NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

PËR NGRITJE NË DETYRË

NË KATEGORINË E ULËT DHE TË MESME DREJTUESE

 

Pergjegjes Sektori te Prokurimeve Publike ne Drejtorine Juridike

 

Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut III, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të Lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”si dhe të vendimit Nr. 86  Datë 18.12.2018 të titullarit të Bashkisë Kuçovë,

Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Kuçovë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se

–           kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit për procedurën e ngritjes në detyrë për pozicionin Pergjegjes Sektori te Prokurimeve Publike ne Drejtorine Juridike është:

 

  1. Lindita Kamberi

 

Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 21.12.2018 ora 10:00 në ambientet e Bashkisë Kuçovë, kandidatët të cilët kanë grumbulluar në vlerësimin me shkrim më shumë se gjysmën e pikëve do të kalojnë në intervistën e strukturuar me gojë më datë 24.12.2018 ora 12:00.