Në zbatim të nenit 26 pika 4 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të pikës 43, të Kreut III, të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015 të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Bashkia Durrëës, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve për pranimin nga jashtë shërbimit civil dhe kritereve të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:

Drejtor i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Përgjithshme Ligjore, Arsim Kulturës dhe Burimeve Njerëzore në Bashkinë Durrës – kategoria: II-b

Kandidati/kandidatët i/e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit për procedurën e pranimit nga jashtë shërbimit civil është/janë:

  • Stela Shkarpa

 

  • Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 01.11.2019, ora 14:30 në ambientet e Bashkisë Durrës, Sheshi “Liria”, 2000 Durrës.
  • Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 01.11.2019, ora 15:00 në ambientet e Bashkisë Durrës, Sheshi “Liria”, 2000 Durrës.