MINISTRIA E SHENDETESISE DHE MBROJTJES SOCIALE

 

SHPALLJE PËR

PUNËSIMIN E MJEKËVE  NË QËNDRAT SHËNDETËSORE NË QARKUN BERAT

 

 

         

 

 

 

 

Vende vakant për mjek familje në Rrethin Berat

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shpall vendet vakant për mjek familje/ mjek të përgjithshëm  në Qëndrat Shëndetësore të Qarkut Berat, si më poshtë:

 

 Qarku Bashkia Qëndra Shëndetësore Mjek familje/ Specialiteti
Berat Berat Nr.3 (2) Mjek i përgjithshëm/familje
Berat Berat Rroshnik Mjek i përgjithshëm/familje
Berat Berat Vertop Mjek i përgjithshëm/familje
Berat Berat Velabisht (2) Mjek i përgjithshëm/familje
Berat Berat Sinje Mjek i përgjithshëm/familje
Berat Berat Otllak Mjek i përgjithshëm/familje
Berat Berat Lumas Mjek i përgjithshëm/familje
Berat Berat Ura-Vajgurore Mjek i përgjithshëm/familje
Berat Berat Posnje Mjek i përgjithshëm/familje
Berat Berat Kutalli (2) Mjek i përgjithshëm/familje

 

 

 

 

 

 

 

Vende vakant për mjek familje/ mjek të përgjithshëm në Rrethin Kuçovë

 

 

 

Qarku Bashkia Qëndra Shëndetësore Mjek familje/ Mjek i Përgjithshëm
Berat Kuçovë Kucovë 2
Berat Kuçovë Perondi 2
Berat Kuçovë Kozare 1

 

Vende vakant për mjek familje/ mjek të përgjithshëm në Rrethin Skrapar

 

 

 

Qarku Bashkia Qëndra Shëndetësore Mjek familje/ Mjek i Përgjithshëm
Berat Skrapar Polican 2
Berat Skrapar Qender-Potom-Leshnje 1
Berat Skrapar Bogove-Vendreshe 1
Berat Skrapar Corrovodë 1

 

Aplikimi është i hapur për të gjithë mjekët që janë në kërkim të një vendi pune dhe që kanë lejen e ushtrimit të profesionit. Kandidati mund të aplikojë për më shumë se një pozicion.

Dokumentacioni për aplikim

 

 

  • Jetëshkrimi i kandidatit (CV)
  • Diploma Universitare dhe lista e notave
  • Diploma e specializimit (nëse kanë)
  • Leja e ushtrimit të profesionit nga Urdhri i Mjekut
  • Dëshmi të gjuhës së huaj (nëse kanë)
  • Dëshmi/certifikata të kualifikimeve/ trajnimeve në fushën e shëndetësisë
  • Fotokopje e Librezës së Punës

 

Për kandidatët që kanë studiuar jashtë vendit, diploma e tyre duhet të jetë e njohur nga Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë.

Në rast se për një pozicion pune paraqitet një kandidat i vetem, kandidati thërritet në intervistë për të diskutuar mbi dokumentacionin e paraqitur dhe më pas ministria autorizon direkt drejtorin e qëndrës shëndetësore për lidhjen e kontratës së punës me kandidatin.

Në rast se për një pozicion pune paraqiten më shumë se një kandidat, atëhere do të organizohet një procedurë konkurimi me dosje.

Dokumentat do të dorëzohen në zyrën e Burimve Njerëzore pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale , Rruga e Kavajës nr. 1001 Tiranë

Afafi i pranimit: Dokumentet pranohen çdo ditë nga ora 12.00-14.00, deri më datë 05.11.2018.

 

 

 

 

 

 

 

Për vazhdimin e procedures kandidatët do të njoftohen me email.

Për çdo paqartësi mund të kontaktoni në numrin e telefonit 042376178.