R E P U B L I K A E S H Q I P Ë R I S Ë

BASHKIA KORÇË

    Nr.Prot. _____                                                                   Korçë më ____/____/2018

 

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE

 

Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar,si dhe të Kreut II, III, IV dhe VII, të Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Bashkia Korçë shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për pozicionet:

 

  • 1 (një) Specialist i Emergjencave Civile, në Sektorin e Emergjencave Civile, në Drejtorinë e Përgjithshme Juridike dhe e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, niveli minimal i Diplomës “Master Profesional”, kategoria III.b.

Pozicioni më sipër, u ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele.

Vetëm në rast se këto pozicione, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezultojnë vakante, atëherë janë të vlefshme për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.

Për të dy procedurat (lëvizje paralele dhe pranim në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive) aplikohet në të njëjtën kohë.

 

Afati për dorëzimin e dokumentave për LEVIZJE PARALELE: 31.12.2018

Afati për dorëzimin e dokumentave për PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL: 04.01.2019

 

 

 

 

 

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin Specialist  i Emergjencave Civile:

– Organizon dhe bashkerëndon punën për hartimin e planeve të përgatitjes për Emergjenca Civile për tu paraprirë situatave që mund të krijohen në çdo moment, kryesisht në verë nga zjarret në pyje dhe kullota si dhe në dimër nga bllokimi i rrugëve nga rreshjet e borës.

– Të grumbullojë dhe përpunojë të dhëna nga njësitë administrative të Bashkisë për zbatimin e detyrave të planizimit dhe përballimit të emergjencave civile.

– Të ndjekë realilzimin e detyrave për lehtësimin e efekteve të emergjencës civile.

– Me urdhër të Kryetarit ngre komisionin e konstatimit të gjendjes reale dhe përpilon procesverbalin për vërtetësinë e fakteve.

– Shqyrton dokumentacionin tekniko-ligjor të hartuar për familjet, banesat e të cilëve janë dëmtuar nga rënia e zjarrit, deri në fund të procesit, kur qytetari merr ndihmën financiare të akorduar nga Bashkia.

– Kthimi i përgjigjeve të shkresave me institucionet dhe qytetarët.

– Kryen detyra të tjera të deleguara nga Kryetari i Bashkisë.

 

  1. LËVIZJA PARALELE

 

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.

 

  • KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:

  • Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori;
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
  • Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mire”;

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  • Të zotërojnë nivelin minimal të diplomës “ Master Profesional”.

 

  • DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë njësisë së burimeve njerëzore të Bashkisë Korçë, dokumentat si më poshtë:

  • Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun: http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-dokumenta/219-udhezime-dokumenta
  • Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor);
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  • Vërtetim nga Institucioni qe nuk ka masë displinore ne fuqi.
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti pranë njësisë së burimeve njerëzore të Bashkisë Korçë, brenda dates 31.12.2018.

 

  • REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 02.01.2019, njësia e burimeve njerëzore të Bashkisë Korçë do të shpallë në faqen zyrtare të internetit të institucionit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta,si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista. Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

 

 

  • FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

 

  • Plani i Bashkisë Korçë për Emergjencat Civile dhe Krizat i cili është bazuar në Ligjin Nr. 8756, datë 26.03.2001 “Për Emergjencat Civile” I ndryshuar.
  • Ligji Nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen Vendore”.
  • Ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar;
  • Kodi i Procedurave Administrative.
  • Ligji “Për të Drejtën e Informimit”
  • K.M Nr. 326, datë 16.05.2012 “Për kriteret dhe procedurat e dhënien e ndihmës shtetërore financiare, për mbulimin e dëmeve të shkaktuara nga faktorë natyrorë ose veprimtaria njerëzore”.
  • K.M Nr. 965, datë 02.12.2015 “Për bashkëpunimin ndërstitucional të strukturave të drejtimit, në rastet e Emergjencave Civile dhe Krizave”.
  • K.M Nr. 655, datë 18.12.2002 “Për ngritjen dhe funksionimin e strukturës së sistemit Kombetar të Planifikimit dhe Përballimit të Emergjencave Civile” etj.

 

  • MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar. Kandidatët do të vlerësohen për pervojen, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme;
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “ëëë.dap.gov.al” http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

 

  • DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, informacioni për fituesin do te shpallet në faqen zyrtare të internetit te Bashkisë Korçë dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” .

Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike, për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).

 

 

  1. PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE

 

Vetëm në rast se nga pozicionet e cituara në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, këto pozicione janë të vlefshme për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.

Këtë informacion do ta merrni në faqen e Bashkisë Korçë, duke filluar nga data 02.01.2019.

 

2.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT NË SHËRBIMIN CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA

 

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar. Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formëssë prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  • Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

  • Të zotërojnë diplomë të nivelit “ Master Profesional”.

 

2.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  • Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun: http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-dokumenta/219-udhezime-dokumenta
  • Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor);
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore.
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumentave të cituara më sipër, do të bëhen pranë njësisë së Burimeve Njerëzore, Bashkia Korçë ose nëpërmjet shërbimit postar, Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave për proceduren e pranimit në kategorinë ekzekutive duhet të bëhet brenda datës 04.01.2019.

2.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 14.01.2019, Bashkia Korçë do të shpallë në faqen zyrtare të internetit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për proceduren e pranimit në kategorinë ekzekutive, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista. Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit në kategorinë ekzekutive dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Bashkia Korçë, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

 

2.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI ME SHKRIM DHE INTERVISTA

Kandidatët do të testohen me shkrim në lidhje me:

 

  • Plani i Bashkisë Korçë për Emergjencat Civile dhe Krizat i cili është bazuar në Ligjin Nr. 8756, datë 26.03.2001 “Për Emergjencat Civile” I ndryshuar.
  • Ligji Nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen Vendore”.
  • Ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar;
  • Kodi i Procedurave Administrative.
  • Ligji “Për të Drejtën e Informimit”
  • K.M Nr. 326, datë 16.05.2012 “Për kriteret dhe procedurat e dhënien e ndihmës shtetërore financiare, për mbulimin e dëmeve të shkaktuara nga faktorë natyrorë ose veprimtaria njerëzore”.
  • K.M Nr. 965, datë 02.12.2015 “Për bashkëpunimin ndërstitucional të strukturave të drejtimit, në rastet e Emergjencave Civile dhe Krizave”.
  • K.M Nr. 655, datë 18.12.2002 “Për ngritjen dhe funksionimin e strukturës së sistemit Kombetar të Planifikimit dhe Përballimit të Emergjencave Civile” etj.

 

 

 

 

 

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionet;
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme;
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 

2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  • Vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë;
  • Intervistën e strukturuar me gojë qe konsiston ne motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 25 pikë;
  • Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë;

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “ëëë.dap.gov.al” http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

 

2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Korçë do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail). Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, do të marrin informacion në faqen e Departamentit të Administratës Publike, për fazat e mëtejshme të procedurës së pranimit në shërbimin civil të kategorisë ekzekutive: ­ për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak, ­ datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi; Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Bashkisë Korçë duke filluar nga data 14.01.2019.

 

 

 

 

 

 

KRYETAR

Sotiraq FILO