GJYKATA KUSHTETUESE

            KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT

_____________________________________________________________________

 

 

SHPALLJE VENDI VAKANT

 

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) pranë Gjykatës Kushtetuese, bazuar në Ligjin Nr. 84/2016 “Për Rivlerësimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe Vendimin e Kuvendit nr.92/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të kolegjit të Posacëm të Apelimit”, rishpall vendin vakant për pozicionin:

 

  1. Magazinier

 

Data e fundit e dorëzimit të dokumentave:                   11.05.2018

 

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kërkesa:

 

  1. Te kete kryer shkollen e mesme.
  2. Te kete nje figure te paster morale.
  3. Te mos jete i denuar me vendim te formes se prere te gjykates.
  4. Te kete aftesi te mira komunikimi.
  5. Preferohen kandidatët me eksperiencë pune në pozicionet e shpallura.

 

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit.

 

Të gjithë aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 11 Maj 2018,  në një nga format e dhëna më poshtë:

 

  • Paraqitjes së Kërkesës nga aplikanti, së bashku me dokumentet përkatëse, pranë institucionit të KPA-së, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit, Pallati i Kongreseve, Tiranë, nga e Hëna në të Premte, ora: 09:00-16:00.
  • Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentet përkatëse, me anë të postës zyrtare pranë institucionit të KPA-së në adresën: “Bulevardi “Dëshmorët e Kombit, Pallati i Kongreseve, Tiranë. Aplikimi në rrugë postare duhet të kryhet brenda datës 11 Maj 2018, i cili duhet të vërtetohet me fletë-mandatin e lëshuar nga institucioni përkatës postar.

 

Në kërkesën që paraqet, kandidati përcakton vendin vakant për  të cilin është i interesuar të aplikojë. Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati dorëzon 1 kopje të dokumenteve të mëposhtme:

 

  1. Jetëshkrim profesional (CV), përfshirë të dhënat e kontaktit dhe adresën postare;
  2. Fotokopjen e kartës së identitetit;
  3. Fotokopje e diplomës së Shkollës së Mesme;
  4. Fotokopje e librezës së punës;
  5. Dokument që vërteton se në ngarkim të tij nuk është regjistruar një procedim penal;
  6. Vërtetimi i gjendjes gjyqësore.