REPUBLIKA E SHQIPERISE

BASHKIA DEVOLL

NJESIA E BURIMEVE NJEREZORE

SHPALLJE PËR NËPUNËS CIVILË

LËVIZJE PARALELE, PËR NGRITJEN NË DETYRË

DHE PËR KANDIDATË JASHTË SHËRBIMIT CIVIL NE KATEGORINE E LARTE DREJTUES

 

 

SEKRETAR I PERGJITHSHEM

BASHKIA DEVOLL

 

Në zbatim të nenit 32 të Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut III, VIII të Vendimit Nr. 118, datë 05/03/2014 “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TND-së”, Bashkia Devoll, shpall procedurat e ngritjes në detyrë ose pranimit nga jashtë në shërbimin civil për pozicionin:

 

Sekretar i Pergjithshem

 

Kategoria e pagës I-b

 

Pozicioni më sipër, i ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Nëse në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ky pozicion është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë ku mund të marrin pjesë  për konkurim edhe kandidatët jashtë shërbimit civil.

 

 

Për të gjitha procedurat  (lëvizje paralele, ngritje në detyrë) aplikohet në të njëjtën kohë!

Afati për dorëzimin e dokuentave për LËVIZJE PARALELE  27  Shtator 2019

 

Afati për dorëzimin e dokumentave për NGRITJE NË DETYRË:  02.Tetor  2019

 

 

1.PËRSHKRIMI PËRGJITHËSUES I PUNËS PËR POZICIONIN SI MË SIPËR

 

  1. Formulon politikat e institucionit dhe merr masa për zbatimin e tyre;
  2. Koordinon dhe garanton përfshirjen e kontributeve të dhëna nga seksionet/drejtoritë, të cilat kanë lidhje midis tyre, gjatë procesit të formulimit të politikave, sipas fushës që mbulon institucioni;
  3. Siguron zbatimin e vendimeve lidhur me politikat, duke ndjekur rregullisht procesin dhe duke marrë masa për zgjidhjen e problemeve;
  4. Siguron drejtim strategjik afatgjatë;
  5. Merr masa për përgatitjen, zbatimin, kontrollin e brendshëm financiar, monitorimin, raportimin, kontabilitetin dhe auditimin e brendshëm të buxhetit të institucionit dhe përgjigjet përpara Kryetarit të Bashkise ne përputhje me legjislacionin për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë;
  6. Identifikon mundësitë për reduktim të shpenzimeve, për përmirësim të politikave, programeve dhe performancës institucionale;
  7. Organizon punën dhe përcakton detyrat sipas njësive kryesore administrative;
  8. Siguron një klimë bashkëpunimi dhe gjithëpërfshirjeje të stafit dhe promovon zhvillimin e kapaciteteve njerëzore;
  9. Është përgjegjës për ristrukturimin organizativ të institucionit;
  10. Miraton përshkrimet e punës së nëpunësve të institucionit;
  11. Garanton respektimin e afateve në nxjerrjen e akteve administrative dhe ruajtjen e sekretit shtetëror;
  12. Promovon iniciativa për përmirësimin e shërbimeve me publikun;
  13. Përfaqëson institucionin, me autorizim të titullarit, brenda dhe jashtë vendit;
  14. Kryen detyra të tjera të ngarkuara me urdhër të Kryetarit të Bashkise.

 

 

1  LËVIZJA PARALELE

 

 

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori,

në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.

 

–  Të jetë nëpunës civil i konfirmuar;

–  Të mos ketë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me një dokument nga institucioni);

–  Të ketë të paktën një vlerësim pozitiv mire ose shume mire;

–  Të kenë 3 vjet përvojë pune në pozicione të kategorisë së pagës II-b;

–  Niveli i diplomës duhet të jetë “Master Shkencor”;

– Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi;

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e e pergjithshme sipas nenit 21, të ligjit nr. 152/2013 si më poshtë:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  • Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit nr. 152/2013.

 

 

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

 

  • Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master shkencor”, ne Shkenca Shoqerore dhe/ose Shkencore, ose të barasvlefshme me to sipas legjislacionit të arsimit të lartë;
  • Të ketë aftësi drejtimi strategjik menaxhimi, drejtim teknik, koordinimi, kontrollimi dhe vlerësimi të veprimtarisë dhe përdorimit të burimeve në dispozicion;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi, pune në grup;
  • Të jetë krijues;
  • Të ketë njohuri për sistemin ligjor evropian.
  • Experience pune ne institucionet e qeverisjes vendore

 

 

Dokumentat duhet të dorëzohen më postë apo drejtpërsëdrejti në Bashkinë Devoll brenda datës 27 Shtator  2019.

 

1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 04 Tetor  2019, njësia e burimeve njerëzore në Bashkinë Devoll do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen e internetit të Bashkisë Devoll  dhe stendat e informimit të publikut, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga Njesia e Burimeve Njerezore në Bashkinë Devoll, (nëpërmjet adresës së e-mail), për shkaqet e moskualifikimit.

 

 

1.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  • Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë;
  • Ligjin nr. 139/2015 “Per Vetqeverisjen Vendore
  • Ligjin nr. Nr.10 296, datë 8.7.2010 “Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin”,
  • Legjislacionin e shërbimit civil;
  • Kodin e Procedurave Administrative;
  • Kodin e Punës në Republikën e Shqipërisë;
  • Ligjin nr. 8503, datë 30.06.1999 “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”;
  • Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”;

 

  • MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:

Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer.Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.   ( dokumentacioni i dorëzuar, i ndarë: 10 pikë  jetëshkrimi, 10 pikë për eksperiencën, 5 pikë për trajnimet, 10 pikë për kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse dhe 5 pikë për vlerësimet pozitive).

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;

b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;

c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

 

1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Njesia e Burimeve Njerezore në Bashkinë Devoll do të shpallë fituesin në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”në faqen e internetit të Bashkisë Devoll  dhe stendat e informimit të publikut. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike, për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).

2. NGRITJA NË DETYRË DHE APLIKIM NGA JASHTË SHËRBIMIT CIVIL

 

Në rast se pozicioni i cituar me sipër, nuk plotësohet nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, vazhdon procedura e ngritjes në detyrë,ku mund të marrin pjesë  për konkurim edhe kandidatët jashtë shërbimit civil.Këtë informacion do ta merrni në faqen e internetit të Bashkisë Devoll dhe stendat e informimit të publikut duke filluar nga data 28 Shattor 2019.

 

 

 

 

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë nëpunësit civilë të të kategorisë së mesme  drejtuese të punësuar në të njëjtin apo në një institucion tjetër të shërbimit civil që plotësojnë kushtet për ngritjen në detyrë si dhe kandidatë të tjerë jashtë shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e veçanta për vendin e lirë.

 

2.1 KUSHTET PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË LIRË PËR KATEGORINË E LARTË DREJTUESE

Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:

–  Të jetë nëpunës civil i konfirmuar;

–  Të mos ketë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me një dokument nga institucioni);

–  Të ketë të paktën një vlerësim pozitiv;

–  Të kenë 3 vjet përvojë pune në pozicione të kategorisë së pagës II-b;

–  Niveli i diplomës duhet të jetë “Master Shkencor”;

– Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi;

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e e pergjithshme sipas nenit 21, të ligjit nr. 152/2013 si më poshtë:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  • Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit nr. 152/2013.

 

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

 

  • Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master shkencor”, ne Shkenca Shoqeroredhe/ ose Shkencore të barasvlefshme me to sipas legjislacionit të arsimit të lartë;
  • Të ketë aftësi drejtimi strategjik menaxhimi, drejtim teknik, koordinimi, kontrollimi dhe vlerësimi të veprimtarisë dhe përdorimit të burimevenë dispozicion;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi, pune në grup;
  • Të jetë krijues;
  • Të ketë njohuri për sistemin ligjor evropian.

 

 

1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore dhe Prokurimit të Bashkisë Maliq, dokumentat si më poshtë:

a-Jetëshkrim i plotësuar;

b-Fotokopje të diplomës ;

c-Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

d-Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

e-Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

f- Vërtetim të gjendjes gjyqësore;

g-Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;

h-Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi.

i-Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

 

Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda 02 Tetor 2019

Bashkia Devoll , Bulevardi “Rr 24 tetori”.Lagjia nr 1.

 

1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

 

Në datën 08.10.2019, Njesia e Menaxhimit te Burimeve Njerëzore të Bashkisë Devoll  do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në stenden e Bashkisë Devoll, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e ngritjes ne detyre dhe kritere te vecanta, si dhe daten ,vendin  dhe oren e sakte  ku do te zhvillohet konkurrimi.

 

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga Njesia e Menaxhimit te Burimeve Njerëzore të Bashkisë Devoll , nëpërmjet adresës së e-mail, për shkaqet e moskualifikimit.

 

 

1.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET KONKURRIMI

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  • Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë;
  • Ligjin nr. 139/2015 “Per Vetqeverisjen Vendore
  • Ligjin nr. Nr.10 296, datë 8.7.2010 “Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin”,
  • Legjislacionin e shërbimit civil;
  • Kodin e Procedurave Administrative;
  • Kodin e Punës në Republikën e Shqipërisë;
  • Ligjin nr. 8503, datë 30.06.1999 “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”;
  • Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”;

 

1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Faza e konkurrimit konsiston në:

 

  1. a) Vlerësimin e jetëshkrimit (CV) të kandidatëve, që përfshin vlerësimin e arsimimit, eksperiencës dhe trajnimeve të lidhura me fushën, si dhe vlerësimet e arritjeve vjetore;
  2. b) Testimi me shkrim;
  3. c) Intervistën e strukturuar me gojë;

 

Vlerësimi maksimal është 100 pikë. Vlerësimi i kandidatëve bëhet sipas një procedure që përfshin pikët maksimale për secilën nga fazat e mëposhtme:

 

  1. vlerësimin e jetëshkrimit të kandidatëve, që përfshin në vlerësimin e arsimimit, eksperiencës dhe trajnimeve të lidhura me fushën, si dhe vlerësimet e arritjeve vjetore, 10 pikë;
  2. testim me shkrim, 40 pikë;
  3. intervistën e strukturuar me gojë, 50 pikë.

 

 

1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

 

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Njesia e Menaxhimit te Burimeve Njerëzore të Bashkisë Devoll do të shpallë fituesin në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në stendat e   Bashkisë Devoll. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike për shpalljene fituesit.