17.12.2018

DREJTORIA RAJONALE E FORMIMIT PROFESIONAL PUBLIK NR.4 TIRANË

 

Njoftim për shpalljen e konkursit për  vendin e lire te punes Instruktor me kohe te pjesshme.
Në mbështetje të Ligjit nr. 8872, datë 29.3.2002 “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë” (i ndryshuar), Udhëzimit të Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Ministrit të Arsimit dhe Sportit nr. 6, datë. 24.02.2015 “Për kriteret e përgjithshme dhe procedurat për marrjen në punë, të personelit të mësimdhënies teorike dhe praktike në institucionet publike të arsimit dhe formimit profesional”, “,i ndryshuar me Udhezimin Nr.10,date 16.03.2016 .

DRFPP-4 shpall konkurimin për vendin e lire, instruktor me kohe te pjesshme i kursit “Soft-Skills”.

 

Kriteret e pergjithshme  që duhet të plotësojnë kandidatët jane:

 

  1. Të ketë një diplomë nga një institucion i arsimit të lartë, qe lidhet me profesionin dhe zhvillimin e kurrikules (kopje e diplomes dhe e listes se notave e noterizuar)
  2. Te mos kete masa administrative dhe penale ne fuqi.

Te kete minimalisht 2 vite experience pune.

Dokumentet që duhet të dorëzohen:

  1. Kërkesë për aplikim.
  2. CV (jetëshkrimi dhe dokumenta mbeshtetese- sipas modelit ne shtojcen nr 3/1 te Udhezimit nr.6, dt.24.2.2015)
  3. Fotokopje e kartës së identitetit, dhe e librezës së punës (te dhenat  sipas modelit te shtojces 3/2 te Udhezimit)
  4. Diplome dhe liste notash, fotokopje e noterizuar.
  5. Certifikata kualifikuese, fotokopje ose te noterizuara.
  6. Raporti mjeko-ligjor ( vertetim te gjendjes shendetsore)
  7. Deklarata e aplikuesit se ndaj tij nuk jane marre masa disiplinore ne punesimet e meparshme.
  8. Deshmine e penalitetit te leshuar jo me heret se tre muaj para dates se aplikimit.

 

Dokumentet e kërkuara do të dorëzohen pranë Zyrave te Punes Tirane, ose prane Zyres se Burimeve Njerezore te DRFPP-4 me adrese Rr. Bulevardi “Bajram Curri” pranë gjimnazit “Besnik Sykja” Tiranë brenda dates 28.12.2018

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve do të bëhet sipas Udhëzimit nr. 6, dt. 24.02.2015.