REPUBLIKA E SHQIPËRISË

BASHKIA POGRADEC

 

 

 

 

                                                                                                         Pogradec më  23 / 01 / 2019

Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të Këshillit të Ministrave, Njësia e Menaxhimit te Burimeve Njerëzore pranë Bashkisë Pogradec shpall proçedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për pozicionet:

1 (Një) Pozicion –Specialist për administrimin e aseteve, lejave, autorizimeve dhe statistikave, Kategoria e pagës IV-b.

Afati për dorëzimin e dokumentave për LEVIZJE PARALELE:   04 Shkurt 2019

 

Afati për dorëzimin e dokumentave për pranim në SHËRBIMIN CIVIL : 11 Shkurt 2019

 

  • Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin :

Specialist për administrimin e aseteve, lejave, autorizimeve dhe statistikave

-Është përgjegjës për administrimin e çdo çështje që lidhet me administrimin e aseteve kadastrës urbane dhe pronave, për arritjen e objektivave dhe rezultateve të kërkuara nga kjo njësi organizative nëpërmjet përdorimit efiçent dhe efikas të burimeve financiare dhe njerëzore në dispozicion, me qëllim përmbushjen e objektivave dhe misionit sektorial të Drejtorisë ku bën pjesë.

-Grumbullon, përpunon, analizon, publikon dhe ruan të dhëna statistikore

– Drejton dhe organizon punën për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave të aktivitetit të Bashkisë

-Programon dhe regjistron në kompjuter të gjithë formularët statistikore të miratuara nga INSTAT në excel

-Përgatit dhe regjistron në kompjuter formularë të cilët nuk janë formularë tip të miratuar nga INSTAT.

 

1.LËVIZJE PARALELE Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë proçedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.

  • KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:

  • Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda të njëjtës kategori;
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
  • Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”;

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  • Të zotërojnë diplomë të nivelit Bachelor;
  • Preferohet të ketë eksperiencë pune, në fushat përkatëse;

 

  • DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  • Jetëshkrim i aplikantit;
  • Fotokopje të diplomës
  • Fotokopje e deshmisë së gjuhës së huaj
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore.
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  • Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi.
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton dokumentet e përmendura në jetëshkrimin tuaj;

 

  • REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datë 04 Shkurt 2019 Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore do të shpallë në faqen zyrtare të internetit, në portalin Shërbimi Kombëtar i Punësimit dhe pranë Zyrës së Punës listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posacme për lëvizjen paralele. Po në të njëjtën datë do të njoftohen nga Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore kandidatët të cilët nuk kanë plotësuar kushtet dhe kërkesat e posaçme

  • FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA
  • Kandidatët për pozicionin Specialist për administrimin e aseteve, lejave, autorizimeve dhe statistikave do të testohen në lidhje me:

-Ligji nr.17/2018 dt.05.04.2018 “Per statistikat zyrtare”

-Ligji nr.139/2015 date 17.12.2016 “Per vete qeverisjen vendore ”

-Ligji nr.8744 date 22.02.2011″Per transferimin e pronave te paluajtshme publike te shtetit ne njesite e qeverisjes vendore.

-VKM nr.500 dt.14.08.2001″Per inventarizimin e pronave te paluajtshme publike shteterore dhe transferimin e pronave ne njesite e qeverisjes vendore”

-Ligji nr.10296 dt.08.07.2010 “Per menaxhimin finananciar dhe kontrollin” ndryshuar me ligjin nr.110/2015 dt.15.10.2015.

-VKM nr.510 dt.110.06.2015″Per miratimin e procedurave per trasferimin e te drejtave dhe detyrimeve ,personelit ,aktiveve te trupezuara dhe te patrupezuara etj.”

– Ligj Nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civl” i ndryshuar.

 

1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE PËR LËVIZJEN PARALELE

Kandidatët për lëvizjen paralele në këto pozicione pune do të vlerësohet si më poshtë:

1) 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuari ndarë në:

1.1) 20 pikë për përvojën

1.2) 10 pikë për trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse

1.3) 10 pikë për certifikimin pozitiv

2) 60 pikë intervista me gojë

 

 

 

 

 

 

Vetëm në rast se nga pozicionet e renditura në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, këto pozicione janë të vlefshme për konkurimin nëpërmjet proçedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.

 

2.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT NE SHERBIMIN CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  • Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

  1. Të ketë arsim të lartë të nivelit Bachelor.

2.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  • Jetëshkrim i aplikantit;
  • Fotokopje të diplomës ;
  • Fotokopje e dëshmisë së gjuhës së huaj
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore.
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet

pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

2.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datë 11 Shkurt 2019 Njësia e Menaxhimit të burimeve Njerëzore do të shpallë në faqen zyrtare të internetit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme.

2.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA

Kandidatët do të testohen me shkrim për njohuritë mbi dokumentet e listuara në pikën 1.4

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme;
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE PËR PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

a-Vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë;

b- Intervistën e strukturuar me gojë qe konsiston ne motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 25 pikë;

c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë.

2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve , Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore do të shpallë fituesin në stendat e informimit të publikut, në faqen zyrtare të Bashkisë Pogradec dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, për rezultatet nëpërmjet (adresës së e-mail). Brenda tre ditëve kalendarike nga njoftimi individët kanë të drejtë të paraqesin ankesa me shkrim pranë zyrës së Burimeve Njerëzore.

Përgjegjës i Sektorit të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore:

Elda PENGU