KUVENDI

           SEKRETARI I PËRGJITHSHËM

 

 

Nr._____ Prot.                                                                                   Tiranë,  më  __  __  2018

 

 

Lënda: Njoftim për publikimin e një vendi të lirë pune, në shërbimin civil.

 

 

DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM

SHËRBIMIT KOMBËTAR TË PUNËSIMIT

                                             Tiranë

 

                                                                                                           KËTU

 

 

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar, neni 32 – “Pranimi i nëpunësve civil të kategorisë së lartë drejtuese në institucionet e pavarura dhe njësitë e qeverisjes vendore” dhe Vendimit të Këshillit të ministrave nr.118, date 05.03.2014 “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil, të nëpunësve civil të nivelit të lartë drejtues dhe anëtarëve të TND-së”, kreut IV dhe VIII, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se në Administratën e tij ka një vend të lirë pune, në pozicionin:

-“drejtor”, në Shërbimin e Monitorimit të Institucioneve që Raportojnë dhe Informojnë Kuvendin.

 

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM

 

 

                                                                            

Genci GJONÇAJ

 

 

 

 

 

 

Konceptoi: K.Rusi

Miratoi: J.Sotiri

 

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr.4- Tiranë.                                   Tel:+3554232599

www.parlament.al                                                           e-mail:genci,gjoncaj@parlament.al

NJOFTIM PËR VEND PUNE

 

  1. Pranimi në kategorinë e lartë drejtuese

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”,  i ndryshuar,  Kreu VI – “Nëpunësit  të nivelit të lartë drejtues”, nenit 32 “Pranimi i nëpunësve civil të kategorisë të lartë drejtuese në institucionet e pavarura dhe njësitë e qeverisjes vendore”, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.118, datë 05.03.2014 “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil, të nëpunësve civil të nivelit të lartë drejtues dhe anëtarëve të TND-së”, kreut  IV dhe VIII  , dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.388, datë 6.5.2015  “Për disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin Nr.118, datë 5.3.2014 “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil, të nëpunësve civil të nivelit të lartë drejtues dhe anëtarëve të TND-së”, si edhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Kreut III, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, njofton se;

 

  1. Në Administratën e tij ka 1 (një) vend të lirë pune, në pozicionin -“drejtor”, në Shërbimin e Monitorimit të Institucioneve që Raportojnë dhe Informojnë Kuvendin.

Kategoria e pagës II-a.

 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  • Të sigurojë ushtrimin e funksioneve të  kontrollit parlamentar mbi organet e pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura të krijuara me ligj në bazë të normave e parimeve kushtetuese dhe legjislacionit në fuqi.
  • Të sigurojë në mënyrë efektive dhe efeciente drejtimin e punës së Shërbimit të Monitorimit në zbatim të ligjit “Statusi i nëpunësit civil”, Rregullores së Kuvendit dhe legjislacionit që ka lidhje me këtë shërbim, me qëllim realizimin e objektivave me efektivitet.

      Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore       

  • Të sigurojë menaxhim efektiv të burimeve njerëzore dhe materiale për mbarëvajtjen e shërbimit.
  • Të sigurojë pjesëmarrjen e këshilltarëve në mbledhjet e komisioneve dhe në seancat plenare, gjatë së cilave shqyrtohen dhe miratohen projektligje dhe akte të tjera (vendime, rezoluta, deklarata) që kanë si objekt veprimtarinë e institucioneve të pavarura.
  • Të sigurojë përfaqësimin e shërbimit në të gjitha grupet e ngritura me urdhër të brendshëm të Kryetarit të Kuvendit apo sekretarit të Përgjithshëm.
  • Të informojë këshilltarët në varësi për objektivat e punës, si dhe për të gjitha çështjet e rëndësishme në administrimin e shërbimit.
  • Të sigurojë përgatitjen e vlerësimeve dhe analizave ligjore, si dhe dhënien e informacionit, Kuvendit, në lidhje me zbatimin e ligjit, në tërësi, në fushat ku shtrijnë veprimtarinë e tyre organet e monitoruara, sukseset dhe problemet që kanë dalë gjatë zbatimit të ligjit, boshllëkun legjislativ ose nevojën për ndryshime ligjore në ato fusha.
  • Të paraqesë tek Sekretari i Përgjithshëm, apo Kryetari i Kuvendit/Kryetarët e Komisioneve sipas kërkesës materialet e përgatitura për sa më sipër, si dhe të bashkërendojë me ta për zgjidhjen që kërkojnë problemet e konstatuara.
  • Të sigurojë bashkërendimin e punës me stafin e komisioneve në ndjekjen dhe mbështetjen e procedurave për emërim/zgjedhjen ose shkarkimin e funksionarëve të lartë të shtetit në kompetencë të Kuvendit.
  • Të hartojë në bashkëpunim me organet e Kuvendit, programin (kalendarin) lidhur me ushtrimin e kontrollit parlamentar tek institucionet e pavarura kushtetuese dhe institucionet e pavarura.
  • Të nxjerrë urdhra përkatëse brenda kompetencës së tij, të cilat duhet të zbatohen nga këshilltarët në varësi.
  • Të mbikëqyrë punën e këshilltarëve nëpërmjet informimit periodik javor, mujor dhe vjetor.
  • Të bashkëpunojë me të gjitha shërbimet e tjera të Kuvendit për plotësimin e detyrave në kuadër të monitorimit të veprimtarisë së organeve të pavarura dhe ushtrimit të funksionit të kontrollit parlamentar nga organet e Kuvendit.
  • Të mbajë lidhje të vazhdueshme me KLSH-në, me Drejtorinë e Auditit të Brendshëm, si dhe institucione të tjera që ushtrojnë kontroll në fusha të veçanta, për të marrë prej tyre informacionin që u nevojitet organeve të Kuvendit  gjatë monitorimit të organeve të pavarura dhe ushtrimit të kontrollit parlamentar. 
  • Të kryejë vlerësimin e punës, duke respektuar ligjin “Për statusin e nëpunësit civil” për të gjithë stafin në varësi direkt të tij.
  • Të ndjekë, shpërndajë dhe të përgjigjet për të gjithë korrespondencën zyrtare të Kuvendit që kalon në këtë shërbim.
  • Të sigurojë bërjen transparente të veprimtarisë kontrolluese të organeve të Kuvendit.
  • Të informojë në mënyrë periodike Sekretarin e Përgjithshëm, si dhe për çështje të rëndësishme edhe Kryetarin e Kuvendit për gjithë veprimtarinë e shërbimit.
  • Të marrë vendime përfundimtare në përgjegjësinë e tij lidhur me drejtimin e punës në fushat të cilat ndjek.
  • Të ushtrojë, gjithashtu, dhe çdo kompetencë tjetër që i jepet nga eprorët në përputhje me legjislacionin në fuqi.

 

  1. b) Kërkesat e përgjithshme për këtë vend pune janë;
  • Të jetë shtetas shqiptar.
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
  • Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.
  • Ndaj tij të mos jetë marrë  masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji

Marrëdhëniet organizative

Drejtori i Shërbimit të Monitorimit të Institucioneve të Pavarura Kushtetuese dhe të Institucioneve të Pavarura raporton direkt te Sekretari i Përgjithshëm dhe Kryetari i Kuvendit (sipas kërkesës). Drejtori i Shërbimit të Monitorimit të Institucioneve të Pavarura Kushtetuese ka në varësi  6 këshilltarë të shërbimit.

 

  1. c) Kërkesat e vendit të punës
  • Te ketë diplome universitare DND; DIND ose Bachelor + Master Shkencor, në jurisprudencë/ ekonomik;
  • Të ketë njohuri shumë të mira dhe eksperiencë profesionale mbi 5 vjet;
  • Te ketë aftësi analizuese dhe vlerësuese mbi legjislacionin;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi,  koordinimi dhe menaxhimi:
  • Të ketë aftësi të punojë në grup dhe të punojë ngushtësisht me shërbimet e tjera paralele;
  • Te zotëroje te paktën një gjuhë të BE.

 

ç ) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit( Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta:  letër motivimi  për aplikim në vendin vakant,; një kopje të jetëshkrimit( C.V ); fotokopje e diplomës- në se aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njëhësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin; fotokopje e listës së notave- në se ka një diplomë dhe listë notash,  të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar; një fotokopje e librezës së punës e plotësuar; vërtetim i gjendjes gjyqësore; çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme; fotokopje e letërnjoftimit, vendimi i statusit “nëpunës civil i nivelit të mesëm drejtues”, dëshmi penaliteti, raport për gjëndjen shëndetësore.

 

  1. d) Pranimi i dokumentave do të bëhet deri në datën 11.2018
  2. e) Në datën 09.11.2018 do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut. Këta do të jenë ata që plotësojnë të gjitha kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta, të kërkuara më sipër.

Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve pune nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 2 ditëve pune nga data e depozitimit të saj.

 

ë )Në datën 16.11.2018 do të shpallet lista e rivlerësimit të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut. Këta do të jenë ata që plotësojnë  të gjitha kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta, të kërkuara më sipër dhe ata të kualifikuar pas ankimimit.

 

  1. f) Konkurimi-testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë, do të bëhet në datën 12.2018, në mjediset e Kuvendit, në orën 10-00.

 

  1. g) Kandidatët do të vlerësohen nga Komiteti i Pranimit për Ngritjen në Detyrë, i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: vlerësimi i jetëshkrimit të kandidatëve 10 pikë, që përfshin vlerësimin e arsimimit, eksperiencës dhe trajnimeve të lidhura me fushën si dhe vlerësimin e arritjeve vjetore; testimi me shkrim 40 pikë dhe intervista e strukturuar me gojë 50 pikë.

 

 

  1. h) Lista e kandidatëve me mbi 70 pikë ( mbi 70% të pikëve) do të shpallet në datën 12.2018

i)Njoftimi do të bëhet: në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut, në datën 11.12.2018

Ankesat nga kandidatët, paraqiten në KPND, brenda 5 ditëve  nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve nga data e depozitimit të saj.

 

  1. k) Shpallja e fituesit do të bëhet në portalin“Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut në datën 12.2018.

 

Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 2278 270 dhe 2278 425 ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.

 

 

 

 

 

         

 

       

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

KUVENDI

           SEKRETARI I PËRGJITHSHËM

 

 

Nr._____ Prot.                                                                                   Tiranë,  më  __  __  2018

 

 

Lënda: Njoftim për publikimin e një vendi të lirë pune, në shërbimin civil.

 

 

DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM

SHËRBIMIT KOMBËTAR TË PUNËSIMIT

                                             Tiranë

 

                                                                                                           KËTU

 

 

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar, neni 32 – “Pranimi i nëpunësve civil të kategorisë së lartë drejtuese në institucionet e pavarura dhe njësitë e qeverisjes vendore” dhe Vendimit të Këshillit të ministrave nr.118, date 05.03.2014 “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil, të nëpunësve civil të nivelit të lartë drejtues dhe anëtarëve të TND-së”, kreut IV dhe VIII, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se në Administratën e tij ka një vend të lirë pune, në pozicionin:

-“drejtor”, në Shërbimin Juridik.

 

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM

 

 

                                                                            

Genci GJONÇAJ

 

 

 

 

 

 

Konceptoi: K.Rusi

Miratoi: J.Sotiri

 

 

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr.4- Tiranë.                                   Tel:+3554232599

www.parlament.al                                                           e-mail:genci,gjoncaj@parlament.al

 

 

 

 

NJOFTIM PËR VEND PUNE

 

  1. Pranimi në kategorinë e lartë drejtuese

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”,  i ndryshuar,  Kreu VI – “Nëpunësit  të nivelit të lartë drejtues”, nenit 32 “Pranimi i nëpunësve civil të kategorisë të lartë drejtuese në institucionet e pavarura dhe njësitë e qeverisjes vendore”, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.118, datë 05.03.2014 “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil, të nëpunësve civil të nivelit të lartë drejtues dhe anëtarëve të TND-së”, kreut  IV dhe VIII  , dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.388, datë 6.5.2015  “Për disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin Nr.118, datë 5.3.2014 “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil, të nëpunësve civil të nivelit të lartë drejtues dhe anëtarëve të TND-së”, si edhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Kreut III, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, njofton se;

 

  1. a) Në Administratën e tij ka 1 (një) vend të lirë pune, në pozicionin “Drejtor”, në Shërbimin Juridik. Kategoria e pagës II-a.

 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  • Të sigurojë në mënyrë efektive e profesionale drejtimin e punës së Shërbimit Juridik në zbatim të ligjit “Për  nëpunësin civil”, Rregullores së Kuvendit, legjislacionit që ka lidhje me këtë shërbim, si dhe detyrave të përcaktuara në këtë manual.
  • Të organizojë dhe drejtojë burimet njerëzore në varësi të tij, me qëllim ofrimin e një shërbimi me standard të lartë për anëtarët e Kuvendit, procesin legjislativ dhe kontrollin parlamentar në tërësi.

 

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

  • Të organizojë punën në Shërbimin Juridik, si dhe të menaxhojë në mënyrë efektive burimet njerëzore nën drejtimin e tij.
  • Të koordinojë punën e të gjithë këshilltarëve, të monitorojë shfrytëzimin me kosto efiçente të burimeve njerëzore dhe materiale, si dhe drejtimit të të gjithë punës në këtë Shërbim.
  • Të monitorojë dhe vlerësojë në vazhdimësi materialet ligjore (opinionet, memot), si dhe dokumentet e tjera që përgatiten nga këshilltarët për projektligjet, aktet dhe çështjet qe shqyrtohen apo paraqiten në komisione dhe në Kuvend.
  • Të unifikojë nëpërmjet këshilltarëve ligjorë praktikën dhe procedurat ligjore që ndiqen gjatë veprimtarisë së komisioneve të Kuvendit apo edhe të seancës plenare, bazuar në përcaktimet e Rregullores së Kuvendit dhe aktet e nxjerra në zbatim të saj, si dhe orientimeve të dhëna nga Sekretari i Përgjithshëm.
  • Të ndjekë dhe të sigurojë asistencë juridike, në vijimësi në mbledhjet e Konferencës së Kryetarëve .
  • Të ndjekë dhe monitorojë procesin e mbledhjeve të komisioneve, të shqyrtimit dhe të miratimit të projektligjeve dhe të akteve të tjera (vendime, rezoluta, deklarata), objekt i punës së komisioneve, deri në përmbylljen e raporteve të këtyre komisioneve.
  • Të dërgojë në kohë në Këshillin e Ministrave dhe në ministritë përkatëse kërkesat e deputetëve për pyetje e interpelanca dhe të ndjekë respektimin e kërkesave të Rregullores së Kuvendit dhe afateve kohore për zhvillimin e tyre në Kuvend.
  • Të sigurojë dhënien e asistencës juridike apo përgatitjen e memove juridike, sa herë që i kërkohet nga Sekretari i Përgjithshëm apo shërbimet, për veprimtarinë e administratës së Kuvendit.
  • Të ndjekë dhe monitorojë deri ne përfundim të gjithë procesin e akteve të miratuara nga Kuvendi, shpalljen e tyre nga Presidenti i Republikës dhe botimin e tyre në Fletoren Zyrtare. Te informoje menjëherë Sekretarin e Përgjithshëm nëse konstaton probleme në ketë proces.
  • Të koordinojë, sipas orientimit të Drejtorit të Shërbimit Legjislativ, punën me Shërbimin e Seancës dhe Shërbimin e Komisioneve për përgatitjen e kalendarit dhe programit të punës 3-javor.
  • Të zgjidhë probleme organizative, profesionale, si dhe të koordinojë këshillimet dhe rekomandimet e bëra apo të përcjella nga drejtori i Përgjithshëm i Legjislacionit.
  • Të informojë punonjësit në varësi për objektivat e punës dhe për të gjitha çështjet e rëndësishme për administrimin e Shërbimit.
  • Të vendosë ndarjen e detyrave në strukturën që drejton, sipas pozicioneve dhe përgjegjësive përkatëse.
  • Të ndjekë dhe monitorojë punën e këshilltarëve dhe punonjësve të tjerë në varësi, nëpërmjet informacionit periodik të tyre dhe sa herë i kërkohet nga Drejtor i Shërbimit Legjislativ apo nga Sekretari i Përgjithshëm.
  • Të krijojë kushtet që punonjësit e Shërbimit Juridik të punojnë së bashku në bazë të parimeve të besimit reciprok dhe të bashkëpunimit, për të siguruar që puna në këtë Shërbim të kryhet rregullisht, e plotë, në kohë, sa me profesionale.
  • Të raportojë rregullisht për të gjitha çështjet e rëndësishme pranë drejtorit të Shërbimit Legjislativ dhe Sekretarit te Përgjithshëm, apo sa here qe i kërkohet dhe e vlerëson si te nevojshme.
  • Të informojë në mënyrë të vazhdueshme Sekretarin e Përgjithshëm për të gjithë veprimtarinë e Shërbimit, si dhe të përcjellë pranë tij materialet ligjore (opinione, memo etj) dhe dokumentacionin e përgatitur nga këshilltarët jurist.
  • Të bashkëpunojë me Shërbimin e Komisioneve dhe Shërbimin e Seancave për ndarjen e punës në komisione për procedurat e shqyrtimit dhe miratimit të projektligjeve.
  • Të ndjekë, shpërndajë dhe të përgjigjet për të gjithë korrespodencën zyrtare të Kuvendit që kalon në këtë shërbim .
  • Të bashkëpunojë me të gjitha  drejtoritë dhe  departamentet e tjera për mbarëvajtjen e punës në Kuvend.
  • Të bëjë analiza dhe vlerësime të rregullta dhe të detajuara të punës, shpesh brenda afateve të shkurtra kohore të nëpunësve të Shërbimit.
  • Të sigurojë përfaqësimin e Kuvendit në të gjithë shkallët e gjyqësorit dhe kur i kërkohet edhe ne Gjykatën Kushtetuese.
  • Të sigurojë përfaqësimin e Shërbimit në të gjitha grupet e ngritura me urdhër të brendshëm.
  • Të ushtrojë çdo kompetencë tjetër që i jepet nga titullari, në përputhje me legjislacionin ne fuqi.

 

  1. b) Kërkesat e përgjithshme për këtë vend pune janë;
  • Të jetë shtetas shqiptar.
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
  • Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.
  • Ndaj tij të mos jetë marrë  masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji

 

Marrëdhëniet organizative

Drejtori i Shërbimit Juridik është në varësi të drejtpërdrejtë nga drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Legjislativ. Drejtori  i Shërbimit Juridik raporton në mënyrë të vazhdueshme tek eprori i drejtpërdrejtë Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Legjislativ dhe tek Sekretari i Përgjithshëm,.

Drejtori i Shërbimit Juridik ka në varësi të drejtpërdrejtë këshilltarin jurist, sekretarin për Këshillin e Rregullores dhe Legjislacionit, redaktorin për tekstet dhe aktet normative.

 

  1. c) Kërkesat e vendit të punës
  • Të ketë diplomë universitare DND; DIND ose Bachelor + Master shkencor, në jurisprudencë, me shkëputje nga puna;
  • Të ketë vizion për drejtim dhe përvojë e ekspertizë mbi 7 vjet në fushën e hartimit dhe analizës së legjislacionit;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi,  koordinimi dhe menaxhimi;
  • Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të BE;
  • Të zotërojë aftësi për të siguruar funksionim të mirë të punës në ekip për stafin në varësi si dhe për të bashkëpunuar me shërbimet e tjera.

 

ç ) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit( Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta:  letër motivimi  për aplikim në vendin vakant,; një kopje të jetëshkrimit( C.V ); fotokopje e diplomës- në se aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njëhësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin; fotokopje e listës së notave- në se ka një diplomë dhe listë notash,  të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar; një fotokopje e librezës së punës e plotësuar; vërtetim i gjendjes gjyqësore; çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme; fotokopje e letërnjoftimit, vendimi i statusit “nëpunës civil i nivelit të mesëm drejtues”, dëshmi penaliteti, raport për gjëndjen shëndetësore.

 

  1. d) Pranimi i dokumentave do të bëhet deri në datën 05.2018
  2. e) Në datën 31.05.2018 do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut. Këta do të jenë ata që plotësojnë të gjitha kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta, të kërkuara më sipër.

Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve pune nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 2 ditëve pune nga data e depozitimit të saj.

 

ë )Në datën 07.06.2018 do të shpallet lista e rivlerësimit të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut. Këta do të jenë ata që plotësojnë  të gjitha kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta, të kërkuara më sipër dhe ata të kualifikuar pas ankimimit.

 

  1. f) Konkurimi-testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë, do të bëhet në datën 07.2018, në mjediset e Kuvendit, në orën 10-00.

 

  1. g) Kandidatët do të vlerësohen nga Komiteti i Pranimit për Ngritjen në Detyrë, i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: vlerësimi i jetëshkrimit të kandidatëve 10 pikë, që përfshin vlerësimin e arsimimit, eksperiencës dhe trajnimeve të lidhura me fushën si dhe vlerësimin e arritjeve vjetore; testimi me shkrim 40 pikë dhe intervista e strukturuar me gojë 50 pikë.

 

  1. h) Lista e kandidatëve me mbi 70 pikë ( mbi 70% të pikëve) do të shpallet në datën 07.2018

 

i)Njoftimi do të bëhet: në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut, në datën 03.07.2018

Ankesat nga kandidatët, paraqiten në KPND, brenda 5 ditëve  nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve nga data e depozitimit të saj.

 

  1. k) Shpallja e fituesit do të bëhet në portalin“Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut në datën 07.2018.

 

Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 2278 270 dhe 2278 425 ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.

 

 

 

 

 

 

         

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

KUVENDI

           SEKRETARI I PËRGJITHSHËM

 

 

Nr._____ Prot.                                                                                   Tiranë,  më  __  __  2018

 

 

Lënda: Njoftim për publikimin e një vendi të lirë pune, në shërbimin civil.

 

 

DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM

SHËRBIMIT KOMBËTAR TË PUNËSIMIT

                                             Tiranë

 

                                                                                                           KËTU

 

 

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”,  i ndryshuar,  Kreu IV – “Pranimi në shërbimin civil”, nenit 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, po ju dërgojmë për publikim në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, njoftimin për 1 (një) vend të lirë pune, në shërbimin civil të Kuvendit të Shqipërisë  në pozicionin:

 

“Drejtor”, në Shërbimin e Prokurimit.

 

 

                                                                            

                                                                     SEKRETARI I PËRGJITHSHËM

 

 

                                                                            

Genci GJONÇAJ

 

 

 

 

Konceptoi: K.Rusi

Miratoi: J.Sotiri

 

 

 

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr.4- Tiranë.                                   Tel:+3554232599

ëëë.parlament.al                                                           e-mail:genci,gjoncaj@parlament.al

NJOFTIM PËR VEND PUNE

 

  1. Lëvizja paralele brenda të njëjtës kategori

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26 “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2014 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Kreu II, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se;

  1. a) Në Administratën e tij ka 1 (një) vend të lirë pune, në pozicionin “Drejtor”, në Shërbimin e Prokurimit. Kategoria e pagës II-b.

b)Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

  • Të sigurojë në mënyrë efektive drejtimin e punës në Drejtorinë e Prokurimeve, në zbatim të ligjit “Për prokurimin publik”, Kodit të Procedurave Administrative, ligjit “Statusi i nëpunësit civil”, Rregullores së Kuvendit dhe legjislacionit që ka lidhje me këtë shërbim (fushën e prokurimeve).
  • Të organizojë dhe drejtojë burimet njerëzore në varësi të tij në zbatim të ligjit “Statusi i nëpunësit civil”, Rregullores së Kuvendit dhe legjislacionit që ka lidhje me këtë shërbim, me qëllim ofrimin e një shërbimi me standard të lartë.

 

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

  • Të organizojë dhe të drejtojë punën administrative për realizimin e objektivave të shërbimit të prokurimeve, të ndjekë dhe të kontrollojë zbatimin e detyrave të dhëna nga titullari i institucionit si dhe regjistrit të prokurimeve.
  • Të nxjerrë urdhra të brendshëm për drejtimin dhe administrimin sa më të mirë të punës në drejtori, si dhe t’i propozojë dhe përgatisë titullarit nxjerrjen e urdhëresave përkatëse që kanë të bëjnë me fushën e prokurimit.
  • Të ndjekë punën e shërbimit së prokurimit dhe organizimit të procedurave të prokurimit duke informuar titullarin çdo katërmujor, ose sa herë që i kërkohet, për ecurinë e procedurave të prokurimit.
  • Të sigurojë kushte normale pune për nëpunësit nën varësinë administrative, për të garantuar një performancë të lartë në realizimin e detyrave.
  • Të bashkërendojë punën me drejtoritë e shërbimet e tjera të Kuvendit për përmbushjen e objektivave të drejtorisë dhe të institucionit.
  • Të marrë pjesë, në rast të ngarkimit nga titullari i institucionit, në njësinë e prokurimit ose në rolin e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.
  • Të organizojë punën në shërbnimin e prokurimit dhe në bashkëpunim edhe me drejtorite e tjera (sipas urdhrit të Sekretarit të Përgjithshëm) për kryerjen e procedurave te prokurimit, përgatitjen e shkresave, si dhe të dokumentacionit të nevojshëm për procedurat e prokurimit (përfshirë specifikimet teknike, termat e referencës etj) me cilësi dhe në kohën e duhur.
  • Të hartojë planin vjetor të prokurimeve në bashkëpunim me departamentet, drejtoritë dhe sektorët e tjerë, si dhe me titullarin e autoritetit kontraktor me miratimin e buxhetit vjetor mbi bazën edhe të kërkesave përkatëse.
  • Të kontrollojë dhe ndjek realizimin e regjistrit të parashikimit dhe të realizimit për prokurimet publike të institucionit dhe ta dërgojë për miratim pranë sekretarit të Përgjithshëm dhe më pas tek APP.
  • Të dërgojë kontratat e lidhura pranë drejtorive përkatëse për zbatim.
  • Të përgatisë informacione periodike në bashkëpunim me personat e ngarkuar për zbatimin e kontratave, lidhur me zbatimin e tyre, problemet që ato kane si dhe propozimet për zgjidhjen e tyre.
  • Të bashkëpunojë me Shërbimin Administrativ për plotësimin e vendeve vakante. Të fillojë ecurinë disiplinore për marrjen e masave administrative ndaj nëpunësve të kësaj drejtorie, kur konstaton shkelje administrative në kryerjen e detyrave nga nëpunësit e drejtorisë.
  • Të bëjë vlerësimin vjetor të nëpunësve në varësi, bazuar në performancën e punonjësve, si dhe në përputhje me aktet nënligjore në fuqi.
  • Të paraqesë pranë drejtorisë përkatëse planifikimin e lejes vjetore për nëpunësit, sipas një grafiku të përcaktuar që në fillim të vitit.
  • Të koordinojë me sekretarin e Përgjithshëm për emërimin/ caktimin e personelit në njësitë e prokurimit ad-hoc të procedurave të prokurimit dhe komisioneve të Vlerësimit të Ofertave.
  • Të ndjekë, shpërndajë dhe të përgjigjet për të gjithë korrespondencën zyrtare të Kuvendit që kalon në këtë shërbim.
  • Të menaxhojë burimet njerëzore në varësi duke ndarë, mbikëqyrë dhe monitoruar punën e kryer në periudha raportimi javore, mujore, 3-mujore, 6-mujore ose vjetore.
  • Të informojë në mënyrë periodike Sekretarin e Përgjithshëm, dhe sa herë që është e nevojshme, për të gjithë veprimtarinë e Shërbimit.
  • Të ushtrojë gjithashtu dhe çdo kompetencë tjetër që i jepet nga eprorët në përputhje me legjislacionin në fuqi.
  1. c) Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:
  2. të jetë nëpunës civil i konfirmuar në kategorinë e mesme drejtuese;
  3. të ketë, dy vlerësimet e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;
  4. të mos ketë masë disiplinore në fuqi;

Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;

  • Te ketë diplome universitare DND; DIND ose Bachelor + Master shkencor në inxhinieri ose ekonomi, me shkëputje nga puna.
  • Të ketë eksperiencë dhe ekspertizë të gjerë mbi 4 vjet në fushën e prokurimeve;
  • Të ketë vizion të qartë drejtimi;
  • Të zotërojë aftësi shumë të mira komunikimi,  koordinimi dhe menaxhimi.
  • Të zotërojë aftësi të punojë në grup dhe të punojë ngushtësisht me shërbimet e tjera paralele.
  • Të zotërojë njohuri te mira ne teknologjinë/sistemet e informacionit.
  • Te ketë dëshmi për zotërimin e një gjuhe te BE-së..

 

ç) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit (Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta: letër motivimi  për aplikim në vendin vakant, një kopje të jetëshkrimit (C.V), fotokopje e diplomës, nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere atë duhet ta ketë të njëhësuar pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin, fotokopje e listës së notave, nëse ka një diplomë dhe listë notash, të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar, një fotokopje e librezës së punës e plotësuar, vërtetim i gjendjes gjyqësore, çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme, fotokopje e letërnjoftimit, aktin e deklarimit të statusit të nëpunësit civil të nivelit të mesëm drejtues dhe 2 formularët gjashtëmujor të vlerësimit të punës për vitin 2017.

  1. d) Afati i dorëzimit të dokumentave është data 02.2018 (10 (dhjetë) ditë kalendarike nga momenti i shpalljes në portal dhe faqen zyrtare të Kuvendit.
  2. dh) Në datën 23.02.2018, do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin ( në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut). Kandidatët e shpallur në listen e publikuar janë ata që plotësojnë kushtet minimale të lëvizjes paralele dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër. Kandidatët e skualifikuar do të njoftohen me telefon ose e– mail.

Ankesat nga kandidatët e pakualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

  1. e) Në datën 27.02.2018, do të shpallet lista e verifikimit të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin pas procesit ankimor (në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut). Kandidatët e shpallur në listen e verifikimit janë ata që plotësojnë kushtet minimale të lëvizjes paralele dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër.

ë) Konkurrimi- intervista me gojë do të bëhet në datën 02.03.2018, në mjediset e Kuvendit, në orën 10-00.

  1. f) Konkurimi do të bazohet në njohuritë për specialitetin, Kushtetutën, Ligjin “Për nëpunësin civil”, Kodin e Procedurave Administrative si dhe të legjislacionit për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit.
  2. g) Kandidatët do të vlerësohen nga “Komiteti i Pranimit për Lëvizjen Paralele”(KPLP), i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar, i ndarë: 20 pikë përvojën, 10 pikë për trajnime apo kualifikime të lidhura me fushën përkatëse dhe 10 pikë për çertifikimin pozitiv apo për vlerësimin e rezultateve individuale në punë, në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer dhe 60 pikë për intervistën me gojë.
  3. gj) Njësia përgjegjëse (Burimet Njerëzore) do të njoftojnë kandidatët për rezultatin e konkurrimit, në mënyrë individuale në datën 02.03.2018.

Ankesat nga kandidatët për rezultatin e pikëve, paraqiten në Komitetin e Pranimit për Lëvizjen Paralele” (KPLP), brenda 3 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

  1. i) Lista e fituesve me 70 pikë e lartë (70% të pikëve e lartë) do të shpallet, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut në datën 03.2018 (pas procesit të ankimimit).

Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 2278 270 dhe 2278 425 ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.

 

Shpallja është e hapur për të gjithë nëpunësit civil të kategorisë së mesme drejtuese, në të gjitha institucionet, pjesë e shërbimit civil.

Në se nga procedura e mësipërme nuk shpallet asnjë fitues, konkurrimi do të vazhdojë me procedurë si më poshtë:

 

 

B- Ngritja në Detyrë.

 

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26, pika 4 “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2014 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Kreu III “Ngritja në detyrë”, pika 43 si dhe vendimit të Byrosë nr 5, datë 17.01.2018 “Për hapjen e procedurës së pranimit në kategorinë e lartë dhe të mesme drejtuese edhe për kandidatë të tjerë nga jashtë shërbimit civil”, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se;

  1. a) Në Administratën e tij ka 1 (një) vend të lirë pune, në pozicionin pozicionin “Drejtor”, në Shërbimin e Prokurimit. Kategoria e pagës II-b.

 

b)Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

  • Të sigurojë në mënyrë efektive drejtimin e punës në Drejtorinë e Prokurimeve, në zbatim të ligjit “Për prokurimin publik”, Kodit të Procedurave Administrative, ligjit “Statusi i nëpunësit civil”, Rregullores së Kuvendit dhe legjislacionit që ka lidhje me këtë shërbim (fushën e prokurimeve).
  • Të organizojë dhe drejtojë burimet njerëzore në varësi të tij në zbatim të ligjit “Statusi i nëpunësit civil”, Rregullores së Kuvendit dhe legjislacionit që ka lidhje me këtë shërbim, me qëllim ofrimin e një shërbimi me standard të lartë.

 

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

  • Të organizojë dhe të drejtojë punën administrative për realizimin e objektivave të shërbimit të prokurimeve, të ndjekë dhe të kontrollojë zbatimin e detyrave të dhëna nga titullari i institucionit si dhe regjistrit të prokurimeve.
  • Të nxjerrë urdhra të brendshëm për drejtimin dhe administrimin sa më të mirë të punës në drejtori, si dhe t’i propozojë dhe përgatisë titullarit nxjerrjen e urdhëresave përkatëse që kanë të bëjnë me fushën e prokurimit.
  • Të ndjekë punën e shërbimit së prokurimit dhe organizimit të procedurave të prokurimit duke informuar titullarin çdo katërmujor, ose sa herë që i kërkohet, për ecurinë e procedurave të prokurimit.
  • Të sigurojë kushte normale pune për nëpunësit nën varësinë administrative, për të garantuar një performancë të lartë në realizimin e detyrave.
  • Të bashkërendojë punën me drejtoritë e shërbimet e tjera të Kuvendit për përmbushjen e objektivave të drejtorisë dhe të institucionit.
  • Të marrë pjesë, në rast të ngarkimit nga titullari i institucionit, në njësinë e prokurimit ose në rolin e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.
  • Të organizojë punën në shërbnimin e prokurimit dhe në bashkëpunim edhe me drejtorite e tjera (sipas urdhrit të Sekretarit të Përgjithshëm) për kryerjen e procedurave te prokurimit, përgatitjen e shkresave, si dhe të dokumentacionit të nevojshëm për procedurat e prokurimit (përfshirë specifikimet teknike, termat e referencës etj) me cilësi dhe në kohën e duhur.
  • Të hartojë planin vjetor të prokurimeve në bashkëpunim me departamentet, drejtoritë dhe sektorët e tjerë, si dhe me titullarin e autoritetit kontraktor me miratimin e buxhetit vjetor mbi bazën edhe të kërkesave përkatëse.
  • Të kontrollojë dhe ndjek realizimin e regjistrit të parashikimit dhe të realizimit për prokurimet publike të institucionit dhe ta dërgojë për miratim pranë sekretarit të Përgjithshëm dhe më pas tek APP.
  • Të dërgojë kontratat e lidhura pranë drejtorive përkatëse për zbatim.
  • Të përgatisë informacione periodike në bashkëpunim me personat e ngarkuar për zbatimin e kontratave, lidhur me zbatimin e tyre, problemet që ato kane si dhe propozimet për zgjidhjen e tyre.
  • Të bashkëpunojë me Shërbimin Administrativ për plotësimin e vendeve vakante. Të fillojë ecurinë disiplinore për marrjen e masave administrative ndaj nëpunësve të kësaj drejtorie, kur konstaton shkelje administrative në kryerjen e detyrave nga nëpunësit e drejtorisë.
  • Të bëjë vlerësimin vjetor të nëpunësve në varësi, bazuar në performancën e punonjësve, si dhe në përputhje me aktet nënligjore në fuqi.
  • Të paraqesë pranë drejtorisë përkatëse planifikimin e lejes vjetore për nëpunësit, sipas një grafiku të përcaktuar që në fillim të vitit.
  • Të koordinojë me sekretarin e Përgjithshëm për emërimin/ caktimin e personelit në njësitë e prokurimit ad-hoc të procedurave të prokurimit dhe komisioneve të Vlerësimit të Ofertave.
  • Të ndjekë, shpërndajë dhe të përgjigjet për të gjithë korrespondencën zyrtare të Kuvendit që kalon në këtë shërbim.
  • Të menaxhojë burimet njerëzore në varësi duke ndarë, mbikëqyrë dhe monitoruar punën e kryer në periudha raportimi javore, mujore, 3-mujore, 6-mujore ose vjetore.
  • Të informojë në mënyrë periodike Sekretarin e Përgjithshëm, dhe sa herë që është e nevojshme, për të gjithë veprimtarinë e Shërbimit.
  • Të ushtrojë gjithashtu dhe çdo kompetencë tjetër që i jepet nga eprorët në përputhje me legjislacionin në fuqi.

c)Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:

  • të jetë nëpunës civil i konfirmuar, në nivelin “nëpunës civil i kategorisë së ulët drejtuese”;
  • të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
  • të ketë, dy vlerësimet e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;
  • Procedura është e hapur edhe për kandidatë të tjerë nga jashtë shërbimit civil që plotësojnë kërkesat e veçanta për këtë vend pune.

 Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;

  • Te ketë diplome universitare DND; DIND ose Bachelor + Master shkencor në inxhinieri ose ekonomi, me shkëputje nga puna.
  • Të ketë eksperiencë dhe ekspertizë të gjerë mbi 4 vjet në fushën e prokurimeve;
  • Të ketë vizion të qartë drejtimi;
  • Të zotërojë aftësi shumë të mira komunikimi,  koordinimi dhe menaxhimi.
  • Të zotërojë aftësi të punojë në grup dhe të punojë ngushtësisht me shërbimet e tjera paralele.
  • Të zotërojë njohuri te mira ne teknologjinë/sistemet e informacionit.
  • Te ketë dëshmi për zotërimin e një gjuhe te BE-së..

ç) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit( Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta:  letër motivimi  për aplikim në vendin vakant,; një kopje të jetëshkrimit( C.V ); vendimin e konfirmimit si nëpunës civil; fotokopje e diplomës- në se aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njëhësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin; fotokopje e listës së notave- në se ka një diplomë dhe listë notash,  të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar; një fotokopje e librezës së punës e plotësuar; vërtetim i gjendjes gjyqësore; çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme; fotokopje e letërnjoftimit dhe aktin e deklarimit të statusit të nëpunësit civil të nivelit të ulët drejtues, formularët e vlerësimit për  dy 6-mujorët e vitit 2017.

  1. d) Afati i dorëzimit të dokumentave është data 02.2018

dh)08.03.2018, do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin (në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut). Kandidatët e shpallur në listen e vlerësimit plotësojnë kushtet minimale të ngritjes në detyrë  dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër. Kandidatët e skualifikuar do të njoftohen me telefon ose – maile.

-Ankesat nga kandidatët e skualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

  1. e) Konkurimi- testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë, do të bëhet në datën 03.2018, në mjediset e Kuvendit, në orën 10-00.
  2. f) Kandidatët do të vlerësohen nga Komiteti i Pranimit për Ngritjen në Detyrë, i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 20 pikë për dokumentacinin e dorëzuar (ekperience, trajnime, kualifikime të lidhura me fushën përkatëse, si dhe 2 vlerësimet e fundit pozitive); 40 pikë për intervistën e strukturuar me gojë dhe 40 pikë për vlerësimin me shkrim.
  3. g) Lista e fituesve me 70 pikë e lartë do te njoftohet kandidatëve me telefon ose – maile.

Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

  1. gj) Shpallja e listës përfundimtare me emrat e fituesve do të bëhet: në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut në datën 03.2018.

Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 2278 270 dhe 2278 425 ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.