AGJENCIA KOMBËTARE E PUNËSIMIT DHE AFTËSIVE (AKPA)
AKPA është një shërbim publik, person juridik, buxhetor, në varësi të ministrit përgjegjës për punësimin dhe zhvillimin e aftësive (në vijim ministri), me seli në Tiranë. AKPA-ja është tërësia e institucioneve administrative dhe ofruese të shërbimeve të punësimit, të vetëpunësimit dhe të arsimit e formimit profesional, pjesë integrale e sistemit të ministrisë përgjegjëse për punësimin dhe zhvillimin e aftësive. Ai funksionon nëpërmjet Zyrave Rajonale dhe Vendore të Punësimit, Drejtorive Rajonale të Formimit Profesional Publik si edhe Shkollave të Arsimit Profesional Publik
AKPA është krijuar dhe rregullon veprimtarinë e saj, bazuar në dispozitat e Ligjit Nr. 15/2019 ”Për nxitjen e punësimit“, si edhe Ligjit nr. 15/2017 “Për arsimin profesional në RSH”, si edhe me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.554, dt.31.07.2019 “Pёr krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive”,
Strukturat kryesore dhe kompetencat e tyre rregullohen të zbatim në Urdhrit të Kryeministrit Nr. 172, datë 24.12.2019 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive” si edhe të Urdhrave të Ministrit për çështjet e punësimit dhe aftësive Për Organikat e Shkollave të Arsimit Professional në zbatim të nenit 7, gërma ç dhe neni 12 pika 4 të ligjit nr 15/2017, “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”
MISIONI
Misioni i AKPA-së është të sigurojë përmbushjen e të drejtës së shtetasve shqiptarë, të huaj dhe pa shtetësi të huaj, që kanë përfituar statusin e refugjatit si dhe të azilkërkuesit në territorin e Republikës së Shqipërisë, për t’u trajtuar me shërbime dhe programe publike të punësimit, të vetëpunësimit dhe të kualifikimeve profesionale, me qëllim gjetjen e një pune të përshtatshme, brenda dhe jashtë vendit, si dhe ofrimin e këtyre shërbimeve.
FUSHA E PERGJEGJËSISË
AKPA ka përgjegjësi:
PËRCAKTIME
Drejtori Rajonale e Punësimit e AKPA-s është:
“Struktura përkatëse rajonale/vendore e punësimit”, është struktura që ka kompetencën territoriale në zonën e vendbanimit të personit apo selisë/degës së punëdhënësit, i cili pretendon të përfitojë nga një ose disa shërbime apo programe të ofruara nga kjo strukturë.
Zyra Vendore e Punësimit e AKPA-s është:
“Struktura rajonale/vendore e punësimit” është struktura, pjesë e rrjetit të shërbimeve publike të punësimit, në varësi të institucionit përgjegjës për punësimin dhe aftësitë.
Drejtoria e Formimit Profesional Publik dhe Shkolla e Arsimit të Mesëm Profesional Publik- Institucionet ofruese të AFP-së janë;
“Institucionet ofruese të AFP-së” janë institucione publike të cilat sigurojnë programe ose/dhe kurse të AFP-së në Republikën e Shqipërisë.
Hënë- Enjte : 8:00-16:30 Premte- 8:00-14:00
Tiranë
Cel: +35544538827
Email: kontakt@akpa.gov.al
Politikat e privatesise
WEBMAIL