Zyra e Punës,Bulqizë

18.10.2018

DREJTORIA RAJONALE E QENDRES  LEVIZESE TE FORMIMIT PROFESIONAL PUBLIK PER ZONEN VERILINDORE

Njoftim për shpalljen e konkursit për  vendin e lire te punes Instruktor me kohe te pjeshme në Bulqizë.
Në mbështetje të Ligjit nr. 8872, datë 29.3.2002 “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë” (i ndryshuar), Udhëzimit të Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Ministrit të Arsimit dhe Sportit nr. 6, datë. 24.02.2015 “Për kriteret e përgjithshme dhe procedurat për marrjen në punë, të personelit të mësimdhënies teorike dhe praktike në institucionet publike të arsimit dhe formimit profesional”,”,indryshuar me Udhezimin Nr.10 ,date 16.03.2016 .

DRQLFPPZVL shpall konkurimin për  vendet e lira, instruktor me kohe te pjesshme i kursit  per profesionet si me poshte:

Drejtimi minerar- Siguria dhe shendeti ne veprimtarine minerare

Kriteret e pergjithshme  që duhet të plotësojnë kandidatët jane:

  1. Të ketë një diplomë nga një institucion i arsimit të lartë, qe lidhet me profesionin dhe zhvillimin e kurrikules ( kopje e diplomes dhe e listes se notave e noterizuar)
  2. Te kete jo me pak se dy vjet eksperience pune ne profilin teknik te aplikimit.
  3. Te mos kete masa administrative dhe penale ne fuqi.
  4. Perjashtimisht kur pas 2 shpalljesh konkursi radhazi nuk ka asnje aplikant me arsim te larte, do te pranohen aplikante me arsim te mesem, me perparesi ata me arsim profesional sipas profilit teknik te vendit vakant.

 

Dokumentet që duhet të dorëzohen:

  1. Kërkesë për aplikim.
  2. CV (jetëshkrimi dhe dokumenta mbeshtetese- sipas modelit ne shtojcen nr 3/1 te Udhezimit nr.6, dt.24.2.2015)
  3. Fotokopje e kartës së identitetit, dhe e librezës së punës(te dhenat  sipas modelit te shtojces 3/2 te Udhezimit)
  4. Diplome dhe liste notash, fotokopje e noterizuar.
  5. Certifikata kualifikuese, fotokopje ose te noterizuara.
  6. Raporti mjeko-ligjor ( vertetim te gjendjes shendetsore)
  7. Deklarata e aplikuesit se ndaj tij nuk jane marre masa disiplinore ne punesimet e meparshme.
  8. Deshmine e penalitetit te leshuar jo me heret se tre muaj para dates se aplikimit .

Dokumentet e kërkuara do të dorëzohen pranë Zyres se Punes ne Bulqizë,ose prane  DRQLFPPZVL Tirane me adrese Rruga “Rifat Bodinaku, Godina e Zyres Punes Tirane, Kati 6.

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve do të bëhet sipas Udhëzimit nr. 6, dt. 24.02.2015.

Konkurimi do të zhvillohet pranë Zyres se Punes, Bulqizë.
Kopje të udhëzimit nr.6 datë 24/2/2015, formularin dhe bazën ligjore do ta gjeni pranë Zyres se Punes, Bulqizëose sekretarise se DRQLFPPZVL Tirane,  dhe  në portalin online të Arsimit dhe Formimit Profesional (www.vet.al).

Ne perfundim te vleresimit, komisioni mbledh piket e secilit  aplikant, ben renditjen e tyre dhe shpall brenda dites ne ambjentet e Zyres se Punes renditjen e aplikanteve.

Kunder  rezultatit te shpalljes se pikeve, behet ankim brenda 5 diteve pune nga dita e shpalljes prane drejtotrit te DRQLFPPZVL Tirane.

Me kandidatin e renditur ne vend te pare, nenshkruhet kontrate pune me afat te caktuar nga drejtori i DRQLFPPZVL, pas marrjes se miratimit nga Drejtori i Pergjithshem i Sherbimit Kombetar te Punesimit.

Nese pas perfundimit te ketij afati 10 ditor nuk paraqitet asnje kandidat, apo qe te plotesoj kriteret e kerkuara, afati i aplikimit shtyhet edhe per 10 dite kalendarike dhe nese mbas dy shpalljesh te njepasnjeshme nuk paraqitet asnje aplikant qe te permbush kriterin e  arsimit te larte ne drejtimin qe kerkohet , atehere behet nje shpallje e trete me afta 10 ditor,  dhe ne kete rast pranohen aplikime edhe me baze shkollen e mesme. ( Sipas urdherit te SHKP nr.14,  date 13.06.2018, nr 1770 prot)