NË DETYRË
NË KATEGORINË E ULËT DREJTUESE

Lloji i diplomës “Fakulteti i Inxhinjerisë së Ndërtimit “ dhe nën degët e tij , niveli minimal i diplomës “Master Shkencor “

Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II dhe III, të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015,Ligj nr.107/2014 të Këshillit të Ministrave “Për planifikimin  dhe zhvillimin e Territorit”  , Bashkia Delvinë shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë për pozicionin:

  1. Përgjegjës i Sektorit të Planfikimit,Zhvillimin  e territorit  (- Kategoria: III-a/1)

Pozicioni më sipër, i ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ky pozicion është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.

PËR TË DY PROCEDURAT (LËVIZJE PARALELE, NGRITJE NË DETYRË ) APLIKOHET NË TË NJËJTËN KOHË!

Afati për dorëzimin e dokumentave për:

LËVIZJE PARALELE                       19/10/2018

Afati për dorëzimin e dokumentave për:

NGRITJE NË DETYRË                  24/10/2018

 

 

 

 


Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin/et si më sipër është:

Studimi, zbatimi i politikave dhe strategjive per zhvillimin dhe administrimin e territorit te qytetit te Delvines ne perputhje me ligjin e Planifikimit dhe Kontrollit te Zhvillimit të Territorit dhe akteve te tjera ligjore dhe nenligjore ne fuqi.Hartimi i Planit rregullues, që nënkupton studimin urbanistik kompleks te qytetit. Synimi i këtij procesi është përcaktimi i një sistemi rregullator të planifikimit dhe krijimi i nje modeli zhvillimi te qytetit.

1 LËVIZJA PARALELE

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.

1.1 KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
a- Të jenë nëpunës civilë të konfirmuar, në kategorinë III-a ose III-a/1;
b- Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
c- Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a- Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Arsimin e Lartë Shkenca Inxhinjerike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor duhet të jetë në të njëjtën fushë;
b- Të kenë të paktën 3 vite përvojë pune në profesion.

1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a – Jetëshkrim i plotësuar ;
b – Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f – Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
g – Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
h – Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
i – Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës 19-10-2018.

Bashkia Delvine

Drejtoria e Burimeve Njerëzore

Lagjia “Sinan Ballaci “

Rruga “Nazif Haderi “

 

 

1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 22/10/2018 , Bashkia Delvinë do të shpallë portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në stendën  listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga Bashkia Delvinë për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

1.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

Kandidatët do të testohen në lidhje me:

 

  • Njohurite mbi Ligjin nr. 139, dt.17.12.2016 “Për vetqeverisjes vendore”.
  • Njohurite mbi Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar .
  • Njohuri mbi legjislacionin specifik per kete pozicion pune.

 

1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:
Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer.

Totali i pikëveve për këtë vlerësim është 40 pikë.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b – Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën;

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve Bashkia Delvinë do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe stendën e bashkisë . Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Bashkia Delvine , për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).

2 NGRITJA NE DETYRE

 

Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë. Këtë informacion do ta merrni në faqen e Sherbimit  Kombetar te Punesimit  dhe stendat prane Bashkse Delvine  duke filluar nga data 22/10/2018

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë vetëm nëpunësit civilë të një kategorie paraardhëse (vetëm një kategori më e ulët), të punësuar në të njëjtin apo në një institucion tjetër të shërbimit civil, që plotësojnë kushtet për ngritjen në detyrë dhe kërkesat e veçanta për vendin e lirë.

2.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E NGRITJES NË DETYRË DHE KRITERET E VEÇANTA

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e ngritjes në detyrë janë:
a- Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, në kategorinë III- b, IV-a ose IV-b;
b- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
c- Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
a- Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Arsimin e Lartë Shkenca Inxhinjerike ,edhe diploma e nivelit “Bachelor duhet të jetë në të njëjtën fushë;
b- Të kenë të paktën 3 vite përvojë pune në profesion.

2.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a – Jetëshkrim i plotësuar;
b – Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës     së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f – Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
g – Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
h – Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
i – Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës 24-10-2018.

Bashkia Delvine

Drejtoria e Burimeve Njerëzore

Lagjia “Sinan Ballaci “

Rruga “Nazif Haderi “

 

2.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 05/11/2018 , Bashkia Delvinë do të shpallë në faqen zyrtare në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” si dhe stendën pranë Bashkisë Delvinë , listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e ngritjes në detyrë si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për procedurën e ngritjes në detyrë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Bashkia Delvinë , për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

2.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA

Kandidatët do të testohen me shkrim në lidhje me:

  • Njohurite mbi Ligjin nr. 139, dt.17.12.2016 “Për vetqeverisjes vendore”.
  • Njohurite mbi Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar .
  • Njohuri mbi legjislacionin specifik per kete pozicion pune.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
– Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
– Eksperiencën e tyre të mëparshme;
– Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a- Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;
b- Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë;
c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20 pikë.

2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Delvinë do të njoftojë ata individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail). Bashkia Delvinë do të shpallë fituesin në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në stendën pranë Bashkisë Delvinë .

Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e ngritjes në detyrë, do të marrin informacion  për fazat e mëtejshme të procedurës së  konkurimit në portalin “ Shërbimi Kombëtar  I Punësimit  “ si dhe  në stendat e Bashkisë Delvinë :

– për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak;
– datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;

Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme  portalin  e Shërbimit të Punësimit “ duke filluar nga data 22.10.2018