REPUBLIKA E SHQIPËRISË

BASHKIA  FUSHË-ARRËZ

Adresa:Fushë-Arrez,PrefekturaShkoder,Tel:027123131,email:bashkiafushearrez@hotmail.com

 

 

Nr._____Prot.                                                                       Fushë-Arrëz, më ___/___/2018

 

 

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE,NGRITJE NË DETYRË DHE PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL

 

 

Në zbatim të ligjit Nr. 152/2013 “Për Nepunesin civil”, VKM Nr.108,dt.26.02.2017 “Per planin vjetor te pranimit ne sherbimin civil” VKM Nr. 242 datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lirënë kategorinë e ulët dhe tëmesme drejtuese”

 

Bashkia Fushë-Arrëz, Sektori i  Burimeve Njerëzore,  organizon proçeduren e konkurimit për  pozicionin e PERGJEGJËS I SEKTORIT TË BURIMEVE NJERËZORE :

 

Pozicioni: Përgjegjës i Sektorit të Burimeve Njerezore, niveli i ulet drejtues, kategoria III-a/1

 

Përshkrimi i shkurtër i  pozicionit

  • Të punojë për ofrimin e punës së Administratës së Bashkisë me legjislacionin, politikat lokale e rajonale dhe zbatimin e vendimeve të Kryetarit dhe Këshillit të Bashkis nga i gjithë personeli i Bashkisë;
  • Të organizojë punën për rekrutimin e përsonelit të Bashkisë dhe  krijojë kushte për punë normale për personelin e Bashkisë nëpërmjet trajnimeve;
  • Të shpërndajë në të gjitha drejtoritë kriteret e veçanta për vlerësimin e rezultateve të punëstë çdo punonjësi, në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi dhe të kërkojë çdo vit vlerësimin e rezultateve individuale të punonjësve nga drejtoritë e Bashkisë;
  • Në përputhje me ligjin“Për Statusin e Nëpunësit Civil” dhe me aktet nënligjore përkatësë, ushtron kompetencat displinore ndaj nëpunësit civil;
  • Të ndjekë dhe evidentojë me shkrim zbatimin e orarit të punës, prezencën e personelit në punë në drejtoritë dhe sektorët e bashkisë, si dhe në njësitë administrative institucionet vartëse, me program të miratuar nga Kryetari i Bashkisë dhe t‘I propozojë atij masa disiplinore përshkeljet e konstatuara;
  • Të ndjekë dhe evidentojë me shkrim zbatimin e detyrimeve ligjore mbi personelin dhe dokumentacionin ligjor që lidhet me të në institucionet vartëse, me program të miratuar nga Kryetari i Bashkisë dhe t’ipropozojë atij masa disiplinore për shkeljet e konstatuara;
  • Të përgatitë programe pune për trajnimin dhe formimin professional të Nëpunësve të Shërbimit Civil;
  • Të hartojë planin e lejeve të zakonshme për vitin pasardhës dhe ndjekë zbatimin e tij pas miratimit nga Kryetari i Bashkisë;
  • T’I jape sektorit të finances të dhënat e nevojshme për pagat, klasat, vjetërsinë në punë, masën e shpërblimit përfunksionin, shkallën e vështirësisë në punë, etj;

 

 

KERKESA TE VEÇANTA PER KANDIDATET

 

  1. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në shkencat Juridike;
  2. Të ketë të paktën 2 (dy) vite përvojë pune
  3. Te kete njohuri te gjera te legjislacionit ne teresi dhe njohuri shume te mira te procedurave administrative;
  4. Te kete njohuri te nje gjuhe te huaj(Anglisht,italisht etj)dhe te programeve baze kompjuterike Ëord dhe Exel;
  5. Të ketë aftësi për të ofruar drejtim teknik, për të koordinuar, kontrolluar dhe vlerësuar veprimtarinë e vartësve dhe përdorimin e burimeve, aftësi për të shkëmbyer ide dhe mendime teknike dhe për të argumentuar propozimet përkatëse, aftësi shumë të mira organizimi, komunikimi dhe prezantimi.

 

 

  • Fusha Kryesore mbi te cilat do të zhvillohet komkurrimi janë njohurit mbi:
  • Kushtetuta e Republikes se Shqiperise
  • Legjislacionin e shërbimit civil (Ligjin nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil” dhe aktet nënligjore në zbatim të tij);
  • Kodin e Punës së Republikës së Shqipërisë;
  • Kodi Civil i Republikes se Shqiperise
  • Kodi i Procedures Civile te Republikes se Shqiperise
  • Ligji nr.49/2012 “Per organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative”
  • Kodin e Procedurave Administrative;
  • Ligjin nr.139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”
  • Ligjin 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”;
  • Ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”;
  • Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
  • Ligjin nr. 8517, datë 22.07.1999 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar

 

  • Dokumentet që duhet të dorëzohën:
  • Letër motivimi për aplikim në vendin vakant;
  • Një kopje të jetëshkrimit;
  • Një numër kontakti, adresë aktive emaili dhe adresën e plotë të vendbanimit;
  • Fotokopje e diplomës (nëse kandidati disponon një diplomë të një universiteti të huaj, duhet ta ketë të njehsuar pranë Ministrisë së Arsimit);
  • Fotokopje e listës së notave (nëse ka një listë notash të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, kandidati duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar);
  • Fotokopje e librezës së punës e plotësuar;
  • Vërtetimi i gjendjes gjyqësore;
  • Fotokopje të kartës së identitetit;
  • Fotokopje të një vlerësimi vjetor;(nëse është nëpunës)
  • Aktin e emërimit si nëpunës civil;(nëse është nëpunës i konfirmuar)
  • Vërtetim nga punëdhënësi i fundit, që kandidati nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

 

Kandidatet duhet të dorëzojne të future në një zarf, jo transparent, të mbyllur ,me emrin dhe  adresen e saktë të banimit. Dokumentet  e mësipërme mund të dorëzohen me postë ose dorazi pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore Bashkia Fushë-Arrëz.

Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit.

 

  • Konkurimi do të zhvillohet me shkrim dhe me gojë
  • Skema e vlerësimit me pikë të kandidatëve për lëvizje paralele do te jete :
  • 40 pike per dokumente dhe 60 pike per intervsten e strukturuar me goje
  • Skema e vlerësimit me pikë të kandidatëve për ngritje në detyrë do të jetë si më poshtë:

– 20 pikë për dokumentacionin e dorëzuar (10 pikë- jetëshkrimi; 10 pikë- eksperienca; 5 pikë- trajnimet; 10 pikë- kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse; 5 pikë- vlerësimet pozitive)

– 40 pikë provimi me shkrim

– 40 pikë intervista me gojë

 

  • Skema e vlerësimit me pikë të kandidatëve që pranohen për herë të parë në shërbimin civildo të jetë si më poshtë:

 

  • për vlerësimin e jetëshkrimit (CV) të kandidatëve, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të eksperiencës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, si dhe vlerësimet e arritjeve vjetore, deri15 pikë;
  • për intervistën e strukturuar me gojë, deri 25 pikë;
  • për vlerësimin me shkrim, deri ne 60 pikë

Nëse kandidati grumbullon të paktën 30 pikë nga testimi me shkrim, ai i nënshtrohet intervistës së strukturuar me gojë.

 

Kandidati që merr më pak se 70 pikë, nuk konsiderohet i suksesshëm

 

 

Afati për dorëzimin e dokumenteve per LËVIZJEN PARALELE DHE NGRITJEN NE DETYRË :18 Maj 2018

 

 

Afati për dorëzimin e dokumenteve për

 

PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL :  21 Maj 2018

 

 

 

  • Lista e rezultateve të vlerësimit paraprak për dokumentet për kandidatët do të shpallet brenda 3 diteve nga dorëzimi i dokumentave

 

  • Të gjithë kandidatët që aplikojnë , do të marrin informacion në faqen e Shërbimit Kombëtar të punësimit dhe pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore të Bashkisë Fushë-Arrëz , për fazat e mëtejshme të kësaj procedure:
  • datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;

 

Për çdo sqarim të mëtejshëm  kontaktoni pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore Bashkia Fushë-Arrëz