REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE

 

                                                                                                                Tiranë më 23.10.2018

NJOFTIM PËR VEND PUNE

  1. Ngritja në detyrë

 

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26, “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2014 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Kreu III ”Ngritja në Detyrë”, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, njofton se;

  • Në Administratën e KQZ-së ka 1(një) vend të lirë pune në kategorinë e ulët drejtuese, në pozicionin Shef Sektori për kontrollin financiar të partive politike në Drejtorinë e Financës. Kategoria e pagës III-a.

 

  1. Kushtet minimale që duhet të plotësojnë kandidatët për ngritjen në detyrë janë:

 

  1. Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, të një kategorie më të ulët, në të njëjtin institucion apo institucione të tjera të shërbimit civil;
  2. Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
  3. Të ketë, formularin e vlerësimit në punë “Mirë” apo “Shumë mirë”, të vitit 2017 dhe 6 mujorit të parë të vitit 2018;
  4. Të përmbushë kriteret e veçanta në shpalljen për konkurrim.

 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës (detyrat kryesore) për këtë pozicion janë:

  1. Të organizojë punën në sektorin për kontrollin e financimit të partive politike, si dhe të menaxhojë në mënyrë efektive burimet njerëzore nën drejtimin e tij.
  2. Të ketë aftësi për të mbikqyrur dhe evidentuar nëse në raportin e auditimit janë përfshirë zbatimi nga ana e partive politike për vitin kalendarik dhe subjekteve zgjedhore për fushatën zgjedhore, i të gjitha kërkesave që parashikon ligji për partitë politike dhe Kodin Zgjedhor për financimin e partive politike/subjekteve zgjedhore.
  3. Të përgatitë relacionin me shkrim për të gjitha, raportet e auditimit të përgatitur nga ekspertët kontabël, për vitin kalendarik dhe fushatën zgjedhore duke bashkëpunuar me sektorin dhe ti paraqesë ato te eprori i drejtëpërdrejtë.
  4. Të jetë i aftë për të mbikqyrur përgatitjen e database të detajuar me të gjitha të dhënat e raporteve, nga stafi i sektorit, database i miratuar paraprakisht nga Drejtori i Financës.
  5. Të kontrollojë dhe të përgatitë materialet në rastet kur do të jenë pjesë e projekt-akteve për tu paraqitur në mbledhje të KQZ-së, dhe paraprikisht ti raportojë eprorit të drejtpërdrejtë.
  6. Informon në kohë dhe paraqet rregullisht raporte më shkrim tek eprori i drejtpërdrejtë për ecurinë e çdo veprimtarie që ka të bëjë me sektorin në periudhë zgjedhore dhe jozgjedhore.
  7. Të përfaqësojë institucionin e KQZ-së në proceset gjyqësore në lidhje me financimin e partive politike në të gjitha shkallët e gjyqësorit, çështje të cilat vlerësohen nga eprori i drejtpërdrejtë.
  8. Të kryejë dhe të ushtrojë çdo kompetencë tjetër që i jepet nga eprori, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

 

  1. Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;

 

  1. Arsim i lartë, master shkencor, në shkencat Juridike
  2. Të ketë përvojë pune jo më pak se 10( vjet) vjet, në pozicione të nivelit ekzekutiv.
  3. Të ketë njohuri të gjera të demostruara në fushën jurispondencës, legjislacionit financiar, njohuri shumë të mira të procedurave zgjedhore, aftësi për të përcaktuar objektiva dhe vendosur prioritete dhe respektuar afatet, aftësi për të planifikuar, rishikuar dhe koordinuar punën e stafit nën varësi, aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi, aftësi për të punuar në ekip, transparencë në punë.
  4. Të disponojë dëshmi/certifikatë dhe të flasë e të shkruajë një gjuhë të BE, avantazh anglisht.

 

  1. c) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në zyrën e protokollit në KQZ këto dokumenta:
  • letër motivimi  për aplikim në vendin vakant;
  • një kopje të jetëshkrimit (C.V);
  • fotokopje e diplomës- në se aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njëhësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin; fotokopje e listës së notave në se ka një diplomë dhe listë notash,  të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar;
  • një fotokopje e librezës së punës e plotësuar;
  • vërtetim i gjendjes gjyqësore; certifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme;
  • fotokopje e letërnjoftimit,
  • aktin e deklarimit të statusit të nëpunësit civil të nivelit ekzekutiv;
  • vërtetim nga punëdhënësi i fundit, që aplikanti nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  • formularët e vlerësimit të punës për periudhën janar – dhjetor për vitin 2017, dhe 6 mujorit të parë të vitit 2018;

 

  • formularin e vetëdeklarimit të të dhënave të plotësuar sipas rubrikave në zbatim të ligjit 138/2015”Për integritetin e personave që zgjidhen, emërohen…”etj.

 

Ç) Afati i dorëzimit të dokumenteve është data 6.11.2018, 15 (pesëmbëdhjetë) ditë kalendarike nga moment i shpalljes në portal.

Në datën 16.11.2018, do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin (në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, dhe në faqen zyrtare të KQZ-së). Këta do të jenë ata që plotësojnë kushtet minimale të ngritjes në detyrë dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër. Kandidatët e skualifikuar do të njoftohen me telefon/e-mail.

Ankesat nga kandidatët e pakualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

  1. d) Në datën 23.11.2018 do të shpallet lista e verifikimit të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të KQZ- së dhe në stendën e informimit të publikut). Këta do të jenë ata që plotësojnë kushtet minimale të ngritjes në detyrë dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër, si dhe të kualifikuarit pas procesit ankimor.
  2. dh) Konkurimi-testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë, do të bëhet në datë 27.11.2018, në mjediset e KQZ, në orën 10-00.

 

  1. f) Kandidatët do të vlerësohen nga Komiteti i Pranimit për Ngritjen në Detyrë, i ngritur pranë institucionit të KQZ-së. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 20 pikë për dokumentacioin e dorëzuar (ekperience, trajnime, kualifikime të lidhura me fushën përkatëse, si dhe 2 vlerësimet e fundit pozitive); 40 pikë për intervistën e strukturuar me gojë dhe 40 pikë për vlerësimin me shkrim.
  • Kandidatët do të vlerësohen për njohuritë e tyre në këto fusha:

 

  • Njohuritë për specialitetin;
  • Njohuritë për Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë;
  • Ligjin nr.10019, datë 28.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”,i ndryshuar;
  • Ligjin nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar
  • Kodin e Procedurave Administrative;
  • Ligjin nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”;
  • Standartet Ndërkombëtare të Auditimit,
  • Referencë të veçantë me SNA 800,
  • Ligji nr.8550, datë 17.02.2000”Për Partitë Politike”, i ndryshuar.

 

  1. dh) Njësia përgjegjëse në datë 30.11.2018, do të njoftojë individualisht kandidatët që kanë konkuruar për rezultatet e vlerësimit, me telefon ose – email.
  • Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarikenga dalja e njoftimit dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.
  • Njësia përgjegjëse, brenda 3 (tre) ditëve kalendarike, pas përfundimit të procedurave të ankimimi, shpall fituesin dhe bën aktin e emërimit i cili i prodhon efektet pas 5 (pesë) ditë pune.
  1. e)Shpallja e fituesit do të bëhet: në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të KQZ-së, në datën 12.12.

 

 

 

 

 

Drejtoria e Burimeve Njerëzore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve