLIKA E SHQIPËRISË

                   AVOKATI I POPULLIT

                                                         

Adresa: Bulevardi: “Zhan D’Ark” Nr.2                                                                                                 Tel/Fax:+355 4 2380 300/315

Tiranë, Shqipëri                                                                                                                 E-mail: ap@avokatipopullit.gov.al

www.avokatipopullit.gov.al

 

 

Nr.                    Prot.
Tiranë ___/___/2019
 

 

 

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE, NGRITJE NË DETYRË

DHE PRANIM NGA JASHTË SHËRBIMIT CIVIL NË KATEGORINË E

MESME DREJTUESE

 

Në zbatim të nenit 26 të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar si dhe të Kreut II, dhe III të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.3.2015 “Për Plotësimin e Vendeve të Lira në Kategorinë e Ulët dhe të Mesme Drejtuese”, i ndryshuar, Institucioni i Avokatit të Popullit shpall Procedurat e Lëvizjes Paralele, Ngritjes në Detyrë dhe Pranimit nga Jashtë në Shërbimin Civil, në pozicionin:

 

Drejtor i Drejtorisë së Financës, Shërbimeve dhe Pritjes së Qytetarëve – Kategoria e pagës II-b

 

PËR TË tre PROCEDURAT (LËVIZJE PARALELE, NGRITJE NË DETYRË dhe pranim nga jashtë shërbimit civil) APLIKOHET NË TË NJËJTËN KOHË!

 

Pozicioni më sipër, i ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ky pozicion është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.

 

Afati për aplikim për lëvizje paralele është             dt. 04.02.2019

Afati për aplikim për ngritje në detyrë

dhe pranim nga jashë shërbimit civil është             dt. 11.02.2019

 

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin Drejtor i Drejtorisë së Financës, Shërbimeve dhe Pritjes së Qytetarëve

 

  1. Monitorimi i zbatimit të të gjitha politikave dhe procedurave të menaxhimit të personelit sipas legjislacionit në fuqi;
  2. Mbikëqyrja e realizimit të kryerjes së shërbimeve lehtësuese nga punonjësit e shërbimit dhe menaxhimi i aspekteve të tjera logjistike për institucionin;
  3. Menaxhimi dhe monitorimi i procesit të pranimit të kërkesave të qytetarëve gjatë procedurës së pranimit, përpilimit, protokollimit dhe delegimit të saktë tek drejtoritë përgjegjëse të kërkesave, ankesave ose aplikimeve me dokumentacionin;
  4. Menaxhimi dhe koordinimi e ndjekja e veprimtarisë dhe funksionimit të zyrave rajonale:
  5. Drejtimi dhe kontrolli i veprimtarisë financiare të institucionit;
  6. Drejtimi dhe ndjekja e përdorimit të fondeve të institucionit në përputhje me legjislacionin e dhe procedurat e prokurimeve publike;
  7. Realizimi i detyrave në rolin e autoritetit përgjegjës për ILDKP në kuadër të zbatimit të ligjit “Për parandalimin e konfliktit të interesave”, në lidhje me të gjithë dokumentacionin që ka të bëjë me deklarimin dhe kontrollin e pasurisë;
  8. Përgatitja e raporteve periodike për ecurinë e punës në njësinë organizative dhe në institucion në lidhje me fushat që mbulon.
  9. Ndjekja dhe zbatimi i çdo detyre tjetër të caktuar nga eprorët, me korrektësi dhe brenda afateve.

 

 

I-Lëvizja Paralele

 

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunës civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha Institucionet, pjesë e shërbimit civil (Kategoria II-b).

 

  1. Kushtet për Lëvizjen Paralele dhe kriteret e veçanta për pozicionin Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve dhe Pritjes së Qytetarëve.

 

Kandidati për Lëvizjen Paralele duhet të plotësojë kushtet si më poshtë vijon:

 

-Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njejtës kategori (Kategoria II-b)

-Të mos ketë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me një dokument nga Institucioni)

-Të ketë të paktën vlerësimin e fundit mirë ose shumë mirë;

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

 

-Të zotërojnë Diplomë të nivelit “Master Shkencor apo Master Profesional të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike”, në Shkencat Ekonomike. Edhe Diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë.

-Të kenë të paktën 10 vjet përvojë pune në profesion, nga të cilat 4 vite në nivel/pozicion drejtues;

-Të zotërojnë gjuhën angleze.

-Të kenë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup

 

  1. Dokumentacioni, Mënyra dhe Afati i Dorëzimit

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Financës, Shërbimeve dhe Pritjes së Qytetarëve (Sektori i Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve) ose Zyrës së Protokollit në Institucionin e Avokatit të Popullit, dokumentat si më poshtë vijon:

 

  1. Letër motivimi për aplikimin për vendin vakant si dhe një numër kontakti dhe adresën e plotë të vendbanimit të shoqëruar me një adresë aktive e-mail;
  2. Jetëshkrim të plotësuar në përputhje me dokumentin tip të cilin e gjeni në link: http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard;
  3. Fotokopje të diplomës ose diplomave të studimeve universitare;
  4. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  5. Fotokopje të Letërnjoftimit (ID);
  6. Vërtetim të Gjendjes Shëndetësore;
  7. Vetëdeklarim të Gjendjes Gjyqësore;
  8. Vlerësimin e fundit në punë;
  9. Aktin e fundit të emërimit në pozicionin aktual, në të cilin të përcaktohet edhe kategoria e pozicionit, ose në pamundësi një vërtetim nga institucioni lidhur me pozicionin aktual të kandidatit dhe kategorinë përkatëse.
  10. Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  11. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

 

Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërdrejt në Institucionin e Avokatit të Popullit Brenda datës 04.02.2019

 

  1. Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak

 

Në datën 07.02.2019, Drejtoria e Financës, Shërbimeve dhe Pritjes së Qytetarëve (Sektori i Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve) në Institucionin e Avokatit të Popullit do të bëjë verifikimin paraprak të kandidatëve, që përmbushin kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta, të përcaktuara në shpalljen për konkurim dhe do të shpallë në Portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të Institucionit të Avokatit të Popullit (www.avokatipopullit.gov.al), listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e Lëvizjes Paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet intervista.

 

Në të njëjtën kohë kandidatët që nuk plotësojnë kërkesat e Lëvizjes Paralele të përcaktuara në shpalljen për konkurim, do të renditen në një listë të veçantë në të cilën sqarohen edhe arsyet e mosplotësimit të këtyre kërkesave. Kjo listë nuk do të publikohet por administrohet nga Drejtoria e Financës, Shërbimeve dhe Pritjes së Qytetarëve (Sektori i Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve) e cila do të njoftojë në mënyrë individuale, nëpërmjet adresës së e-mail, kandidatët që nuk janë kualifikuar.

 

Çdo kandidat ka të drejtë të paraqesë ankesë pranë Drejtorisë së Financës, Shërbimeve dhe Pritjes së Qytetarëve, (Sektorit të Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve) brenda 3 (tre) ditëve kalendarike nga data e shpalljes së listës dhe njoftimit individual. Ankuesi merr përgjigje brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga data e përfundimit të afatit të ankimit.

 

  1. Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista

 

Kandidatët që konkurojnë për pozicionin e Drejtorit të Drejtorisë së Financës, Shërbimeve dhe Pritjes së Qytetarëve, do të vlerësohen në lidhje me:

 

  1. Njohuritë mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar;
  2. Njohuritë mbi Ligjin nr.8454, datë 04.02.1999 “Për Avokatin e Popullit”, i ndryshuar;
  3. Njohuritë mbi Ligjin nr.152/2013 “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar;
  4. Njohuritë mbi Ligjin nr.9367 datë 07.04.2005 “Për Parandalimin e Konfliktit të Interesit”;
  5. Njohuritë mbi Ligjin nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”;
  6. Njohuritë mbi Ligjin nr.9936, datë26.06.2008,”Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
  7. Njohuritë mbi Ligjin nr.10296, datë 08.07.2010, “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, i ndryshuar;
  8. Njohuritë mbi Ligjin nr.44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;
  9. Njohuritë mbi Ligjin nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
  10. Njohuritë mbi Ligjin nr.9643 datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, i ndryshuar;
  11. Njohuritë mbi Ligjin nr.9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në Administratën Publike”.

 

  1. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  • Dokumentacionin e dorëzuar, deri në 40 pikë
  • Intervistën e strukturuar, deri në 60 pikë

 

Vlerësimi i dokumentacionit

Kandidatët do të vlerësohen për jetëshkrimin, përvojën, trajnimet, kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe vlerësimet pozitive. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

 

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

Njohuritë, aftësitë, kompetencat në lidhje me përshkrimin e punës, sipas fushës së njohurive;

Eksperiencat e tyre të mëparshme;

Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 

Totali i pikëve në përfundim të intervistës së strukturuar me gojë është 60 pikë.

 

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikët, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i  gjeni në Udhëzimin nr.2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike.

http://dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/54-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

 

  1. Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit

 

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Drejtoria e Financës, Shërbimeve dhe Pritjes së Qytetarëve (Sektori i Burimeve Njerëzore) do të shpallë fituesin në Portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit, në faqen zyrtare të Institucionit të Avokatit të Popullit (www.avokatipopullit.gov.al), dhe në këndin e njoftimeve të publikut të Institucionit. Të gjithë kandidatët pjesmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike.

 

Për sqarime të mëtejshme, mund të kontaktoni në numrin e telefonit 042380334 ose në adresën:

 

Avokati i Popullit, Bulevardi “Zhan’ Dark” nr.2, Tiranë.

 

 

  1. Ngritja në Detyrë

 

Vetëm në rast se pozicioni i publikuar në këtë shpallje, në përfundim të Procedurës së Lëvizjes Paralele, rezulton se është ende vakant, atëhere ky pozicion ështëi vlefshëm për konkurimin nëpërmjet Procedurës së Ngritjes në Detyrë dhe Pranimit nga Jashtë Shërbimit Civil

 

Këtë informacion do ta merrni në faqen zyrtare të Institucionit të Avokatit të Popullit.

 

Për procedurën e ngritjes në detyrë kanë të drejtë të aplikojnë vetëm nëpunës civilë të një kategorie paraardhëse (vetëm një kategori më e ulët), të punësuar në të njëjtin apo në një Institucion tjetër të Shërbimit Civil, që plotësojnë kushtet për Ngritjen në Detyrë dhe kërkesat e veçanta për vendin vakant.

 

  1. Kushtet për Ngritje në Detyrë dhe kriteret e veçanta për pozicionin Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve dhe Pritjes së Qytetarëve.

 

Kandidati për Ngritje në Detyrë duhet të plotësojë kushtet si më poshtë vijon:

 

-Të jetë nëpunës civil i konfirmuar brenda kategorisë III-a ose III-a/1.

-Të mos ketë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me një dokument nga Institucioni)

-Të ketë të paktën vlerësimin e fundit mirë ose shumë mirë;

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

 

-Të zotërojnë Diplomë të nivelit “Master Shkencor apo Master Profesional të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike”, në Shkencat Ekonomike. Edhe Diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë.

-Të kenë të paktën 10 vjet përvojë pune në profesion, nga të cilat 4 vite në nivel/pozicion drejtues;

-Të zotërojnë gjuhën angleze.

-Të kenë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup

 

  1. Dokumentacioni, Mënyra dhe Afati i Dorëzimit

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Financës, Shërbimeve dhe Pritjes së Qytetarëve (Sektori i Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve) ose Zyrës së Protokollit në Institucionin e Avokatit të Popullit, dokumentat si më poshtë vijon:

 

  1. Letër motivimi për aplikimin për vendin vakant si dhe një numër kontakti dhe adresën e plotë të vendbanimit të shoqëruar me një adresë aktive e-mail;
  2. Jetëshkrim të plotësuar në përputhje me dokumentin tip të cilin e gjeni në link: http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard;
  3. Fotokopje të diplomës ose diplomave të studimeve universitare;
  4. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  5. Fotokopje të Letërnjoftimit (ID);
  6. Vërtetim të Gjendjes Shëndetësore;
  7. Vetëdeklarim të Gjendjes Gjyqësore;
  8. Vlerësimin e fundit në punë;
  9. Aktin e fundit të emërimit në pozicionin aktual, në të cilin të përcaktohet edhe kategoria e pozicionit, ose në pamundësi një vërtetim nga institucioni lidhur me pozicionin aktual të kandidatit dhe kategorinë përkatëse.
  10. Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  11. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

 

Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërdrejt në Institucionin e Avokatit të Popullit Brenda datës 11.02.2019

 

  1. Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak

 

Duke filluar nga data 12.02.2019, Drejtoria e Financës, Shërbimeve dhe Pritjes së Qytetarëve (Sektori i Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve) në Institucionin e Avokatit të Popullit do të bëjë verifikimin paraprak të kandidatëve, që përmbushin kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta, të përcaktuara në shpalljen për konkurim dhe do të shpallë në Portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të Institucionit të Avokatit të Popullit (www.avokatipopullit.gov.al), listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e Ngritjes në Detyrë dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet intervista.

 

Në të njëjtën kohë, kandidatët që nuk plotësojnë kërkesat e përcaktuara në shpalljen për konkurim, do të renditen në një listë të veçantë në të cilën sqarohen edhe arsyet e mosplotësimit të këtyre kërkesave. Kjo listë nuk do të publikohet por administrohet nga Drejtoria e Financës, Shërbimeve dhe Pritjes së Qytetarëve (Sektori i Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve) e cila do të njoftojë në mënyrë individuale, nëpërmjet adresës së e-mail, kandidatët që nuk janë kualifikuar.

 

Çdo kandidat ka të drejtë të paraqesë ankesë pranë Drejtorisë së Financës, Shërbimeve dhe Pritjes së Qytetarëve, (Sektorit të Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve) brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga data e shpalljes së listës dhe njoftimit individual. Ankuesi merr përgjigje brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga data e përfundimit të afatit të ankimit.

 

  1. Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë mbi të cilat do të vlerësohen kandidatët

 

Kandidatët që konkurojnë për pozicionin e Drejtorit të Drejtorisë së Financës, Shërbimeve dhe Pritjes së Qytetarëve, do të vlerësohen në lidhje me:

 

  1. Njohuritë mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar;
  2. Njohuritë mbi Ligjin nr.8454, datë 04.02.1999 “Për Avokatin e Popullit”, i ndryshuar;
  3. Njohuritë mbi Ligjin nr.152/2013 “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar;
  4. Njohuritë mbi Ligjin nr.9367 datë 07.04.2005 “Për Parandalimin e Konfliktit të Interesit”;
  5. Njohuritë mbi Ligjin nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”;
  6. Njohuritë mbi Ligjin nr.9936, datë26.06.2008,”Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
  7. Njohuritë mbi Ligjin nr.10296, datë 08.07.2010, “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, i ndryshuar;
  8. Njohuritë mbi Ligjin nr.44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;
  9. Njohuritë mbi Ligjin nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
  10. Njohuritë mbi Ligjin nr.9643 datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, i ndryshuar;
  11. Njohuritë mbi Ligjin nr.9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në Administratën Publike”.

 

  1. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me :

  • Vlerësimi me shkrim sipas fushës së njohurive, deri në 40 pikë
  • Intervista e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë
  • Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20 pikë.

 

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikët, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr.2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike.

http://dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/54-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

 

  1. Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit

 

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Drejtoria e Financës, Shërbimeve dhe Pritjes së Qytetarëve (Sektori i Burimeve Njerëzore) do të shpallë fituesin në Portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit, në faqen zyrtare të Institucionit të Avokatit të Popullit (www.avokatipopullit.gov.al), dhe në këndin e njoftimeve të publikut të Institucionit. Të gjithë kandidatët pjesmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike.

 

Për sqarime të mëtejshme, mund të kontaktoni në numrin e telefonit 042380334 ose në adresën:

 

Avokati i Popullit, Bulevardi “Zhan’ Dark” nr.2, Tiranë.

 

III-Pranimi në Shërbimin Civil

 

Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpallje, në përfundim të Procedurës së Lëvizjes Paralele rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet Procedurës së Pranimit në Shërbimin Civil. Këtë informacion do ta merrni në faqen zyrtare të Institucionit të Avokatit të popullit.

 

  1. Kushtet dhe kriteret e veçanta për Pranim në Shërbimin Civil në pozicionin Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve dhe Pritjes së Qytetarëve.

 

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të Shërbimit Civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të Ligjit nr.152/2013 “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar.

 

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati për Procedurën e Pranimit në Shërbimin Civil janë:

 

a – Të jetë shtetas shqiptar;

b – Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

c – Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;

d – Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;

e – Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;

f – Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

 

-Të zotërojnë Diplomë të nivelit “Master Shkencor apo Master Profesional të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike”, në Shkencat Ekonomike. Edhe Diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë.

-Të kenë të paktën 10 vjet përvojë pune në profesion, nga të cilat 4 vite në nivel/pozicion drejtues;

-Të zotërojnë gjuhën angleze.

-Të kenë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup

 

  1. Dokumentacioni, Mënyra dhe Afati i Dorëzimit

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Financës, Shërbimeve dhe Pritjes së Qytetarëve (Sektori i Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve) ose Zyrës së Protokollit në Institucionin e Avokatit të Popullit, dokumentat si më poshtë vijon:

 

  1. Letër motivimi për aplikimin për vendin vakant si dhe një numër kontakti dhe adresën e plotë të vendbanimit të shoqëruar me një adresë aktive e-mail;
  2. Jetëshkrim të plotësuar në përputhje me dokumentin tip të cilin e gjeni në link: http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard;
  3. Fotokopje të diplomës ose diplomave të studimeve universitare;
  4. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  5. Fotokopje të Letërnjoftimit (ID);
  6. Vërtetim të Gjendjes Shëndetësore;
  7. Vetëdeklarim të Gjendjes Gjyqësore;
  8. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

 

Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërdrejt në Institucionin e Avokatit të Popullit Brenda datës 11.02.2019

 

  1. Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak

 

Duke filluar nga data 12.02.2019, Drejtoria e Financës, Shërbimeve dhe Pritjes së Qytetarëve (Sektori i Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve) në Institucionin e Avokatit të Popullit do të bëjë verifikimin paraprak të kandidatëve, që përmbushin kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta, të përcaktuara në shpalljen për konkurim dhe do të shpallë në Portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të Institucionit të Avokatit të Popullit (www.avokatipopullit.gov.al), listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet intervista.

 

Në të njëjtën kohë, kandidatët që nuk plotësojnë kërkesat e përcaktuara në shpalljen për konkurim, do të renditen në një listë të veçantë në të cilën sqarohen edhe arsyet e mosplotësimit të këtyre kërkesave. Kjo listë nuk do të publikohet por administrohet nga Drejtoria e Financës, Shërbimeve dhe Pritjes së Qytetarëve (Sektori i Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve) e cila do të njoftojë në mënyrë individuale, nëpërmjet adresës së e-mail, kandidatët që nuk janë kualifikuar.

 

Çdo kandidat ka të drejtë të paraqesë ankesë pranë Drejtorisë së Financës, Shërbimeve dhe Pritjes së Qytetarëve, (Sektorit të Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve) brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga data e shpalljes së listës dhe njoftimit individual. Ankuesi merr përgjigje brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga data e përfundimit të afatit të ankimit.

 

  1. Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë mbi të cilat do të vlerësohen kandidatët

 

Kandidatët që konkurojnë për pozicionin e Drejtorit të Drejtorisë së Financës, Shërbimeve dhe Pritjes së Qytetarëve, do të vlerësohen në lidhje me:

 

  1. Njohuritë mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar;
  2. Njohuritë mbi Ligjin nr.8454, datë 04.02.1999 “Për Avokatin e Popullit”, i ndryshuar;
  3. Njohuritë mbi Ligjin nr.152/2013 “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar;
  4. Njohuritë mbi Ligjin nr.9367 datë 07.04.2005 “Për Parandalimin e Konfliktit të Interesit”;
  5. Njohuritë mbi Ligjin nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”;
  6. Njohuritë mbi Ligjin nr.9936, datë26.06.2008,”Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
  7. Njohuritë mbi Ligjin nr.10296, datë 08.07.2010, “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, i ndryshuar;
  8. Njohuritë mbi Ligjin nr.44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;
  9. Njohuritë mbi Ligjin nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
  10. Njohuritë mbi Ligjin nr.9643 datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, i ndryshuar;
  11. Njohuritë mbi Ligjin nr.9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në Administratën Publike”.

 

  1. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me :

  • Vlerësimi me shkrim sipas fushës së njohurive, deri në 40 pikë
  • Intervista e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë
  • Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20 pikë.

 

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikët, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr.2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike.

http://dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/54-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

 

 

  1. Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit

 

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Drejtoria e Financës, Shërbimeve dhe Pritjes së Qytetarëve (Sektori i Burimeve Njerëzore) do të shpallë fituesin në Portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit, në faqen zyrtare të Institucionit të Avokatit të Popullit (www.avokatipopullit.gov.al), dhe në këndin e njoftimeve të publikut të Institucionit. Të gjithë kandidatët pjesmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike.

 

Për sqarime të mëtejshme, mund të kontaktoni në numrin e telefonit 042380334 ose në adresën:

 

Avokati i Popullit, Bulevardi “Zhan’ Dark” nr.2, Tiranë.

 

 

Sqarim!

 

Të gjithë informacionet për fazat e mëtejshme të procedurave të konkurrimit, përfshirë vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi për lëvizjen paralele, ngritjen në detyrë dhe pranimin nga jashtë shërbimit civil do të publikohen në vazhdimësi, ndaj të gjithë kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen zyrtare të Institucionit të Avokatit të Popullit.