NJOFTIM PROMOVUES

SHËRBIMI KOMBËTAR I PUNËSIMIT, hap fazën e aplikimeve për Programin e nxitjes së punësimit, bazuar në VKM nr.873, ‘’Për praktikat profesionale të studenteve të sapo diplomuar’’.

  • Nëse je i ri, i diplomuar brenda 24 muajve të fundit në nivelin Bachelor apo Master dhe të duhet eksperiencë pune, apliko për programin e praktikave profesionale.
  • Pasuro CV-në tënde, duke nisur kështu rrugëtimin për një punësim të suksesshëm.
  • Programi subvencionon për çdo pjesëmarrës 13.000 lekë/muaj (50% të pagës minimale) si dhe kontributin për sigurimin nga aksidentet në punë.
  • Nëse dëshironi të bëheni pjesë e këtij programi, paraqituni pranë Zyrës së Punësimit në rajonin ku keni vendbanimin.

 

NJOFTIM PROMOVUES

SHËRBIMI KOMBËTAR I PUNËSIMIT, hap fazën e aplikimeve për programin e nxitjes së punësimit, bazuar në VKM 162, ‘’Për pagesën e pjesëmarrjes në kurset e formimit profesional’’.

  • Nëse je punëkërkues i papunë pa profesion apo kualifikim profesional ose dëshiron të kesh një profesion apo kualifikim profesional të ri në përputhje me kërkesat për aftësi të tregut të punës, atëherë apliko dhe zhvillo një kurs profesional të suvensionuar.
  • Punëkërkuesit e papunë përfitues, suvensionohen për të gjithë periudhën e kohëzgjatjes së kursit, me një pagese për pjesëmarrje prej 6.500 lekë/muaj (50% të së ardhurës nga papunësia).
  • Nëse dëshironi të bëheni pjesë e këtij programi, paraqituni pranë Zyrave të Punësimit për kurset e formimit profesional me pagesë!