SHPALLJE VENDI VAKANT

 

Institucioni i Komisionerëve Publikë, bazuar në Ligjin Nr. 84/2016 “Për Rivlerësimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe Vendimin e Kuvendit nr.94/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Komisionerëve Publikë”, shpall vendin vakant për pozicionin:

 MAGAZINIER (Paga, Klasa VII)

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kërkesa:

  1. Të ketë kryer shkollën e mesme.
  2. Të ketë një figurë të pastër morale.
  3. Të mos jetë i denuar me vendim të formës së prerë të gjykatës.
  4. Të ketë aftësi të mira komunikimi.
  5. Preferohen kandidatët me eksperiencë pune në këtë pozicion.

 

PUNONJËS PASTRIMI ( Paga, Klasa III)

 

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kërkesa:

  1. Të ketë kryer shkollën e mesme.
  2. Të ketë një figurë të pastër morale.
  3. Të mos jetë i denuar me vendim të formës së prerë të gjykatës.
  4. Të ketë aftësi të mira komunikimi.
  5. Preferohen kandidatët me eksperiencë pune në këtë pozicion.

 

 Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit.

Të gjithë aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 18 Maj 2018,  në një nga format e dhëna më poshtë:

 

  • Paraqitje e kërkesës dorazi nga aplikanti nga data 14 deri 18 Maj 2018, së bashku me dokumentet përkatëse, pranë institucionit të Komisionerëve Publikë, në adresën: Godina e ish-Lidhjes së Shkrimtarëve, Rruga e Kavajës, Tiranë nga e Hëna në të Premte, ora: 09:00-16:00.
  • Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentet përkatëse, me anë të postës pranë institucionit të Komisionerëve Publikë në adresën: Godina e ish Lidhjes së Shkrimtarëve, Rruga e Kavajës, Tiranë. Aplikimi në rrugë postare duhet të kryhet brenda datës 18 Maj 2018 dhe të vërtetohet me fletë-mandatin e lëshuar nga zyra postare.

 

Në kërkesën që paraqet, kandidati përcakton vendin vakant për  të cilin është i interesuar të aplikojë. Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati dorëzon 1 kopje të dokumenteve të mëposhtme:

  1. Jetëshkrim profesional (CV), përfshirë të dhënat e kontaktit dhe adresën postare;
  2. Fotokopjen e kartës së identitetit;
  3. Fotokopje e diplomës së Shkollës së Mesme;
  4. Fotokopje e librezës së punës;
  5. Dokument që vërteton se në ngarkim të tij nuk është regjistruar një procedim penal;
  6. Vërtetimi i gjendjes gjyqësore.