REPUBLIKA E SHQIPËRISË

                   AVOKATI I POPULLIT

                                                         

Adresa: Bulevardi: “Zhan D’Ark” Nr.2                                                                                                 Tel/Fax:+355 4 2380 300/315

Tiranë, Shqipëri                                                                                                                 E-mail: ap@avokatipopullit.gov.al

www.avokatipopullit.gov.al

 

 

Nr._____Prot                                                                                      Tiranë___/___2019

 

 

 

SHPALLJE VETËM PËR NËPUNËS CIVILË,

LËVIZJE PARALELE DHE PËR NGRITJE NË DETYRË

 

Në zbatim të nenit 25 dhe 26 të ligjit nr.152/2013, “Për Nëpunësin Civil”, të ndryshuar si dhe të Kreut II dhe të III të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.3.2015 “Për Plotësimin e Vendeve të Lira në Kategorinë e Ulët dhe të Mesme Drejtuese”, Institucioni i Avokatit të Popullit shpall procedurat e Lëvizjes Paralele dhe të Ngritjes në Detyrë për pozicionin:

 

Nd/Komisioner në Seksionin e Përgjithshëm (Kategoria II-b)

 

Pozicioni i mësipërm ju ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për Procedurën e Lëvizjes Paralele !

 

Vetëm në rast se në përfundim të procedurës së Lëvizjes Paralele, rezulton se ky pozicion është ende vakant, atëhere ky pozicion është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së Ngritjes në Detyrë

 

Për të dy procedurat (Lëvizje Paralele dhe Ngritje në Detyrë) aplikohet në të njëjtën kohë !

 

Data e fundit e dorëzimit të dokumentacionit për Lëvizjen Paralele është 07.02.2019

 

Data e fundit e dorëzimit të dokumentacionit për Ngritjen në Detyrë është 13.02.2019

 

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin Nd/Komisioner në Seksionin e Përgjithshëm është:

 

Të trajtojë rastet që përcillen nga Komisioneri i Seksionit të Përgjithshëm, Sekretari i Përgjithshëm ose në mënyrë direkte nga Avokati i Popullit, sipas fushave dhe të drejtave që mbulon.

Të propozojë rastet që mund të ndiqen me inisiativë, të bëra publike në median e shkruar apo atë vizive

Të kryeje inspektime pranë organeve të administratës publike qëndrore apo vendore, si dhe në terren, vendet ku ka sinjalizime/njoftime për shkelje të të drejtave dhe lirive të njeriut.

 

Të hartoje rekomandime për çështje të veçanta apo edhe rekomandime legjislative në rastet kur vetë ligji apo akti nënligjor përbën premisë për shkeljen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

 

Të monitorojë zbatimin e konventave të ratifikuara nga Kuvendi i Shqipërisë, dhe të pregatisë informacione apo rekomandime për raportet periodike të monitorimit të institucioneve të ndryshme ndërkombëtare.

 

Të marrë pjesë në grupet e hartimit të raporteve të vecanta dhe ndjekjen në vijim të rekomandimeve të dala gjatë hartimit të tyre.

 

Të jetë aktiv në madiat visive dhe të shkruar me intervista apo edhe me emisione të drejtëpërdrejta mbi problematika të caktuara.

 

Të zbatojë me përpikmëri urdhërat, udhëzimet dhe porositë që i jepen në vijë vertikale, sipas shkallës hierarkike nga varet

 

Të ushtrojë cdo kompetencë tjetër qe i jepet nga eprori, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

 

Lëvizja Paralele

 

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha institucionet, pjesë e shërbimit civil

 

Kushtet për Lëvizjen Paralele dhe kriteret e veçanta për pozicionin Nd/Komisioner në Seksionin e Prëgjithshëm

 

Kandidati për Lëvizjen Paralele duhet të plotësojë kushtet si më poshtë vijon:

 

Të jetë nëpunës civil i konfirmuar brenda së njëjtës kategori (Kategoria II-b)

Të mos ketë masë disiplinore në fuqi të vërtetuar me një dokument nga institucioni

Të ketë vlerësimin e fundit “Shumë mirë” ose “Mirë”

 

Kandidati duhet të plotësojë kriteret e vecanta si më poshtë vijon:

 

  • Të zotërojë Diplomë të nivelit “Master Shkencor”, në shkencat Juridike / Sociale. Edhe Diploma e Nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
  • Të zotërojë gjuhën angleze.
  • Të ketë përvojë pune të paktën mbi 4 (katër) vjet në profesion në Administratën Publike;
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup.

 

 

 

 

Dokumentacioni, mënyra dhe Afati i Dorëzimit

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Financës, Shërbimeve dhe Pritjes së Qytetarëve (Sektori i Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve) ose Zyrës së Protokollit në Institucionin e Avokatit të Popullit, dokumentat si më poshtë vijon:

 

  1. Letër motivimi për aplikimin për vendin vakant si dhe një numër kontakti dhe adresën e plotë të vendbanimit të shoqëruar me një adresë aktive e-mail;

 

  1. Jetëshkrim të plotësuar në përputhje me dokumentin tip të cilin e gjeni në link: http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard;

 

  1. Fotokopje të Diplomës ose Diplomave të studimeve universitare;

 

  1. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

 

  1. Fotokopje të Letërnjoftimit (ID);

 

  1. Vërtetim të Gjendjes Shëndetësore;

 

  1. Vetëdeklarim të Gjendjes Gjyqësore;

 

  1. Vlerësimin e fundit në punë;

 

  1. Aktin e fundit të emërimit në pozicionin aktual, në të cilin të përcaktohet edhe kategoria e pozicionit, ose në pamundësi një vërtetim nga institucioni lidhur me pozicionin aktual të kandidatit dhe kategorinë përkatëse.

 

  1. Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;

 

  1. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim

 

 

Dokumentat duhet të dorqëzohen brenda datës 07.02.2019

 

1.3 Rezultatet për Fazën e Verifikimit Paraprak

 

Në datën 11.02.2019, Drejtoria e Financës, Shërbimeve dhe Pritjes së Qytetarëve  (Sektori i Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve) në Institucionin e Avokatit të Popullit do të bëjë verifikimin paraprak të kandidatëve, që përmbushin kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta, të përcaktuara në shpalljen për konkurim dhe do të shpallë në Portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të institucionit të Avokatit të popullit (www.avokatipopullit.gov.al), listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e Lëvizjes Paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet intervista.

 

Kandidatët që plorësojnë kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta të pozicionit të punës, renditen në një listë sipas rendit alfabetik.

 

Në të njëjtën datë do të njoftohen edhe kandidatët që nuk plotësojnë kërkesat e Lëvizjes Paralele të përcaktuara në shpalljen për konkurim nëpërmjet adresës private të e-mail.

 

Çdo kandidat ka të drejtë të paraqesë ankesë pranë Drejtorisë së Financës, Shërbimeve dhe Pritjes së Qytetarëve (Sektorit të Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve), brenda 5 (pesë) ditëve pune nga data e shpalljes së listës. Ankuesi merr përgjigje brenda 5 (pesë) ditëve pune nga data e depozitimit të ankesës.

 

4.Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista

 

Kandidatët do të testohen në lidhje me:

 

1.Ligji nr.76/2016 Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë

 

2.Ligji nr.8454 datë 04.02.1999 “Për Avokatin e Popullit”, i ndryshuar

 

3.Ligji nr.7961, datw 12.07.1995 “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar

 

4.Kodi i Familjes në Republikën e Shqipërisë

 

5.Ligji nr.36/2017 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Kodi Penal”

 

6.Deklarata e OKB-së “Mbi orientimin seksual dhe identitetin gjinor nënshkruar nga vendi ynë në datën 18 Dhjetor 2008.

 

7.Ligji nr.10221 datë 4.02.2010 “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi”

 

8.Konventa Për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut

 

9.Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut (DUDNJ) e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në Dhjetor të vitit 1948.

 

 

1.5.Mënyra e Vlerësimit të Kandidatëve

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:

 

Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe certifikimin pozitiv ose për vlerësimin e rezultateve  individuale në punë në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer.

 

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë

 

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me :

 

  • Fushën e njohurive
  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën

 

Totali i pikëve për këtë vlerësim do të jetë 60 pikë

 

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr.2, datë 27.3.2015 të Departamentit të Administratës Publike (http://www.dap.gov.al).

 

Data e daljes së Rezultateve të Konkurimit dhe Mënyra e Komunikimit

 

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Drejtoria e Financës, Shërbimeve dhe Pritjes së Qytetarëve  (Sektori i Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve) do të shpallë fituesin në Portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Institucionit të Avokatit të Popullit (www avokatipopullit.gov.al). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike për datën e shpalljes së fituesit.

 

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, informacioni për fituesin do të shpallet në faqen zyrtare të Institucionit të Avokatit të Popullit si dhe në Portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”

 

 

II- Ngritja në Detyrë

 

Vetëm në rast se, në përfundim të Procedurës të Lëvizjes Paralele, rezulton se ky pozicion është ende vakant, atëhere ai është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së Ngritjes në Detyrë.

 

Këtë informacion do ta merrni në faqen zyrtare të Institucionit të Avokatit të Popullit duke filluar nga data 13.02. 2019.

 

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë vetëm nëpunës civilë të një kategorie paraardhëse (vetëm një kategori më e ulët), të punësuar në të njëjtin apo në një institucin tjetër të shërbimit civil, që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e veçanta për vendin vakant.

 

 

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati për proçedurën e Ngritjes në Detyrë janë:

 

Të jetë nëpunës civil i konfirmuar në kategorinë III-a ose III-a/1

Të mos ketë masë disiplinore në fuqi të vërtetuar me një dokument nga institucioni

Të ketë vlerësimin e fundit “Shumë mirë” ose “Mirë”

 

Kandidati duhet të plotësojë kriteret e vecanta si më poshtë vijon:

 

  • Të zotërojë Diplomë të nivelit “Master Shkencor”, në shkencat Juridike / Sociale. Edhe Diploma e Nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
  • Të zotërojë gjuhën angleze.
  • Të ketë përvojë pune të paktën mbi 4 (katër) vjet në profesion në Administratën Publike;
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup.

 

 

 

Dokumentacioni, mënyra dhe Afati i Dorëzimit

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Financës, Shërbimeve dhe Pritjes së Qytetarëve (Sektori i Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve) ose Zyrës së Protokollit në Institucionin e Avokatit të Popullit, dokumentat si më poshtë vijon:

 

  1. Letër motivimi për aplikimin për vendin vakant si dhe një numër kontakti dhe adresën e plotë të vendbanimit të shoqëruar me një adresë aktive e-mail;

 

  1. Jetëshkrim të plotësuar në përputhje me dokumentin tip të cilin e gjeni në link: http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard;

 

  1. Fotokopje të diplomës ose diplomave të studimeve universitare;

 

  1. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

 

  1. Fotokopje të Letërnjoftimit (ID);

 

  1. Vërtetim të Gjendjes Shëndetësore;

 

  1. Vetëdeklarim të Gjendjes Gjyqësore;

 

  1. Vlerësimin e fundit në punë;

 

  1. Aktin e fundit të emërimit në pozicionin aktual, në të cilin të përcaktohet edhe kategoria e pozicionit, ose në pamundësi një vërtetim nga institucioni lidhur me pozicionin aktual të kandidatit dhe kategorinë përkatëse.

 

  1. Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;

 

  1. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim

 

Dokumentat duhet të dorëzohen brenda datës 13.02.2019.

 

Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e Ngritjes në Detyrë, do të marrin informacion në faqen zyrtare të Institucionit të Avokatit të Popullit, për fazat e mëtejshme të kësaj procedure:

 

-Për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak

– Datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi

– Mënyrën e vlerësimit të kandidatëve

 

Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen zyrtare të Institucionit të Avokatit të Popullit duke filluar nga data 13.02. 2019.