________________________________________________________________________________________

            

                                              R E P U B L I K A  E  S H Q I P Ë R I S Ë

                                                               BASHKIA PEQIN

 

 

                                                                                                                               Peqin 07.02.2019

 

 

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE

 

DHE NGRITJE NE DETYRE NE KATEGORINE E ULET DREJTUESE

 (Pergjegjes Protokolli dhe Arkives)

 

Lloji i diplomës “Juridik/Shkenca Humane/

Niveli minimal i diplomes “ Master/Shkencor

 

 

 

Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit  25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”,i ndryshuar, si dhe të Kreut II, IV dhe VI të VKM nr Nr. 243, datë 18.3.2015, Njësia e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Peqin shpall procedurat  e lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë  në shërbimin civil për pozicionin::

 

Pergjegjes  Protokolli dhe Arkives Kategoria e pagës III-B.

 

 

Pozicioni më sipër u ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele ne sherbimin cilvil!

 

Vetëm në rast se, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se pozicioni është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës te ngritjes ne detyre në shërbimin civil.

 

 

Për të gjitha procedurat (lëvizje paralele, ngritje në detyrë) aplikohet në të njëjtën kohë!

 

 

 

Afati për dorëzimin e dokumentave për

LËVIZJE PARALELE:18.02.2019

 
Afati për dorëzimin e dokumentave për

NGRITJE NE DETYRE:22.02.2019

 

 

 

 

 

PËRSHKRIMI PËRGJITHËSUES I PUNËS PËR POZICIONIN MË SIPËR ËSHTË:

 

  1. QËLLIMI I PËRGJITHSHËM I POZICIONIT TË PUNËS

Pergjegjesi  Protokolli dhe Arkive mbikqyr  Mbarëvajtja e komunikimit shkresor ndërmjet titullarëve dhe Drejtorive të Bashkisë, sidhe ndërmjet Bashkisë dhe institucioneve të tjera qëndrore, Qëndrave Adminisrative,organizmave të tjerë publikë, privatë, dhe të huaj, me të cilët Bashkia e Peqinit  ka

marrëdhënie. Drejton dhe organizon punën në sektorin e Protokoll- Arkives për evidentimin,

ruajtjen fizike, përpunimin dhe shfytëzimin e dokumentave në bazë të ligjeve

në fuqi

 

  1. DETYRAT KRYESORE

D DETYRAT KRYESORE (Detyrat kryesore paraqiten si rezultat i punës së kryer)

Është nëpunës civil, ka varësi nga Drejtori i  Burimeve Njerezore,Juridike  dhe Tikt dhe ka per detyrë:

  1. Regjistron korrespondencë e shpërndan, evidenton dhe e përpunon atë.

Përpunon dokumentat e vitit paraardhës.

  1. Protokollon vendime te ndryshme dhe urdhërat e Kryetarit te Bashkisë.
  2. Protokollon shkresat që hyjnë dhe dalin nga Bashkia si dhe shkresat që lëvizin

brenda Bashkisë.

4.Punon për gjetjen e shkresave dhe dokumentave që kërkohen nga drejt/ sektorët

e Bashkisë.

5.Përgatit dhe regjistron shkresat që dërgohen nëpërmjet postës qëndrore ose

dorazi.

6.Kryen shpërndarjen e dokumentacionit nëpër drejt/ sektorët e Bashkisë.

Përpunon dokumentat e regjistruara, duke i sistemuar sipas dosjeve të

Drejtorive përkatëse.

7.Kryen indeksimin e shkresave të ardhura.

8.Përgjigjet për rregullsinë e rregjistrimit të dokumentacionit në librat e

protokollit.

8.Të kryejë edhe detyra të tjera që i ngarkohen nga drejtori i drejtorise

9.Arkivimi dhe përpunimi i korrespondencës dhe ruajtja e fondit arkivor.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

10.Tërheq nga zyra e protokollit të gjithë fondin e krijuar, të shoqëruar me

inventarin përkatës.

11.Sistemon në arkivë fondin sipas strukturës dhe viteve përkatëse.

12.Nxjerr nga arkiva dokumentat e kërkuara nga institucionet, qytetarët ose

drejtoritë e Bashkisë ( vetëm me kërkesë zyrtare nga eprori) dhe së bashku me

13.Përgjegjësin e Protokollit bën njehsimin me origjinalin.

14.Bën përpunimin e dosjeve dhe verifikon dosjet të cilave u ka mbaruar afati i

ruajtjes, dhe ia paraqet komisionit përkatës për asgjësim.

15.Punon për sigurimin e kushteve teknike në arkivën e Bashkisë.

16.Në bashkëpunim me Arkivin Qëndror bën restaurimin e dokumentave të

dëmtuara gjatë viteve.

 

 

1 LËVIZJA PARALELE

 

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.

 

 

1.1 KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:

 

  1. a) Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori për të cilën aplikon;
  2. b) Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
  3. c) Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;

ç) Të plotësojë kriteret e veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.

 

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si më poshtë:

Arsimi:

Arsimi i lartë – Diplomë në  Juridik/Shkenca Humane

 

Përvoja :

Të kenë eksperiencë pune jo më pak se 2 vjet .

 

Tjetër:

  • Të ketë njohuri mjaft mira të gjuhës angleze, preferohet njohja e një gjuhe të dytë të BE.
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese, koordinuese dhe të punës në grup.

 

1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Njësisë së Burimeve Njerëzore të Bashkisë Peqin, dokumentat si më poshtë:

a-Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-dokumenta/219-udhezime-dokumenta

b-Fotokopje të diplomës

c-Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

d-Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

e-Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

f-Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore / Vërtetim të gjendjes gjyqësore;

g-Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;

h-Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi.

i-Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

 

Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës 18.02.2019

 

 

1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

 

Në datën 20.02.2019 Njësia e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Peqin  do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen e internetit të Bashkisë, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta si dhe daten vendin dhe oren e sakte.

 

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga Pergjegjes Protokoll  Arkive të Bashkisë Peqin, nëpërmjet adresës së e-mail, për shkaqet e moskualifikimit.

 

 

1.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  • Ligjin nr. 8652, dt.31.07.2000 “Për organizimin de funksionimin e qeverisjes vendore”

 

  • Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”

 

  • Ligjin nr. 9154, datë 6.11.2003 Per Arkivat

;

  • Ligji 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative”.

 

1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen për jetëshkrimin, eksperiencat, trajnimet, kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe vlerësimet pozitive.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;

 

  • Eksperiencën e tyre të mëparshme;

 

  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 

Struktura e ndarjes së pikëve të vlerësimit të kandidatëve është, si më poshtë vijon:

a- Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;

b- Intervistën e strukturuar me gojë qe konsiston ne motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë

e tyre për karrierën, deri në 40 pikë;

c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të

lidhura me fushën, deri në 20 pikë.

 

 

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”

http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

 

 

1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Njësia e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Peqin do të shpallë fituesin në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të Bashkisë.

Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike për shpalljen e fituesit.

 

 

2 NGRITJE NE DETYRE

 

 

Në rast se pozicioni i cituar me sipër, nuk plotësohet nëpërmjet procedurës së lëvizjes            paralele, vazhdon procedura e ngritjes në detyrë

 

 

 

 

 

 

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë nëpunësit civilë të nivelit ekzekutiv, të

punësuar në të njëjtin apo në një institucion tjetër të shërbimit civil që plotësojnë kushtet për

ngritjen në detyrë.

 

2.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E

NGRITJES NË DETYRË DHE KRITERET E VEÇANTA

  1. NGRITJA NË DETYRË

Në rast se pozicioni i cituar me sipër, nuk plotësohet nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele,

vazhdon procedura e ngritjes në detyrë.

 

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati (Nëpunës Civil) në procedurën e ngritjes në detyrë

janë:

a- Të jetë nëpunës civil i konfirmuar;

b- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi (të vertetuar me një dokument nga institucioni);

c- Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” ose “Shumë mirë”;

d- Të kenë mbaruar studimet e larta universitare niveli i diplomës “Master Shkencor”

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e ngritjes në detyrë janë:

a- Të kenë mbaruar studimet e larta universitare niveli i diplomës “Master Shkencor”

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

Të kenë mbaruar studimet e larta universitare niveli i diplomës “Master Shkencor (shkenca

Ekonomike,sociale,juridike”

 

2.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët (nëpunës civilë) duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

a- Jetëshkrim i aplikantit;

b- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor);

c- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

a- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

e- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

f- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore.

g- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;

h- Vërtetim nga Institucioni qe nuk ka mase displinore ne fuqi.

i- Cdo dokumentacion tjetër që vërteton dokumentet e përmendura në jetëshkrimin tuaj;

 

Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në Bashkine e Peqinit

brënda dates 22.02.2019

 

2.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

 

Në datën 06.03.2019 Njbnj në Bashkinë Peqin do  të shpallë në portalin “Shërbimi

Kombëtar i Punësimit”, në stendat e informimit të publikut, listën e kandidatëve që

plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për procedurën e ngritjes në detyrë si dhe datën,

vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e ngritjes ne detyre dhe kërkesat e

posaçme do të njoftohen individualisht (nëpërmjet adresës së e-mail), për shkaqet e

moskualifikimit.

 

2.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË

ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA

 

Kandidatët do të testohen me shkrim për njohuritë mbi dokumentet e listuara në pikën

1.4

 

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;

b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;

c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 

2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

a- Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;

b- Intervistën e strukturuar me gojë qe konsiston ne motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë

e tyre për karrierën, deri në 40 pikë;

c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të

lidhura me fushën, deri në 20 pikë.

 

2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E

KOMUNIKIMIT

 

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Njbnj në Bashkinë Peqin do të njoftojë ata

individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).njesia e

burimeve njerezore ne Bashkine e Peqinit do të shpallë fituesin në portalin “Shërbimi

Kombëtar i Punësimit” dhe stendat e informimit të publikut.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e levizjes paralele si dhe ngritjes ne detyre, do të marrin informacion në faqen e Bashkisë Peqin për fazat e mëtejshme të procedurës së konkurimit:

 

–         për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak,

 

–         datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;

 

–         mënyrën e vlerësimit të kandidatëve.

 

Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Bashkisë Peqin .Kandidatet pjesmarres ne kete procedure do te njoftohen individualisht ne menyre elektronike.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Specialiste e Burimeve Njerezore

              /Hysen Meta/

 

 

KRYETARI BASHKISE

/Saimir Hasalla/