BASHKIA PUSTEC

 

 

SHPALLJE PËR VENDE TE LIRA PUNE

 Polic Bashkiak

 

Në mbeshtetje te nenit 139/2015 “Per Veteqeverisjen Vendore”,  te nenit 5 te ligjit nr. 8224, date 15.05.1997 “Per Organizimin dhe funksionimin e Policise se Bashkise dhe Komunes” i ndryshuar, neni 11 te Rregullores se brendshme “Tip” te policise bashkise dhe Komunes, Bashkia Pustec shpall procedurat e konkurimit per vendet e lira:

 

  • 1 (Nje) Polici Bashkiak ne Bashkine Pustec

 

Kandidatët për polic bashkiak  duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

 

– Të jetë shtetas shqiptar;

– Të kenë të kryer arsimin te mesem/te  larte;

– Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht e mendërisht për të vepruar;

– Të ketë cilësi të larta morale e qytetare;

– Të mos jetë i dënuar nga organet gjyqësore dhe të drejtësisë me vendim të formës së prerë;

– Preferohet të ketë punuar në policinë e shtetit dhe të mos ketë qënë i dënuar për shkelje të rënda dhe vepra penale;

 

 

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  • Kërkesë për aplikim (me shkrim dore);
  • Curriculum Vitae(CV)
  • Fotokopje e Kartës së Identitetit;
  • Çertifikatë e përbërjes familjare;
  • Fotokopje e diplomës së shkollës dhe lista e notave e noterizuar;
  • Çertifikata kualifikimi të ndryshme (në rast se ka);
  • Fotokopje e librezës së punës.
  • Motivacioni i largimit nga puna e fundit (në se është i punësuar ose ka qenë i punësuar);
  • Raport mjeko-ligjor;
  • Vërtetim i gjendjes Gjyqësore;
  • Vërtetim nga prokuroria (që nuk është aktualisht në proces hetimi)
  • Vërtetim nga Gjykata (që nuk është aktualisht në proces gjyqësor)

 

  • 2 Fotografi (një copë 9 x 6 cm dhe një copë 2.5 x 3.5 cm).

 

Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo prane  Bashkisë Pustec brenda datës 04.02.2019.

 

 

REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK TË DOKUMENTACIONIT

 

Sektori i Burimeve Njerezore në Bashkinë Maliq ne daten 11.02.2019 do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet testimi.

 

FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  • Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë;
  • Njohuritë mbi legjislacionin për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore;
  • Njohuritë mbi ligjin nr.8224, datë 15.5.1997 “Për organizimin dhe funksionimin e Policise Bashkiake dhe Komunes” (i ndryshuar)
  • Njohuritë mbi Rregulloren së Brendshme “Tip” të policisë bashkiake.

 

 

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin më sipër është:

 

  • Të sigurojë zbatimin efektiv të akteve të nxjerra nga Kryetari i Bashkisë si dhe vendimeve të Këshillit që kanë të bëjnë me sigurimin e rendit e të qetësisë dhe mbarëvajtjen e punëve publike.
  • Të marrë masa për ruajtjen e pasurisë së Bashkisë si dhe të atyre që administrohen nga ana e saj.
  • Të sigurojë zbatimin e urdhërave të nxjerra nga Kryetari i Bashkisë në lidhje me personat  juridik e fizikë , që nuk plotësojnë konform ligjit detyrimet financiare e fiskale , ndaj Bashkisë apo Komunës, si dhe çdo detyrim tjetër pasuror ndaj tyre.
  • Të mbikqyre dhe te verifikojë nëse shtetasit në administrim të pasurisë së tyre, te zbatojnë ose plotësojnë kërkesat e akteve bashkiake.
  • Të kontrollojë, bllokojë,pezullojë dhe prishë ndërtimet e paligjshme , kur vendoset nga organi përgjegjës i bashkisë. Të ndalojë zënien e paligjshme të trojeve, ndërtesave dhe objekteve të bashkisë a të komunës si dhe të organizojë lirimin e tyre.
  • Të kujdeset për qetësinë publike ,duke shmangur zëniet , mënjanuar zhurmat e shkaktuara nga grumbullimet e njerëzve ,autoparlanteve, radiove e magnetofonëve.
  •  Të marrë masa për ruajtjen e rendit , kur ka grumbullime njerëzish, si në tregje, panaire,ceremoni publike ,artistike, fetare e sportive , në kinema, teatro, pallate e salla sportive , objekte të kultit dhe në mjedise të tjera publike..
  • Të inspektojë tregjet, të kontrollojë zënien e vendeve për tregti ambulante, të verifikojë pajisjen me licencë të tregtarëve dhe personave të tjerë që merren me veprimtari shitblerjeje , me tregtimin e pijeve alkoolike, objekteve me vlera artistike e kombëtare , lëndëve djegëse, të kontrollojë respektimin e masës ,peshës dhe çmimin e shitjes
  • Të kujdeset për respektimin e orarit të shërbimit të njësive tregtare ,bufeve, restoranteve, bilardove, lojrave të fatit e të objekteve të tjera me veprimtari publike , si dhe për zbatimin nga ana e tyre të rregulloreve apo urdhërave të nxjerra nga Kryetari i Bashkisë.

 

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

 

 

Kandidatet gjate intervistes se strukturuar me shkrim dhe me goje do te vleresohen ne lidhje me :

 

  • Njohurite , aftesite, kompetencen ne lidhje  me pershkrimin e pozicionit te punes ;
  • Eksperiencen e tyre te meparshme ;
  • Motivimin , aspiratat dhe pritshmerine e tyre  per karrierren .

 

Totali i pikeve  per kete vleresim eshte 100 pike.

 

Vleresimi maksimal per dokumentacionin eshte 25 pike;

Vleresimi maksimal per testimin me shkrim eshte 45 pike;

Vleresimi maksimal per intervisten me goje eshte 30 pike;

 

 

DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Njesia e Menaxhimit te Burimeve Njerëzore të Bashkisë Pustec do të shpallë fituesin në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në stendat e   Bashkisë Pustec.

Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike për shpalljen e fituesit.

 

Këtë Informacion do ta merrni në stenden  e Bashkisë Pustec, mbas dates 11.02.2019