ENTI RREGULLATOR I SEKTORIT TË FURNIZIMIT ME UJË DHE

LARGIMIT E PËRPUNIMIT TË UJËRAVE TË NDOTURA

KOMISIONI KOMBËTAR RREGULLATOR

 

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNË

 

Mbështetur në nenin 9, të Ligjit Nr. 8102, datë 28.03.1996 “Për kuadrin rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe largimit e përpunimit të ujërave të ndotura”, Vendimit të Kuvendit të Shqipërisë nr. 34/2016, datë 28.04.2016,“ Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Entit Rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe largimit e përpunimit të ujërave të ndotura”,  ERRU shpall konkurrim për vend të lirë pune, në pozicionin:

 

  • Specialist protokoll arkive në Sektorin e Shërbimeve, kategoria IV-B

 

Kërkesa të përgjithshme  për kandidatët

 

– Të jetë shtetas shqiptar;

– të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

-të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo kundërvajtjeje penale me dashje;

-të mos ketë lidhje familjare me anëtarët e KKRR, apo me punonjës të tjerë të administratës së ERRU, me të cilët ka lidhje hierarkie;

– të ketë diplomë universitare, niveli  minimal i kërkuar “Bachelor”;

-të ketë njohuri shumë të mira të procedurave administrative;

-të ketë  përvojë pune jo më pak se 2 vjet;

-të ketë aftësi të mira komunikimi e prezantimi si dhe të punës në grup;

-të ketë  njohuri  të gjuhës angleze të vërtetuara.

 

 

Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 25.02.2019 ora 14.00 në Zyrën e protokollit të ERRU, në adresën Rr. “Viktor Eftimiu”, ish godina e KESH, kati IV Tiranë,  këto dokumente:

 

  • Kërkesë me shkrim;
  • Jetëshkrimin profesional;
  • Fotokopje e noterizuar e diplomës;
  • Fotokopje e noterizuar e listës se notave;
  • Fotokopje e noterizuar e librezës së punës ;
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  •  Formular i nënshkruar i Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
  • Vërtetim i  njohjes së gjuhës angleze;
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;