SHPALLJE VENDI VAKANT

 

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) pranë Gjykatës Kushtetuese, bazuar në ligjin nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe Vendimin e Kuvendit nr.92/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të kolegjit të Posaçëm të Apelimit”:

 

I – Shpall vendin vakant për pozicionin “Specialist për pritjen me popullin”

Pozicioni i punës është me kontratë të përkohshme.

 

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon:

 

  1. Të zotërojë diplomë të arsimit të Lartë, në Drejtësi.
  2. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
  3. Të ketë të paktën 3 vite përvojë pune në profesion.

 

KUSHTE TË PËRGJITHSHME

 

  • Kandidatët duhet të sigurohen se plotësojnë kriteret për tu pajisur me Certifikate Sigurie, sipas Vendimit Këshillit Ministrave nr.188, datë 4.3.2015.
  • Kandidatët duhet të kenë aftësi për tu përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara.

 

Të gjithë aplikimet duhet të dorëzohen nga data 2 Tetor deri më 11 Tetor në një nga format e dhëna më poshtë: 

 

  • Paraqitjes së kërkesës nga aplikanti, së bashku me dokumentet përkatëse, pranë institucionit të KPA-së, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 3, Tiranë, nga e Hëna në të Premte, ora: 09:00-16:00.
  • Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentet përkatëse, me anë të postës zyrtare pranë institucionit të KPA-së në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 3, Tiranë. Aplikimi në rrugë postare duhet të kryhet brenda datës 11 Tetor 2018, i cili duhet të vërtetohet me fletë-mandatin e lëshuar nga institucioni përkatës postar. KPA-ja do të konfirmojë nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.
  • Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentacionin përkatës me anë të postës elektronike nga data 2 Tetor deri më 11 Tetor 2018 në adresën: info@kpa.al. KPA konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.

 

Në kërkesën që paraqet, kandidati përcakton vendin vakant, për të cilin është i interesuar të aplikojë. Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati dorëzon 1 (një) kopje të dokumenteve të mëposhtme:

 

  1. Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare;
  2. Kopje të dokumentave (diplomë, letërnjoftimi (ID), librezë pune) original ose të noterizuar. Diplomat qe janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehësimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.
  3. Dokument që vërteton se në ngarkim të tij nuk është regjistruar një procedim penal;
  4. Dëshmi e gjendjes gjyqësore;
  5. Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë disiplinore ne fuqi;
  6. Vlerësimin e fundit nga Eprori Direkt;
  7. Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet positive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.