MINISTRIA E SHENDETESISE DHE MBROJTJES SOCIALE
SHPALLJE PËR
PUNËSIMIN E MJEKËVE NË QËNDRAT SHËNDETËSORE NË QARKUN DURRËS |
Vende vakant për mjek familje/Specialist në Rrethin Durrës |
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shpall vendet vakant për mjek familje/ mjek të përgjithshëm /Specialist në Qëndrat Shëndetësore të Qarkut Durrës, si më poshtë:
Qarku | Bashkia | Qëndra Shëndetësore | Mjek familje/ Specialiteti |
Durrës | Durrës | Nr.1 | Mjek i përgjithshëm/familje |
Durrës | Durrës | Nr.8 | Mjek i përgjithshëm/familje |
Durrës | Shijak | Shijak | Mjek Obsteter-Gjinekolog |
Durrës | Shijak | Shijak | Mjek Endokrinolog |
Durrës | Shijak | Shijak | Mjek Imazherist |
Durrës | Shijak | Shijak | Mjek Kardiolog |
Durrës | Durrës | Katund i Ri | Mjek i përgjithshëm/familje |
Durrës | Durrës | Gjepalaj | Mjek i përgjithshëm/familje |
Durrës | Durrës | Ishem | Mjek i përgjithshëm/familje |
Durrës | Durrës | Nr.6 | Mjek i përgjithshëm/familje |
Vende vakant për mjek familje/ mjek të përgjithshëm në Rrethin Krujë |
Qarku | Bashkia | Qëndra Shëndetësore | Mjek familje/ Mjek i Përgjithshëm |
Durrës | Krujë | Krujë | 1 |
Aplikimi është i hapur për të gjithë mjekët që janë në kërkim të një vendi pune dhe që kanë lejen e ushtrimit të profesionit. Kandidati mund të aplikojë për më shumë se një pozicion.
Dokumentacioni për aplikim |
- Jetëshkrimi i kandidatit (CV)
- Diploma Universitare dhe lista e notave
- Diploma e specializimit (nëse kanë)
- Leja e ushtrimit të profesionit nga Urdhri i Mjekut
- Dëshmi të gjuhës së huaj (nëse kanë)
- Dëshmi/certifikata të kualifikimeve/ trajnimeve në fushën e shëndetësisë
- Fotokopje e Librezës së Punës
Për kandidatët që kanë studiuar jashtë vendit, diploma e tyre duhet të jetë e njohur nga Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë.
Në rast se për një pozicion pune paraqitet një kandidat i vetem, kandidati thërritet në intervistë për të diskutuar mbi dokumentacionin e paraqitur dhe më pas ministria autorizon direkt drejtorin e qëndrës shëndetësore për lidhjen e kontratës së punës me kandidatin.
Në rast se për një pozicion pune paraqiten më shumë se një kandidat, atëhere do të organizohet një procedurë konkurimi me dosje.
Dokumentat do të dorëzohen në zyrën e Burimve Njerëzore pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale , Rruga e Kavajës nr. 1001 Tiranë
Afafi i pranimit: Dokumentet pranohen çdo ditë nga ora 12.00-14.00, deri më datë 18.10.2018.
|
Për vazhdimin e procedures kandidatët do të njoftohen me email.
Për çdo paqartësi mund të kontaktoni në numrin e telefonit 042376178.