KËSHILLI I QARKUT KORÇË

 

 (DREJTORIA E MENAXHIMIT TE BURIMEVE NJEREZORE)

………………………………………………..……………………………………………

Adresa : “Bulevardi Republika”,  Tel & Fax ++355(0) 82242009  www.korcaregion.com

 

 

Shpallje për lëvizje paralele në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese

 

Drejtor i Financës

 

Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”i ndryshuar , si dhe të Kreut II, dhe III të VKM nr. 242, datë 18/03/2015”, “Per plotesimin e vendeve te lira ne kategorine e ulet dhe te mesme drejtuese” i ndryshuar, Njësia e Burimeve Njerëzore në Këshillin e Qarkut Korçë shpall procedurën e lëvizjes paralele per pozicionin :

 

  • Drejtor i Financës – kategoria e pages II-b;

 

Pozicioni më sipër u ofrohet nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele!

 

 

Afati i fundit për dorëzimin e dokumentave për LËVIZJE PARALELE është data 24.06.2019

 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës për pozicionin:

 

  1. Drejtori i Financës përpilon dokumentacionin e nevojshëm për hartimin e Programit Buxhetor Afatmesëm dhe të Buxhetit vjetor, organizon, mbikqyr dhe kontrollon zbatimin e buxhetit të Këshillit të
  2. Ndjek respektimin e rregullave, proçedurave dhe afateve ligjore lidhur me buxhetin e shtetit dhe buxhetin vendor nga punonjësit e Këshillit te Qarkut të detyruar ligjërisht për këtë qëllim.
  3. Ndjek problemet e buxhetit duke u bazuar në ligjin për financat e vetëqeverisjes vendore, ligjin për buxhetin si dhe udhëzimet e Ministrisë së Financave të hartuar për këtë qëllim.
  4. Përpunon dhe rregjistron të gjithë dokumentacionin financiar kontrollin e magazinës dhe levizjeve të vlerave monetare dhe materiale në përputhje me dokumentacionin përkatës dhe me legjislacionin në

 

 

  1. Bën vlerësimin e punës së punonjësve të drejtorisë.
  2. Merr pjesë në studimet që kryhen për përmirësimin e sistemit fiskal dhe vendosjen e taksave të përkohshme.
  3. Merr pjesë në hartimin dhe shqyrtimin e programeve për zhvillimin ekonomiko- shoqëror të Qarkut duke vlerësuar aspektet financiare të këtyre programeve.
  4. LEVIZJA PARALELE

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.

 

 

1.1 KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:

 

  1. a) Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori për të cilën aplikon;
  2. b) Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
  3. c) Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si më poshtë:

  1. d) Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në shkenca ekonomike dhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë (për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehësimi nga Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë);

 

Tjetër:

  • Të ketë njohuri mbi programet bazë të punës në kompjuter.
  • Te kete eksperienece pune në pozicion mbi 5 (pesë ) vjet pune .
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese, koordinuese dhe të punës në grup.

 

 

1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

 

Kandidatët duhet të dorëzojne pranë zyrës së Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve të Këshillit të Qarkut Korçë brenda datës 24.06.2019 dokumentat si më poshtë:

a- Jetëshkrimi i plotësuar në përputhje me dokumentin tip http://dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrim-standard

b- Fotokopje të noterizuar të diplomës (përfshirë edhe diplomën Master)

c- Fotokopje të noterizuar të librezës së punës

d- Fotokopje të letërnjoftimit (ID)

e- Vërtetim të gjendjes shëndetesore

f – Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore

g- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt

h- Fotokopje të aktit të deklarimit të statusit

i- Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi

 

 

 

j- Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim

 

1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

 

Në datën 26-06-2019, Zyra e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të institucionit, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga Zyra e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve për shkaqet e moskualifikimit (nëpermjet adreses së e-mail).

 

 

1.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

 

a- Njohuri mbi Kushtetutën

b- Njohuri mbi Kodin e Procedurave Administrative,i ndryshuar

c- Njohuri mbi Ligjin “Për vetëqeverisjen Vendore” (Ligji 139/2015)

d- Njohuri mbi Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar

e- Ligjin Nr. 9367, datë 07.04.2005 “ Për parandalimin e konfliktit të interesit”

f- Ligji nr. 9131, datë 08.09.2003 “ Rregullat e etikës në administratën publike”

g- Ligjin nr. 8503, datë 30.06.1999 “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”;

h- Ligjin për buxhetin

i- Ligje te tjera ne fushen perkatese.

 

 

1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

 

40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar:

Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv. ( 20 pikë- eksperienca; 10 pikë- trajnimet; 10 pikë- në fushën përkatëse;)

 

60 pikë nga intervista e strukturuar me gojë:

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme;
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm.

 

 

 

 

1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

 

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, informacioni për fituesin do të shpallet në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Këshillit të Qarkut Korçë. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike.