23.11.2018

DREJTORIA RAJONALE E FORMIMIT PROFESIONAL PUBLIK NR.4 TIRANË

 

Njoftim për shpalljen e konkursit për  vendin e lirë të punës Instruktor me kohë të pjesshme.
Në mbështetje të Ligjit nr. 8872, datë 29.3.2002 “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë” (i ndryshuar), Udhëzimit të Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Ministrit të Arsimit dhe Sportit nr. 6, datë. 24.02.2015 “Për kriteret e përgjithshme dhe procedurat për marrjen në punë, të personelit të mësimdhënies teorike dhe praktike në institucionet publike të arsimit dhe formimit profesional”, i ndryshuar me Udhezimin Nr.10,date 16.03.2016 .

DRFPP-4 shpall konkurrimin për vendin e lirë, instruktor me kohë të plotë i kursit “Kujdestari Fëmijësh”

Kriteret e përgjithshme  që duhet të plotësojnë kandidatët jane:

 

  1. Të ketë një diplomë nga një institucion i arsimit të lartë, qe lidhet me profesionin dhe zhvillimin e kurrikules ( kopje e diplomes dhe e listës së notave e noterizuar), kantidatët me arsim pasuniversitar në fushën e edukimit do të kenë përparësi.
  2. Të ketë minimalisht 5 vite eksperiencë në fushën e mësimdhënies.
  3. Të mos ketë masa administrative dhe penale në fuqi.

 

Dokumentet që duhet të dorëzohen:

 

  1. Kërkesë për aplikim.
  2. CV (jetëshkrimi dhe dokumenta mbështetëse – sipas modelit në shtojcën nr 3/1 të Udhëzimit nr.6, dt.24.2.2015)
  3. Fotokopje e kartës së identitetit, dhe e librezës së punës (të dhënat  sipas modelit të shtojcës 3/2 të Udhëzimit)
  4. Diplomë dhe listë notash, fotokopje e noterizuar.
  5. Certifikata kualifikuese, fotokopje të noterizuara.
  6. Raporti mjeko-ligjor (vërtetim të gjendjes shëndetësore)
  7. Deklarata e aplikuesit se ndaj tij nuk janë marrë masa disiplinore në punësimet e mëparshme.
  8. Dëshmine e penalitetit të lëshuar jo më herët se tre muaj para datës së aplikimit.

 

Dokumentet e kërkuara do të dorëzohen pranë Zyrave te Punes Tirane, ose prane Zyres se Burimeve Njerezore të DRFPP-4 me adresë Rr. Bulevardi “Bajram Curri” pranë gjimnazit “Besnik Sykja” Tiranë brenda datës 07.12.2018

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve do të bëhet sipas Udhëzimit nr. 6, dt. 24.02.2015.