08.11.2018

DREJTORIA RAJONALE E FORMIMIT PROFESIONAL PUBLIK NR.4 TIRANË

 

Njoftim për shpalljen e konkursit për  vendin e lire te punes Instruktor me kohe te pjeshme.
Në mbështetje të Ligjit nr. 8872, datë 29.3.2002 “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë” (i ndryshuar), Udhëzimit të Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Ministrit të Arsimit dhe Sportit nr. 6, datë. 24.02.2015 “Për kriteret e përgjithshme dhe procedurat për marrjen në punë, të personelit të mësimdhënies teorike dhe praktike në institucionet publike të arsimit dhe formimit profesional”, “,i ndryshuar me Udhezimin Nr.10,date 16.03.2016 .

DRFPP-4 shpall konkurimin për vendin e lire, instruktor me kohe te pjesshme për kurset:

 

  1. Kujdestari për të moshuar (1 person)
  2. Kuzhinë (3 persona)
  3. Hidraulik (1 Person)
  4. Gjuhë Gjermane (1 Person)
  5. Recepsion (1 Person)
  6. Ndertimtari (1 Person)
  7. Estetikë (1 Person)

 

Kriteret e pergjithshme  që duhet të plotësojnë kandidatët jane:

 

  1. Të ketë një diplomë nga një institucion i arsimit të lartë, qe lidhet me profesionin dhe zhvillimin e kurrikules ( kopje e diplomes dhe e listes se notave e noterizuar).
  2. Te kete 5 vite eksperiencë në fushën e mësimdhënies.
  3. Te mos kete masa administrative dhe penale ne fuqi.

 

Dokumentet që duhet të dorëzohen:

  1. Kërkesë për aplikim.
  2. CV (jetëshkrimi dhe dokumenta mbeshtetese- sipas modelit ne shtojcen nr 3/1 te Udhezimit nr.6, dt.24.2.2015)
  3. Fotokopje e kartës së identitetit, dhe e librezës së punës (te dhenat  sipas modelit te shtojces 3/2 te Udhezimit)
  4. Diplome dhe liste notash, fotokopje e noterizuar.
  5. Certifikata kualifikuese, fotokopje ose te noterizuara.
  6. Raporti mjeko-ligjor ( vertetim te gjendjes shendetsore)
  7. Deklarata e aplikuesit se ndaj tij nuk jane marre masa disiplinore ne punesimet e meparshme.
  8. Deshmine e penalitetit te leshuar jo me heret se tre muaj para dates se aplikimit.

 

Dokumentet e kërkuara do të dorëzohen pranë Zyrave te Punes Tirane, ose prane Zyres se Burimeve Njerezore te DRFPP-4 me adrese Rr. Bulevardi “Bajram Curri” pranë gjimnazit “Besnik Sykja” Tiranë brenda dates 30.09.2018

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve do të bëhet sipas Udhëzimit nr. 6, dt. 24.02.2015.