_________________________________  ________________________________

REPUBLIKA E SHQIPERISE

BASHKIA LIBRAZHD

Sektori I BurimeveNjerezore

 

Date 17.07.2018

 

 

 

 

Njoftim per vend te lire pune

 

Per pranimin e nenpunesit civil te kategorise se mesme drejtuese ne njesine e qeverisjes vendore Bashkia Librazhd

 

Ne zbatim te ligjit 152/2013, “Per nepunesin civil” i ndryshuar , neni 32  ,si dhe të të Vendimit të Këshillit të Ministrave, Nr.242, datë 18.03.2015 , Bashkia Librazhd shpall proceduren e proceduren per pozicionin e punes,

 

Drejtor i Drejtorise se Zhvillimit Ekonomik dhe Menaxhimit Financiar

Kategoria e pagës II-b.

 

 

 

 

 

 

 

Për të gjitha procedurat (lëvizje paralele, ngritje në detyrë) aplikohet në të njëjtën kohë!

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

PËRSHKRIMI PËRGJITHËSUES I PUNËS PËR POZICIONIN SI MË SIPËR

 

 

  1. a. harton përshkrimin e punës për çdo sektor, zyrë, njësi e vend pune pjese te drejtorise;

 

  1. parashikon në planet mujore të punës, të gjitha detyrat që i dalin drejtorisë sipas fushave përkatëse, ndjek sistematikisht plotësimin e tyre dhe bën analizën në nivel drejtorie, në zbatim të detyrave të përcaktuara nga programet vjetore dhe periodike të miratuara;

 

  1. c. bën shpërndarjen e punës dhe çështjeve që i adresohen drejtorisë dhe ndjek e kontrollon punën që  bëhet  nga  përgjegjësit  e  sektorëve,  zyrave  e  punonjësit  e  veçantë,  për përcaktimin e dhënien e zgjidhjeve ligjore, në afatet e caktuara;

 

  1. zbaton, ndjek dhe bashkërendon plotësimin e të gjitha detyrave të ngarkuara nga Kryetari Bashkise dhe Sekretari I Pergjithshem;

 

  1. e. kontrollon  dhe  firmos  të gjitha  shkresat  që  përgatisin  punonjësit  e  Drejtorisë,  për Drejtorinë;

 

  1. f. kryen analiza  periodike  për  veprimtarinë  e  drejtorisë  dhe  mbi  këtë  bazë,  informon periodikisht titullarin  për veprimtarinë e drejtorisë, për ecurinë e detyrave të ngarkuara në çdo sektor e zyrë, si dhe bën vlerësime pune për nëpunësit dhe punonjësit;
  2. Cdo detyre tjeter qe I ngarkohet me ligj.

 

 

 

 

 

 

 

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori,

në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.

 

  • KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:

a- Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (II-b);

b- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;

c- Të ketë të paktën dy vlerësime te fundit “mirë” apo “shumë mirë”;

d-Te kete te pakten 15 vjet pervoje pune ne profesion, nga te cilat 10 vjet ne rolin drejtues Drejtor/Pergjegjes;

e-Te kete certifikata trajnimi professionale brenda dhe jashte vendit;

f-Te jete I trajnuar dhe pajisur me certificate per menaxhimin e financave vendore.

 

 

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  • Të kenë mbaruar studimet e larta universitare në Fakultetin Ekonomik, Dega Finance niveli i diplomës Master Shkencor. (diploma Bachelor te jete dhe ajo ne fushen perkatese)

 

  • DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
  • Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
  • Jetëshkrim i aplikantit;
  • Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor);
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore.
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  • Vërtetim nga Institucioni qe nuk ka mase displinore ne fuqi.
  • Cdo dokumentacion tjetër që vërteton dokumentet e përmendura në jetëshkrimin tuaj;

 

Dokumentat duhet të dorëzohen mepostë apo drejtpërsëdrejti në Bashkinë Librazhd

brenda datës 27.07.2018.

 

1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 30.07.2018 , njësia e burimeve njerëzore në Bashkinë Librazhd do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, e ne stendat e informimit publik, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga Njbnj në Bashkinë e Librazhdit (nëpërmjet adresës së e-mail), për shkaqet e moskualifikimit.

 

1.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  1. Ligjin Nr.139/2015, date 31.07.2000 “Për Veteqeverisjen vendore”.
  2. Ligjin Nr.152/2013, “Për Nëpunësin  Civil” i ndryshuar.
  3. Ligjin Nr.9131,datë 08.09.2003 “Per rregullat e etikës në administratën publike”.
  4. Ligjin Nr.119/2014 te miratuar me date 18.09.2014 “Per te drejten e informimit”
  5. Ligji nr.10 296 date 08.07.2010 Per menaxhimin financiar dhe kontrollin“ i ndryshuar;
  6. Ligji nr.68/2017 „Per financat e veteqeverisjes vendore“

 

1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:

Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

 

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;

b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;

c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

 

1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, njbnj në Bashkinë e Librazhditdo të shpallë fituesin në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe ne stendat e informimit publik. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike, për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).

 

 

 

 

 

 

 

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë nëpunësit civilë të një kategorie paraardhëse (vetëm një kategori më e ulët), të punësuar në të njëjtin apo në një institucion tjetër të shërbimit civil që plotësojnë kushtet për ngritjen në detyrë si dhe kandidate të tjerë jashte shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e veçanta për vendin e lirë.

 

 

 

2.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E NGRITJES NË DETYRË DHE KRITERET E VEÇANTA

 

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati (Nëpunës Civil)në procedurën e ngritjes në detyrë janë:

a- Të jetë nëpunës civil i konfirmuar në kategorinë III-a;

b- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi (të vertetuar me një dokument nga institucioni);

c- Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” ose “Shumë mirë”;

d-Te kete te pakten 15 vjet pervoje pune ne profesion, nga te cilat 10 vjet ne rolin drejtues Drejtor/Pergjegjes;

e-Te kete certifikata trajnimi professionale brenda dhe jashte vendit;

f-Te jete I trajnuar dhe pajisur me certificate per menaxhimin e financave vendore.

 

Të kenë mbaruar studimet e larta universitare niveli i diplomës “Master Shkencor” Fakulteti I Ekonomise, Dega Finance  (te paraqitet diploma Bachelor e te jete dhe ajo ne fushen perkatese)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

  • DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët (nëpunës civilë) duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

a- Jetëshkrim i aplikantit;

b- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor);

c- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

e- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

f- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore.

g- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;

h- Vërtetim nga Institucioni qe nuk ka mase displinore ne fuqi.

i- Cdo dokumentacion tjetër që vërteton dokumentet e përmendura në jetëshkrimin tuaj;

 

Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në Bashkine e Librazhdit brënda datës 03.08.2018.

 

  • REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

 

Në datën 05.08.2018 Njbnj në Bashkinë Librazhd do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në stendat e informimit të publikut, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për procedurën e ngritjes në detyrë si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e ngritjes ne detyre dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht (nëpërmjet adresës së e-mail), për shkaqet e moskualifikimit.

 

2.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA

 

Kandidatët do të testohen me shkrim ne daten 23.08.2018 ora 10.00 për njohuritë mbi dokumentet e listuara në pikën 1.4

Kandidatet do te testohen ne interviste me goje ne daten 24.08.2018 ora 10.00

 

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;

b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;

c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 

2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

a- Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;

b- Intervistën e strukturuar me gojë qe konsiston ne motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë;

c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të

lidhura me fushën, deri në 20 pikë.

 

2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Njbnj në Bashkinë Librazhd do të njoftojë ata individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail) njesia e burimeve njerezore ne Bashkine e Librazhdit do të shpallë fituesin në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe stendat e informimit të publikut.

 

 

 

Per sqarime te metejshme mund te kontaktoni ne adresen Bashkia Librazhd, Sheshi “ Gjorg Golemi”.