BASHKIA ELBASAN

 

SHPALLJE PËR  NËPUNËS CIVILË

 LËVIZJE  PARALELE , NGRITJE  NË  DETYRË  

 

                 Drejtor në Drejtorinë  e Informacionit

 

Në zbatim të Nenit 25 dhe të Nenit 26, të Ligjit 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II dhe III  të Vendimit Nr.242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Bashkia Elbasan shpall proçedurë e lëvizjes paralele dhe  ngritjen në detyrë

        Drejtor në Drejtorinë e Informacionit – Kategori II B

Pozicioni  më sipër, u ofrohen fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për proçedurën e lëvizjes paralele vetëm në rast se nga këto pozicione, në përfundim të proçedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, ato janë të vlefshme për konkurimin nëpërmjet proçedurës së  ngritjes në detyrë  për kategorinë e mesme drejtuese

PËR TË DY PROCEDURAT (LËVIZJE PARALELE,NGRITJE  NË DETYRË) APLIKOHET NË TË NJËJTËN KOHË.

Afati për dorëzimin e dokumentave për: LËVIZJE PARALELE – 18.05.2018

Afati për dorëzimin e dokumentave për: ngritje nË detyrË – 23.05.2018

 

PËRSHKRIMI PËRGJITHËSUES I PUNËS PËR POZICIONIN E MË SIPËR ËSHTË:

  • Ndjek mbarëvajtjen  e proçesit  të komunikimit  me qytetarët  që i drejtohen  Bashkisë për zgjidhjen e  problemeve të ndryshme.
  • Kërkon nga të gjitha strukturat  dhe punonjësit , respektimin e afateve  të arsyetueshme  apo ligjore në trajnimin e  kërkesave  apo ankesave të qytetarëve.
  • Informohet për ecurinë e proçeseve administrative  dhe për  shtyrjet eventuale  të këtyre proçeseve  për shkaqe të arsyetueshme  dhe të

 

  • Merr informacionin  e duhur  nga  çdo drejtori  tjetër për të rrituar  gamën e informacionit  për

 

  1. LËVIZJE PARALELE

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë proçedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil

 

1.1 KUSHTET PËR LËVIZJE PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
a – Të jenë nëpunës civilë të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori  II-b
b – Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
c – Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.

 

d- Të plotësojë  kushtet dhe kerkesat e posaçme, të përcaktuara  në shpalljen për konkurim

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

a –  Të zotërojnë diplomë të nivelit minimal Arsim i Lartë Shkenca Shoqërore  niveli minimal i diplomes “Master Shkencor”

b- Pervoja në punë përbën avantazh.

 

1.2 DOKUMENTACIONI , MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

 

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a-Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://ëëë.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
b-Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c-Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d-Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

e-Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

f-Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;

g-Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;

h-Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;

i-Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

 

Dokumentat e përmendura më sipër, duhet të dorëzohen pranë Bashkisë Elbasan, Drejtoria e Administratës  e Burimeve Njerëzore, me postë ose dorazi në një zarf të mbyllur.

Adresa Rr.Qemal Stafa , Elbasan.

 

Dorëzimi i dokumentave me poste ose dorazi për proçedurën e lëvizjes paralele në kategorinë ekzekutive duhet të bëhet brenda datës: 18.05.2018.

 

 

1.3 REZULTATET  PËR FAZËN  E VERIFIKIMIT  PARAPRAK


Në datën 20.05.2018 ,  njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të Bashkise Elbasan do të shpallë, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të internetit të Bashkisë Elbasan, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të Bashkisë Elbasan, për shkaqet e moskualifikimit  (nëpërmjet adresës së e-mail).

 

1.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË  DHE CILËSITË  MBI TË CILAT   DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

 

Kandidatët do të testohen në lidhje me:

 

-Njohuritë mbi Ligjin nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”.

– Njohuritë mbi Ligjin 152/2013 “Për nënpunësin civil” i ndryshuar

-Njohuritë mbi Ligjin nr.9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”.

– Njohuritë mbi ligjin Nr. 119/2014 ”Për të Drejtën e Informimit”

 

 

1.5   MËNYRA E VLERËSIMIT  TË  KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:

Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer.

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë, (20 pikë për përvojën në punë, 10 pikë për trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushen përkatëse, si dhe 10 pike per çertifikimin).

 

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b – Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

 

1.6    DATA E DALJES  SË  REZULTATEVE  TË KONKURIMIT  DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

 

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, informacioni për fituesin do te shpallet  në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të internetit të Bashkisë Elbasan.

 

2 NGRITJE NË DETYRË

 

Vetëm në rast se nga pozicionet e renditura në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, këto pozicione janë të vlefshme për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes ne detyre  ne kategorine e mesme drejtuese . Këtë informacion do ta merrni në faqen e “Shërbimit Kombëtar të Punësimit”, duke filluar nga data 02.06.2018.

 

2.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI  NË PROÇEDURËN  E NGRITJES NË DETYRË DHE KRITERET E VEÇANTA
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në proçedurën e ngritjes në detyrë janë:
a – Të jetë  nëpunës civil i konfirmuar Brenda   kategorisë  III A/1

b-Të mos ketë masë disiplinore në fuqi

c-  Të ketë  vlerësimin e  fundin “Mirë” ose “Shume Mirë”

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a –  Të zotërojnë diplomë të nivelit minimal “Arsim i  Lartë Shkenca Shoqerore” niveli minimal i diplomes “Master Shkencor”

b- Përvoja në punë përben avantazh.
2.2 DOKUMENTACIONI , MËNYRA  DHE AFATI  I  DORËZIMIT
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

a – Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://ëëë.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
b – Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f – Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
g – Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër do te bëhet pranë Bashkisë Elbasan, Drejtoria  Administratës  e Burimeve Njerëzore, me poste ose dorazi.

Adresa Rr.Qemal Stafa, Elbasan.

 

Dorëzimi i dokumentave me poste ose dorazi për proçedurën e ngritjes në detyrë  në kategorinë e mesme drejtuese  duhet të bëhet brenda datës: 23.05.2018.

 
2.3 REZULTATET  PËR  FAZËN E VERIFIKIMIT  PARAPRAK
Në datën 02.06.2018 , Bashkia Elbasan do të shpallë në faqen zyrtare të internetit të Bashkisë Elbasan dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për proceduren e ngritjes në detyrë në kategorinë e mesme  drejtuese , si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista me goje.

 

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e ngritjes në detyrë në kategorinë e mesme drejtuese  dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të Bashkisë Elbasan, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).
2.4 FUSHAT E NJOHURIVE , AFTËSITË  DHE CILËSITË  MBI TË CILAT  DO TË ZHVILLOHET  TESTIMI DHE INTERVISTA
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
– Njohuritë mbi Ligjin nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”.

– Njohuritë mbi Ligjin 152/2013 “Për nënpunësin civil” i ndryshuar

-Njohuritë mbi Ligjin nr.9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”.

– Njohuritë mbi ligjin Nr. 119/2014 ”Për të Drejtën e Informimit”

 
2.5 MËNYRA  E  VLERËSIMIT  TË  KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a- Vlerësimin me shkrim  , deri në  40 pikë
b-Intervistën e strukturuar me gojë qe konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë;
c -Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20 pikë.
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Elbasan do të shpallë fituesin në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të Bashkisë Elbasan. Të gjithë kandidatët që kanë marë më pak se 70 pikë (70% të pikëve) do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).

 

2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT  DHE MËNYRA  E KONKURIMIT

 

Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e ngritjes ne detyre  për kategorinë e mesme drejtuese  , do të marrin informacion në faqen e Sherbimit Kombetar te Punesimit dhe faqen zyrtare te Bashkise Elbasan, për fazat e mëtejshme të procedurës së ngritjes ne detyre ne  kategorine e mesme drejtuese

– për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak,

– datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;

Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Sherbimit Kombetar te Punesimit dhe faqen zyrtare te Bashkise Elbasan duke filluar nga data­­­ 02.06.2018.