GJYKATA KUSHTETUESE

KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT

KRYETARI

 

 

RISHPALLJE E VENDEVE VAKANTE

 

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) pranë Gjykatës Kushtetuese, bazuar në ligjin nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe vendimin e Kuvendit nr. 101/2018 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”:

 

  1. Rishpall 2 (dy) vende vakante për “Specialist IT” në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse.

 

 

KËRKESAT E POSAÇME TË POZICIONIT TE PARË PËR “SPECIALIST IT”:

 

  1. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Inxhinieri Informatike, Informatike, Teknologji informacioni etj.
  2. Të ketë të paktën 3 vite eksperience pune në fushën e teknologjisë së informacionit.
  3. Të ketë eksperiencë në menaxhimin e projekteve TIK.
  4. Të ketë eksperiencë në hartimin e politikave të brendshme IT dhe planifikime ne fushen IT.
  5. Të ketë njohuri shumë të mira për infrastrukturat e IT dhe sistemet të cilat implementohen mbi to.
  6. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

 

 

KËRKESAT E POSAÇME TË POZICIONIT TE DYTË PËR “SPECIALIST IT”:

 

  1. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Inxhinieri Informatike, Informatike, Teknologji informacioni etj.
  2. Të ketë të paktën 3 vite eksperience pune në fushën e teknologjisë së informacionit.
  3. Të ketë njohuri shumë të mira në administrimin e sistemeve si Active Directory, Outlook Mail Client
  4. Të ketë njohuri bazë mbi pajisjet e rrjetit dhe infrastukturën e rrjetit.
  5. Të ketë njohuri bazë për panelet e administrimit të faqeve web (WordPress, Drupal, Joomla etj).
  6. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

KUSHTE TË PËRGJITHSHME:

 

  • Kandidatët duhet të sigurohen se plotësojnë kriteret për tu pajisur me Certifikate Sigurie, sipas Vendimit Këshillit Ministrave nr.188, datë 4.3.2015.
  • Kandidatët duhet të kenë aftësi për tu përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara.

 

Të gjithë aplikimet duhet të dorëzohen nga data 30.01.2019 deri më 06.02.2019 në një nga format e dhëna më poshtë: 

 

  • Paraqitjes së Kërkesës nga aplikanti, së bashku me dokumentet përkatëse, pranë institucionit të KPA-së, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit, Nr. 3, Tiranë, nga e Hëna në të Premte, ora: 09:00-16:00.
  • Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentet përkatëse, me anë të postës zyrtare pranë institucionit të KPA-së në adresën: “Bulevardi “Dëshmorët e Kombit, Nr. 3, Tiranë. Aplikimi në rrugë postare duhet të kryhet brenda datës02.2019, i cili duhet të vërtetohet me fletë-mandatin e lëshuar nga institucioni përkatës postar. KPA-ja do të konfirmojë nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.
  • Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentacionin përkatës me anë të postës elektronike nga data 01.2019 deri më 06.02.2019 në adresën info@kpa.al. KPA konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.

 

Në kërkesën që paraqet, kandidati përcakton vendin vakant, për  të cilin është i interesuar të aplikojë. Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati dorëzon 1 kopje të dokumenteve të mëposhtme:

 

  1. Jetëshkrim profesional në gjuhën shqipe, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare;
  2. Kopje të dokumentave (diplomë, letërnjoftimi (ID), librezë pune) original ose të noterizuar. Diplomat qe janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi;
  3. Dokument që vërteton se në ngarkim të tij nuk është regjistruar një procedim penal;
  4. Dëshmi e gjendjes gjyqësore;
  5. Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë disiplinore ne fuqi;
  6. Vlerësimin e fundit nga Eprori Direkt;
  7. Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

 

Kandidatët të cilët aplikojnë nëpërmjet postës elektronike, nëse do të vlerësohen që plotësojnë kriteret ligjore, duhet të paraqesin ditën e intervistës dokumentet origjinale ose të njësuara me origjinalin, që vërtetojnë kushtet e parashikuara sipas pikave 1-7.