KUVENDI

                                         SEKRETARI I PËRGJITHSHËM

 

 

Nr._____ Prot.                                                                                   Tiranë,  më  __  __  2019

 

 

Lënda: Njoftim për publikimin e një vendi të lirë pune, në shërbimin civil.

 

 

DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM

SHËRBIMIT KOMBËTAR TË PUNËSIMIT

                                             Tiranë

 

                                                                                                           KËTU

 

 

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26 “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2014 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, po ju dërgojmë për publikim në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, njoftimin për 1 (një) vend të lirë pune, në shërbimin civil të Kuvendit të Shqipërisë  në pozicionin:

 

“këshilltar komisioni”, në Shërbimin e Komisioneve Parlamentare.

 

 

                                                                            

                                                                     SEKRETARI I PËRGJITHSHËM

 

 

                                                                            

Genci GJONÇAJ

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr.4- Tiranë.                                       Tel:+3554232599

www.parlament.al                                                              e-mail:genci,gjoncaj@parlament.al

NJOFTIM PËR VEND PUNE

 

  1. Lëvizja paralele brenda të njëjtës kategori

 Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26 “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2014 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Kreu II, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se;

 

a)Në Administratën e tij ka 1 (një) vend të lirë pune, në pozicionin  “këshilltar komisioni”, në Shërbimin e Komisioneve Parlamentare. Kategoria e pagës II-b.

 

b)Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

  • Të kontribuojë për funksionimin sipas rregullave procedurale të veprimtarisë së komisioneve dhe këshillave parlamentare.
  • Të ofrojë një shërbim me standard të lartë e profesionalizëm për anëtarët e komisioneve dhe procesin legjislativ në tërësi në përmirësimin e legjislacionit në përputhje me legjislacionin vendas dhe standardet e BE-së.
  • Të japë ndihmë të specializuar për komisionin, në përputhje me kërkesat e Rregullores së Kuvendit, dhe aktet nënligjore te dala ne zbatim te saj, për përgatitjen e kalendarit të punimeve të komisionit mbi bazën e programit dhe kalendarit të punimeve të Kuvendit.
  • Të marrë pjesë në mbledhjet e komisionit dhe të ndjekë zhvillimin e tyre.
  • Të përgatisë mendime, vlerësime dhe analiza, për Kryetarët e komisioneve dhe deputetët, lidhur me çdo projektligj, projektakt apo çështje të paraqitur për shqyrtim dhe diskutim në komisione dhe në Kuvend, për:

a)politikat/buxhetimin në fushën përkatëse si dhe përplasjet apo mbivendosjet që mund të kenë me politika të fushave të tjera,

b)eksperiencën e vendeve të tjera në këtë fushë,

c)zgjidhjet e ofruara si dhe problematikën që ato mund të kenë,

d)propozime për përmirësimin apo ndryshimin e tyre ne komisione.

  • Të bëjë punë parapërgatitore për projektligjet apo me aktet e tjera që shqyrtohen në komision, të informojë drejtuesin e komisionit, si dhe anëtarët e tij, me qëllim që të bëhen përmirësimet e nevojshme.
  • T’i japë asistencë teknike relatorit të projektligjit, duke i siguruar atij informacionin e nevojshëm për oponencën që do të bëjë për atë (ne këndvështrimin teknik apo te politikave te ndërmarra), për aktet e tjera normative apo edhe për çështje që do të diskutohen në Komision.
  • Të mbledhë, të analizojë dhe të trajtojë njohjen e legjislacionit/politikave/buxhetimit, ne fushën e përgjegjësisë/së tij, si dhe çdo informacion tjetër me interes për Kuvendin.
  • Të ndërtojë dhe të administrojë bazën e të dhënave për veprimtarinë e komisionit.
  • Të bashkëpunojë me strukturat përkatëse në ministritë apo institucione qendrore për projektligjet e depozituara dhe që do të shqyrtohen në komision, për të marrë informacionin e duhur për përgatitjen e materialeve vlerësuese dhe analizuese.
  • Të bashkëpunojë në vazhdimësi me Njësinë e Përafrimit të Legjislacionit, Shërbimin e Kërkimit Shkencor dhe Shërbimin e Marrëdhënieve dhe Monitorimit të Institucioneve me këtë të fundit për çështje të lidhura me institucione kushtetuese apo te pavarura të krijuara me ligj), me qëllim sigurimin e një informacioni më të gjerë, në funksion të punës për përmirësimin e politikave ne fushën e tij te përgjegjësisë, apo te projektligjeve qe paraqiten për shqyrtim në Kuvend.
  • Të japë ndihmën teknike dhe të specializuar për përgatitjen e raportit që do të paraqitet në Kuvend për projektligjet që do të shqyrtohen në seancë plenare.
  • Të ndjekë shqyrtimin e projektligjit dhe akteve të tjera në seancë plenare, bashkë me specialistët e Këshillit të Ministrave, të evidentojë e të mbajë shënim vërejtjet, amendimet që bëhen etj.
  • Të ndjekë me kujdes, në bashkëpunim me këshilltarin jurist, zbardhjen e ligjit e akteve të tjera dhe të pasqyrojë me saktësi çdo shtesë e ndryshim që bëhet në tekstin e tij integral, dhe në bashkëpunim me redaktorët, t’i përgatisë ato dhe t’i dërgojë për firmë te drejtuesit e seancave plenare.
  • Të ndjekë në bashkëpunim me këshilltarin jurist, procedurën e ligjit gjatë dekretimit, botimit në Fletoren Zyrtare dhe hyrjen e tij në fuqi dhe të informojë për çdo problem që del në këtë drejtim Drejtorin e Shërbimit.

 

  1. c) Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:
  2. të jetë nëpunës civil i konfirmuar në kategorinë e mesme drejtuese;
  3. të ketë, dy vlerësimet e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;
  4. të mos ketë masë disiplinore në fuqi;

Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;

  • Të ketë diplomë universitare DND; DIND ose Bachelor + Master profesional / shkencor,  në jurisprudencë/shkenca politike/ekonomi, apo fusha te tjera sipas ekspertizës qe do te ofroje;
  • Të ketë përvoje pune dhe eksperiencë profesionale mbi 5 vjet;
  • Të ketë aftësi për të kryer ekspertiza dhe studime në fushën përkatëse të politikave/legjislacionit/buxhetimit.
  • Të zotërojë aftësi shumë të mira mendimi teorik dhe strategjik.
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi.
  • Të ketë aftësi të punojë në grup dhe të punojë ngushtësisht me shërbimet e tjera paralele.
  • Të zotërojë aftësi shumë të mira në përdorimin e kompjuterit dhe programeve kompjuterike.

 

ç) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit (Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta: letër motivimi  për aplikim në vendin vakant, një kopje të jetëshkrimit (C.V), fotokopje e diplomës, nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere atë duhet ta ketë të njëhësuar pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin, fotokopje e listës së notave, nëse ka një diplomë dhe listë notash, të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar, një fotokopje e librezës së punës e plotësuar, vërtetim i gjendjes gjyqësore, çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme, fotokopje e letërnjoftimit, aktin e deklarimit të statusit të nëpunësit civil të nivelit të mesëm drejtues dhe 2 formularët gjashtëmujor të vlerësimit të punës për vitin 2018.

  1. d) Afati i dorëzimit të dokumentave është data 02.2019 (10 (dhjetë) ditë kalendarike nga momenti i shpalljes në portal dhe faqen zyrtare të Kuvendit.
  2. dh) Në datën 18.02.2019, do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin (në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut). Kandidatët e shpallur në listen e publikuar janë ata që plotësojnë kushtet minimale të lëvizjes paralele dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër. Kandidatët e skualifikuar do të njoftohen me telefon ose e– mail.

Ankesat nga kandidatët e pakualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

  1. e) Në datën 26.02.2019, do të shpallet lista e verifikimit të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin pas procesit ankimor (në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut). Kandidatët e shpallur në listen e verifikimit janë ata që plotësojnë kushtet minimale të lëvizjes paralele dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër.

ë) Konkurrimi- intervista me gojë do të bëhet në datën 28.02.2019, në mjediset e Kuvendit, në orën 10-00.

  1. f) Konkurimi do të bazohet në njohuritë për specialitetin, Kushtetutën, Ligjin “Për nëpunësin civil”, Kodin e Procedurave Administrative si dhe të legjislacionit për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit.
  2. g) Kandidatët do të vlerësohen nga “Komiteti i Pranimit për Lëvizjen Paralele”(KPLP), i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar, i ndarë: 20 pikë përvojën, 10 pikë për trajnime apo kualifikime të lidhura me fushën përkatëse dhe 10 pikë për çertifikimin pozitiv apo për vlerësimin e rezultateve individuale në punë, në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer dhe 60 pikë për intervistën me gojë.
  3. gj) Njësia përgjegjëse (Burimet Njerëzore) do të njoftojnë kandidatët për rezultatin e konkurrimit, në mënyrë individuale në datën 01.03.2019

Ankesat nga kandidatët për rezultatin e pikëve, paraqiten në Komitetin e Pranimit për Lëvizjen Paralele” (KPLP), brenda 3 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

  1. i) Lista e fituesve me 70 pikë e lartë (70% të pikëve e lartë) do të shpallet, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut në datën 03.2019 (pas procesit të ankimimit).

Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 2278 270 dhe 2278 425 ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.

 

Shpallja është e hapur për të gjithë nëpunësit civil të kategorisë së mesme drejtuese, në të gjitha institucionet, pjesë e shërbimit civil.

Në se nga procedura e mësipërme nuk shpallet asnjë fitues, konkurrimi do të vazhdojë me procedurë si më poshtë:

 

B- Ngritja në Detyrë.

 

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26, pika 4 “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2014 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Kreu III “Ngritja në detyrë”, pika 43 si dhe vendimit të Byrosë Nr. 30, datë 09.01.2019 “Për hapjen e procedurës së pranimit në kategorinë e lartë dhe të mesme drejtuese edhe për kandidatë të tjerë nga jashtë shërbimit civil”, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se;

  1. a) Në Administratën e tij ka 1 (një) vend të lirë pune, në pozicionin “këshilltar komisioni”, në Shërbimin e Komisioneve Parlamentare. Kategoria e pagës II-b.

b)Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

Të kontribuojë për funksionimin sipas rregullave procedurale të veprimtarisë së komisioneve dhe këshillave parlamentare.

 

  • Të ofrojë një shërbim me standard të lartë e profesionalizëm për anëtarët e komisioneve dhe procesin legjislativ në tërësi në përmirësimin e legjislacionit në përputhje me legjislacionin vendas dhe standardet e BE-së.
  • Të japë ndihmë të specializuar për komisionin, në përputhje me kërkesat e Rregullores së Kuvendit, dhe aktet nënligjore te dala ne zbatim te saj, për përgatitjen e kalendarit të punimeve të komisionit mbi bazën e programit dhe kalendarit të punimeve të Kuvendit.
  • Të marrë pjesë në mbledhjet e komisionit dhe të ndjekë zhvillimin e tyre.
  • Të përgatisë mendime, vlerësime dhe analiza, për Kryetarët e komisioneve dhe deputetët, lidhur me çdo projektligj, projektakt apo çështje të paraqitur për shqyrtim dhe diskutim në komisione dhe në Kuvend, për:

a)politikat/buxhetimin në fushën përkatëse si dhe përplasjet apo mbivendosjet që mund të kenë me politika të fushave të tjera, eksperiencën e vendeve të tjera në këtë fushë, zgjidhjet e ofruara si dhe problematikën që ato mund të kenë,

b)propozime për përmirësimin apo ndryshimin e tyre ne komisione.

  • Të bëjë punë parapërgatitore për projektligjet apo me aktet e tjera që shqyrtohen në komision, të informojë drejtuesin e komisionit, si dhe anëtarët e tij, me qëllim që të bëhen përmirësimet e nevojshme.
  • T’i japë asistencë teknike relatorit të projektligjit, duke i siguruar atij informacionin e nevojshëm për oponencën që do të bëjë për atë (ne këndvështrimin teknik apo te politikave te ndërmarra), për aktet e tjera normative apo edhe për çështje që do të diskutohen në Komision.
  • Të mbledhë, të analizojë dhe të trajtojë njohjen e legjislacionit/politikave/buxhetimit, ne fushën e përgjegjësisë/së tij, si dhe çdo informacion tjetër me interes për Kuvendin.
  • Të ndërtojë dhe të administrojë bazën e të dhënave për veprimtarinë e komisionit.
  • Të bashkëpunojë me strukturat përkatëse në ministritë apo institucione qendrore për projektligjet e depozituara dhe që do të shqyrtohen në komision, për të marrë informacionin e duhur për përgatitjen e materialeve vlerësuese dhe analizuese.
  • Të bashkëpunojë në vazhdimësi me Njësinë e Përafrimit të Legjislacionit, Shërbimin e Kërkimit Shkencor dhe Shërbimin e Marrëdhënieve dhe Monitorimit të Institucioneve me këtë të fundit për çështje të lidhura me institucione kushtetuese apo te pavarura të krijuara me ligj), me qëllim sigurimin e një informacioni më të gjerë, në funksion të punës për përmirësimin e politikave ne fushën e tij te përgjegjësisë, apo te projektligjeve qe paraqiten për shqyrtim në Kuvend.
  • Të japë ndihmën teknike dhe të specializuar për përgatitjen e raportit që do të paraqitet në Kuvend për projektligjet që do të shqyrtohen në seancë plenare.
  • Të ndjekë shqyrtimin e projektligjit dhe akteve të tjera në seancë plenare, bashkë me specialistët e Këshillit të Ministrave, të evidentojë e të mbajë shënim vërejtjet, amendimet që bëhen etj.
  • Të ndjekë me kujdes, në bashkëpunim me këshilltarin jurist, zbardhjen e ligjit e akteve të tjera dhe të pasqyrojë me saktësi çdo shtesë e ndryshim që bëhet në tekstin e tij integral, dhe në bashkëpunim me redaktorët, t’i përgatisë ato dhe t’i dërgojë për firmë te drejtuesit e seancave plenare.
  • Të ndjekë në bashkëpunim me këshilltarin jurist, procedurën e ligjit gjatë dekretimit, botimit në Fletoren Zyrtare dhe hyrjen e tij në fuqi dhe të informojë për çdo problem që del në këtë drejtim Drejtorin e Shërbimit.

c)Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:

  • të jetë nëpunës civil i konfirmuar, në nivelin “nëpunës civil i kategorisë së ulët drejtuese”;
  • të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
  • të ketë, dy vlerësimet e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;
  • Procedura është e hapur edhe për kandidatë të tjerë nga jashtë shërbimit civil që plotësojnë kërkesat e veçanta për këtë vend pune.

 Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;

  • Të ketë diplomë universitare DND; DIND ose Bachelor + Master profesional / shkencor,  në jurisprudencë/shkenca politike/ekonomi, apo fusha te tjera sipas ekspertizës qe do te ofroje;
  • Të ketë përvoje pune dhe eksperiencë profesionale mbi 5 vjet;
  • Të ketë aftësi për të kryer ekspertiza dhe studime në fushën përkatëse të politikave/legjislacionit/buxhetimit.
  • Të zotërojë aftësi shumë të mira mendimi teorik dhe strategjik.
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi.
  • Të ketë aftësi të punojë në grup dhe të punojë ngushtësisht me shërbimet e tjera paralele.
  • Të zotërojë aftësi shumë të mira në përdorimin e kompjuterit dhe programeve kompjuterike.

ç) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit (Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta: letër motivimi  për aplikim në vendin vakant; një kopje të jetëshkrimit( C.V); vendimin e konfirmimit si nëpunës civil; fotokopje e diplomës- në se aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njëhësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin; fotokopje e listës së notave- në se ka një diplomë dhe listë notash,  të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar; një fotokopje e librezës së punës e plotësuar; vërtetim i gjendjes gjyqësore; çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme; fotokopje e letërnjoftimit dhe aktin e deklarimit të statusit të nëpunësit civil të nivelit të ulët drejtues, formularët e vlerësimit për  dy 6-mujorët e vitit 2018.

  1. d) Afati i dorëzimit të dokumentave është data 02.2019

dh)08.03.2019.do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin (në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut). Kandidatët e shpallur në listen e vlerësimit plotësojnë kushtet minimale të ngritjes në detyrë  dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër. Kandidatët e skualifikuar do të njoftohen me telefon ose – maile.

-Ankesat nga kandidatët e skualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

  1. e) Konkurimi- testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë, do të bëhet në datën 03.2019, në mjediset e Kuvendit, në orën 10-00.
  2. f) Kandidatët do të vlerësohen nga Komiteti i Pranimit për Ngritjen në Detyrë, i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 20 pikë për dokumentacinin e dorëzuar (ekperience, trajnime, kualifikime të lidhura me fushën përkatëse, si dhe 2 vlerësimet e fundit pozitive); 40 pikë për intervistën e strukturuar me gojë dhe 40 pikë për vlerësimin me shkrim.
  3. g) Lista e fituesve me 70 pikë e lartë do te njoftohet kandidatëve me telefon ose – maile.

Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

  1. gj) Shpallja e listës përfundimtare me emrat e fituesve do të bëhet: në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut në datën 03.2019. Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 2278 270 dhe 2278 425 ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.