REPUBLIKA E SHQIPËRISË AVOKATI I POPULLIT Tel/Fax:+355 4 2380 300/315 E-mail: ap@avokatipopullit.gov.al Tiranë, Shqipëri www.avokatipopullit.gov.al

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE, DHE PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE.
Në zbatim të nenit 26 të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar si dhe të Kreut II, dhe III të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.3.2015 “Për Pranimin, Lëvizjen Paralele, Periudhën e Provës dhe Emërimin në Kategorinë Ekzekutive”, Institucioni i Avokatit të Popullit shpall Procedurat e Lëvizjes Paralele dhe Pranimit në Shërbimin Civil, në pozicionin:
1 (një) “Specialist i Shërbimeve ndaj Qytetarit” në Sektorin e IT dhe Pritjes së Qytetarit, Kategoria III-b.
PËR TË DY PROCEDURAT (LËVIZJE PARALELE DHE PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL) APLIKOHET NË TË NJËJTËN KOHË!
Pozicioni më sipër, i ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se pozicioni është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.
 Afati për aplikim për lëvizje paralele është data: 09.06.2019
 Afati për aplikim për pranim në shërbimin civil është data: 14.06.2019
Përshkrimi i përgjithëshëm i punës për pozicionin “Specialist i Shërbimeve ndaj Qytetarit” në Sektorin e IT dhe Pritjes së Qytetarit, (Kategoria III-b):
 Pret dhe përgjigjet me profesionalizëm dhe etikë, qytetarëve që paraqiten për ankesë pranë zyrës të pritjes në institucionin e Avokatit të Popullit, si dhe ofron këshillime
ligjore në rrugë verbale dhe shkresore për ankesat që konsiderohen jashtë juridiksionit dhe kompetencës ligjore të institucionit.  Asiston dhe u jep ndihmë qytetarëve në përpilimin e ankesave apo kërkesave sipas formularit të ankesës, kur vlerësohet se objekti i tyre është në juridiksionin dhe kompetencën ligjore të Avokatit të Popullit. Kur e vlerëson të nevojshme, specialisti i Pritjes së Qytetarit, bashkëpunon me ndihmëskomisionerët sipas seksioneve apo fushave që ata mbulojnë, për përpilimin ankesës.  Përgatit kthimin e përgjigjeve me shkrim ose me e-mail lidhur me ankesat e qytetarëve të konsideruara jashtë juridiksionit apo kompetencës së Avokatit të Popullit, me objekt “Këshillim dhe orientim”, për rrugën juridike që duhet të ndjekin qytetarët për zgjidhjen e të drejtës të pretenduar prej tyre.  Kryen çdo ditë kontrollin e ankesave që pranohen për rregjistrim, në sistemin kompjuterik “DOCULIVE”, në lidhje me statusin e ankesave të ardhura në institucion përmes rrugës postare apo postës elektronike (ankesë e re, ankesë e përsëritur, plotësim dokumentacioni, plotësim ankese).  Përgatit pjesë raporti dhe të nxjerrë statistika në lidhje me numrin e ankesave, për periudhë mujore, 6-mujore, si dhe raportit vjetor të punës për zyrën e shërbimeve ndaj qytetarit, si dhe të zyrave rajonale në rrethe.
I-Lëvizja Paralele
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunës civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha Institucionet, pjesë e shërbimit civil.
1. Kushtet për Lëvizjen Paralele dhe kriteret e veçanta për pozicionin: “Specialist i Shërbimeve ndaj Qytetarit” në Sektorin e IT dhe Pritjes së Qytetarit, (Kategoria IIIb):
Kandidati për Lëvizjen Paralele duhet të plotësojë kushtet si më poshtë vijon:
1. Të jetë nëpunës civil i konfirmuar brënda së njejtës kategori (III-b, IV-a, IV-b) 2. Të mos ketë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me një dokument nga Institucioni). 3. Të ketë të paktën vlerësimin e fundit mirë ose shumë mire.
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
1. Të zotërojnë Diplomë të nivelit “Master Profesional”, në Shkencat Juridike. Edhe Diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë. (Diplomat e marra në Universitetet jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara nga Institucioni përgjegjës sipas legjislacionit në fuqi). 2. Të kenë të paktën 3 (tre) vjet përvojë pune, nga të cilat të paktën një vit në Administratën Publike. 3. Të zotërojë shumë mire gjuhën angleze ose një gjuhë të BE-së (të dokumentuar). 4. Të njohë programet bazë të kompjuterit. 5. Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup.
2. Dokumentacioni, Mënyra dhe Afati i Dorëzimit
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Financës, Shërbimeve dhe Pritjes së Qytetarëve (Sektori i Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve) ose Zyrës së Protokollit në Institucionin e Avokatit të Popullit, dokumentat si më poshtë vijojnë:
1. Letër motivimi për aplikimin për vendin vakant si dhe një numër kontakti dhe adresën e plotë të vendbanimit të shoqëruar me një adresë aktive e-mail; 2. Jetëshkrim të plotësuar në përputhje me dokumentin tip të cilin e gjeni në link: http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard; 3. Fotokopje të diplomës ose diplomave të studimeve universitare; 4. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë); 5. Fotokopje të Letërnjoftimit (ID); 6. Vërtetim të Gjendjes Shëndetësore; 7. Vetëdeklarim të Gjendjes Gjyqësore; 8. Vlerësimin e fundit në punë; 9. Aktin e fundit të emërimit në pozicionin aktual, në të cilin të përcaktohet edhe kategoria e pozicionit, ose në pamundësi një vërtetim nga institucioni lidhur me pozicionin aktual të kandidatit dhe kategorinë përkatëse. 10. Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi; 11. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.
Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërdrejt në Institucionin e Avokatit të Popullit Brenda dates: 09.06.2019
3. Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak
Drejtoria e Financës, Shërbimeve dhe Pritjes së Qytetarëve (Sektori i Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve) në Institucionin e Avokatit të Popullit do të bëjë verifikimin paraprak të kandidatëve, që përmbushin kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta, të përcaktuara në shpalljen për konkurim dhe do të shpallë në Portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të Institucionit të Avokatit të Popullit (www.avokatipopullit.gov.al), listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e Lëvizjes Paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën kohë kandidatët që nuk plotësojnë kërkesat e Lëvizjes Paralele të përcaktuara në shpalljen për konkurim, do të renditen në një listë të veçantë në të cilën sqarohen edhe arsyet e mosplotësimit të këtyre kërkesave. Kjo listë nuk do të publikohet por administrohet nga Drejtoria e Financës, Shërbimeve dhe Pritjes së Qytetarëve (Sektori i Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve) e cila do të njoftojë në mënyrë individuale, nëpërmjet adresës së e-mail, kandidatët që nuk janë kualifikuar.
Çdo kandidat ka të drejtë të paraqesë ankesë pranë Drejtorisë së Financës, Shërbimeve dhe Pritjes së Qytetarëve, (Sektorit të Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve) brënda 3 (tre) ditëve kalendarike nga data e shpalljes së listës dhe njoftimit individual. Ankuesi merr përgjigje brënda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga data e përfundimit të afatit të ankimit.
4. Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista
Kandidatët që konkurojnë për pozicionin “Specialist i Shërbimeve ndaj Qytetarit”, do të vlerësohen në lidhje me:
1. Njohuritë mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar; 2. Njohuritë mbi Ligjin nr.8454, datë 04.02.1999 “Për Avokatin e Popullit”, i ndryshuar; 3. Njohuritë mbi Ligjin nr.152/2013 “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar; 4. Njohuritë mbi Ligjin nr.44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”; 5. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” 6. Njohuritë mbi Deklaratën Universale e të Drejtave të Njeriut 7. Njohuritë mbi Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut
5. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
1. Dokumentacionin e dorëzuar, deri në 40 pikë. 2. Intervistën e strukturuar, deri në 60 pikë.
Vlerësimi i dokumentacionit:
Kandidatët do të vlerësohen për jetëshkrimin, përvojën, trajnimet, kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe vlerësimet pozitive. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
1. Njohuritë, aftësitë, kompetencat në lidhje me përshkrimin e punës, sipas fushës së njohurive; 2. Eksperiencat e tyre të mëparshme; 3. Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Totali i pikëve në përfundim të intervistës së strukturuar me gojë është 60 pikë.
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikët, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr.2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike. http://dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/54-udhezim-nr-2-date-27-03-2015
6. Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Drejtoria e Financës, Shërbimeve dhe Pritjes së Qytetarëve (Sektori i Burimeve Njerëzore) do të shpallë fituesin në Portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit, në faqen zyrtare të Institucionit të Avokatit të Popullit
(www.avokatipopullit.gov.al), dhe në këndin e njoftimeve të publikut të Institucionit. Të gjithë kandidatët pjesmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike.
Për sqarime të mëtejshme, mund të kontaktoni në numrin e telefonit 042380334 ose në adresën: Avokati i Popullit, Bulevardi “Zhan’ Dark” nr.2, Tiranë.
III-Pranimi në Shërbimin Civil
Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpallje, në përfundim të Procedurës së Lëvizjes Paralele rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet Procedurës së Pranimit në Shërbimin Civil. Këtë informacion do ta merrni në faqen zyrtare të Institucionit të Avokatit të popullit, duke filluar nga data: 24.06.2019
1. Kushtet dhe kriteret e veçanta për Pranim në Shërbimin Civil në pozicionin “Specialist i Shërbimeve ndaj Qytetarit” në Sektorin e IT dhe Pritjes së Qytetarit;
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të Shërbimit Civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të Ligjit nr.152/2013 “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar.
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati për Procedurën e Pranimit në Shërbimin Civil janë:
1. Të jetë shtetas shqiptar; 2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 3. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur; 4. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse; 5. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje; 6. Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
1. Të zotërojnë Diplomë të nivelit “Master Profesional”, në Shkencat Juridike. Edhe Diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë. (Diplomat e marra në Universitetet jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara nga Institucioni përgjegjës sipas legjislacionit në fuqi). 2. Të kenë të paktën 3 (tre) vjet përvojë pune, nga të cilat të paktën një vit në Administratën Publike. 3. Të zotërojë shumë mire gjuhën angleze ose një gjuhë të BE-së (të dokumentuar). 4. Të njohë programet bazë të kompjuterit. 5. Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup.
2. Dokumentacioni, Mënyra dhe Afati i Dorëzimit
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Financës, Shërbimeve dhe Pritjes së Qytetarëve (Sektori i Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve) ose Zyrës së Protokollit në Institucionin e Avokatit të Popullit, dokumentat si më poshtë vijon:
1. Letër motivimi për aplikimin për vendin vakant si dhe një numër kontakti dhe adresën e plotë të vendbanimit të shoqëruar me një adresë aktive e-mail; 2. Jetëshkrim të plotësuar në përputhje me dokumentin tip të cilin e gjeni në link: http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard; 3. Fotokopje të diplomës ose diplomave të studimeve universitare; 4. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë); 5. Fotokopje të Letërnjoftimit (ID); 6. Vërtetim të Gjendjes Shëndetësore; 7. Vetëdeklarim të Gjendjes Gjyqësore; 8. Vlerësimin e fundit në punë; 9. Aktin e fundit të emërimit në pozicionin aktual, në të cilin të përcaktohet edhe kategoria e pozicionit, ose në pamundësi një vërtetim nga institucioni lidhur me pozicionin aktual të kandidatit dhe kategorinë përkatëse. 10. Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi; 11. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.
Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërdrejt në Institucionin e Avokatit të Popullit Brenda dates: 14.06.2019
3. Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak
Drejtoria e Financës, Shërbimeve dhe Pritjes së Qytetarëve (Sektori i Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve) në Institucionin e Avokatit të Popullit do të bëjë verifikimin paraprak të kandidatëve, që përmbushin kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta, të përcaktuara në shpalljen për konkurim dhe do të shpallë në Portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të Institucionit të Avokatit të Popullit (www.avokatipopullit.gov.al), listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën kohë, kandidatët që nuk plotësojnë kërkesat e përcaktuara në shpalljen për konkurim, do të renditen në një listë të veçantë në të cilën sqarohen edhe arsyet e mosplotësimit të këtyre kërkesave. Kjo listë nuk do të publikohet por administrohet nga Drejtoria e Financës, Shërbimeve dhe Pritjes së Qytetarëve (Sektori i Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve) e cila do të njoftojë në mënyrë individuale, nëpërmjet adresës së e-mail, kandidatët që nuk janë kualifikuar.
Çdo kandidat ka të drejtë të paraqesë ankesë pranë Drejtorisë së Financës, Shërbimeve dhe Pritjes së Qytetarëve, (Sektorit të Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve) brënda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga data e shpalljes së listës dhe njoftimit individual. Ankuesi merr përgjigje brënda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga data e përfundimit të afatit të ankimit.
4. Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë mbi të cilat do të vlerësohen kandidatët

Kandidatët që konkurojnë për pozicionin e “Specialist i Shërbimeve ndaj Qytetarit” në Sektorin e IT dhe Pritjes së Qytetarit, do të vlerësohen në lidhje me:
1. Njohuritë mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar; 2. Njohuritë mbi Ligjin nr.8454, datë 04.02.1999 “Për Avokatin e Popullit”, i ndryshuar; 3. Njohuritë mbi Ligjin nr.152/2013 “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar; 4. Njohuritë mbi Ligjin nr.44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”; 5. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” 6. Njohuritë mbi Deklaratën Universale e të Drejtave të Njeriut 7. Njohuritë mbi Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut
5. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
1. Vlerësimi me shkrim sipas fushës së njohurive, deri në 60 pikë. 2. Intervista e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 25 pikë. 3. Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë.
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikët, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr.2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike. http://dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/54-udhezim-nr-2-date-27-03-2015
6. Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Drejtoria e Financës, Shërbimeve dhe Pritjes së Qytetarëve (Sektori i Burimeve Njerëzore) do të shpallë fituesin në Portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit, në faqen zyrtare të Institucionit të Avokatit të Popullit (www.avokatipopullit.gov.al), dhe në këndin e njoftimeve të publikut të Institucionit. Të gjithë kandidatët pjesmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike.
Për sqarime të mëtejshme, mund të kontaktoni në numrin e telefonit 042380334 ose në adresën:
Avokati i Popullit, Bulevardi “Zhan’ Dark” nr.2, Tiranë.