MINISTRIA E SHENDETESISE DHE MBROJTJES SOCIALE

 

SHPALLJE PËR

PUNËSIMIN E MJEKËVE SPECIALISTE NË QËNDRAT SHËNDETËSORE PËR QARKUN TIRANË

 

 

         

 

 

 

 

 

Vende vakant për mjek Specialistë në Bashkinë Tiranë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shpall vendet vakant për mjek specialistë në Qëndrat Shëndetësore të Qarkut Tiranë, si më poshtë:

 

 Qarku Rrethi Qëndra Shëndetësore Mjek Specialistë
Tirane Tiranë NR. 1 1obs-gjinekolog; 1 Kardiolog
Tirane Tiranë NR. 3 1 pediater (Konsultori Femijes)
Tiranë Tiranë NR.4 1 kirurg; 1 kardiolog
Tirane Tiranë NR. 5 1 Pediater
Tirane Tiranë NR. 6 3 Pediater
Tiranë Tiranë NR.9 1 Kardiolog
Tirane Tiranë NR. 8 1 Mjek Laboratori
Tirane Tiranë NR.10 1Pediater ; 1 Kardiolog; 1 obs-gjinekolog
Tirane Tiranë Specialitetet Nr.1 1 endokrinolog; 1 mjek imazherist; 1 kardiolog ; 1 Hematolog ;1 Mjek Fizioterapist ; 1Neurolog
Tirane Tiranë Specialitetet Nr.2 1Dermatolog ; 1Endokrinolog ; 1 Okulist
Tiranë Tiranë Specialitetet Nr.3 3 Mjek Imazherist ;1 Mjek Fizioterapist
Tiranë Tiranë Specialistetet Nr.4 1 Mjek Imazherist
Tiranë Tiranë Paskuqan 1 Mjek Pediater (Konsultori Femijes)
Tiranë Tiranë Kamëz 1 Urolog
Vende vakant për Mjek Specialistë në Bashkinë Kavajë

 

Qarku Rrethi Qëndra Shëndetësore Mjek Specialistë
Tiranë Kavajë Kavajë 1 obs-gjinekolog
Tiranë Kavajë Rrogozhine 1 Mjek Imazherist

 

Aplikimi është i hapur për të gjithë mjekët që janë në kërkim të një vendi pune dhe që kanë lejen e ushtrimit të profesionit. Kandidati mund të aplikojë për më shumë se një pozicion sipas profilit përkatës.

Nuk do të pranohen kandidatë që kanë kontratë me një institucion tjetër shëndetësor.

 

Dokumentacioni për aplikim

 

 

  • Jetëshkrimi i kandidatit (CV)
  • Diploma Universitare dhe lista e notave ( e noterizuar e detyrueshme)
  • Diploma e specializimit (e noterizuar detyrueshme)
  • Leja e ushtrimit të profesionit nga Urdhri i Mjekut (e noterizuar e detyrueshme)
  • Dëshmi të gjuhës së huaj (nëse kanë)
  • Dëshmi/certifikata të kualifikimeve/ trajnimeve në fushën e shëndetësisë
  • Fotokopje e Librezës së Punës (nëse kanë)
  • Vetedeklarim (Kanditatet qe do aplikojne nuk duhen të kenë kontrate specializimi ne fuqi me institucionet shëndetesore apo MSHMS).
  • Raport Mjeko-Ligjor i 3 muajve te fundit.

 

Për kandidatët që kanë studiuar jashtë vendit, diploma e tyre duhet të jetë e njohur nga Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë.

Në rast se për një pozicion pune paraqitet një kandidat i vetem, kandidati thërritet në intervistë për të diskutuar mbi dokumentacionin e paraqitur dhe më pas ministria autorizon direkt drejtorin e qëndrës shëndetësore për lidhjen e kontratës së punës me kandidatin.

Në rast se për një pozicion pune paraqiten më shumë se një kandidat, atëhere do të organizohet një procedurë konkurimi me dosje.

Dokumentat do të dorëzohen në zyrën e Burimve Njerëzore pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale , Rruga e Kavajës nr. 1001 Tiranë

Afafi i pranimit: Dokumentet pranohen çdo ditë nga ora 12.00-14.00, deri më datë 30.10.2018.

 

 

 

 

 

 

 

Për vazhdimin e procedures kandidatët do të njoftohen me email.