Programet e Nxitjes së Punësimit

Nxitja e punësimit është ndër programet aktive i cili nëpërmjet sigurimit të punësimit të përkohshem apo afatgjatë ndikon në kërkesën për pune duke reflektuar drejtpërsëdrejti në uljen e papunësise. Përmes këtij programi Zyrat e Punësimit ndërhyjnë realisht për të nxitur dhe mbështetur krijimin e vendeve te reja te punes duke bashkëpunuar me punëdhënësit dhe nëpërmjet subvencionimit të tyre.

Këto programe janë në kuadrin e politikave qeveritare të fokusuara në masat aktive për uljen e papunësisë. Programet  aktualisht sot aplikohen mbështetur në disa VKM të ndryshme .

Klikoni linqet e mëposhtëm për më shumë detaje për aplikim:

Ligji i Nxitjes së Punësimit

  1. VKM Nr.27, “PËR PROGRAMIN E NXITJES SË PUNËSIMIT TË GRAVE DHE VAJZAVE NGA GRUPET EVEÇANTA
  2. VKM Nr.48, “PËR MASËN DHE KRITERET E PËRFITIMIT NGA PROGRAMI I NXITJES SË PUNËSIMIT TË PUNËKËRKUESVE TË PAPUNË NGA GRUPET E VEÇANTA
  3. VKM Nr. 248, “PËR PROGRAMIN E NXITJES SË PUNËSIMIT TË PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA
  4. VKM Nr. 199, “PËR MASËN E FINANCIMIT, KRITERET DHE PROCEDURAT E ZBATIMIT TË PROGRAMIT TË NXITJES SË PUNËSIMIT TË PUNËKËRKUESVE TË PAPUNË TË RINJ
  5. VKM Nr. 64, “PËR PROGRAMIN E NXITJES SË PUNËSIMIT TË TË RINJVE QË KANË FITUAR STATUSIN E JETIMIT
  6. VKM Nr.47, “PËR PROGRAMIN E NXITJES SË PUNËSIMIT, NËPËRMJET FORMIMIT NË PUNË”
  7. VKM Nr.873, “PËR MASËN E FINANCIMIT, KRITERET DHE PROCEDURAT E ZBATIMIT TË PROGRAMEVE TË PRAKTIKAVE PROFESIONALE PËR PUNËKËRKUESIT E PAPUNË, QË KANË MBARUAR ARSIMIN E LARTË, BRENDA APO JASHTË VENDIT“

Formular  

Shënim: Formulari duhet të plotësohet, të printohet nga punëdhënësi
               dhe të dorëzohet në Drejtoritë Rajonale dhe Vendore të Punësimit.

Programi i Pagesës së Papunësisë

Programet e pagesës së papunësisë janë pjesë e politikave shtetërore të punësimit të cilat sigurojnë mbështetjen me të ardhura të të papunëve në momentin e daljes së tyre si të tillë, duke synuar krijimin e kushteve për rikthimin e tyre në tregun e punës.

Programet e Pagesës së Papunësisë synojnë të mbështeti financiarisht të gjithë të punëkërkuesit e papunë në rast papunësie për shkak të shkurtimit të vëndit të punës, ndërprejes së kontratës së punës, falimentimit të ndërmarjes, etj. Duke lehtësuar sadopak përpjekjet e tyre drejt punësimit.

Klikoni linkun e mëposhtëm për më shumë detaje:

Pagesa e Papunësisë në mbështetje të tregut të punës


Untitled Document

PUNËKËRKUES

Informacione dhe keshillim Udhezime per punesim Pjesemarrje ne nje trajnim Sherbime te tjera ndermjetesimi.


PUNËDHËNËS

Publikimi i vendeve te lira Sherbime profesionale rekrutimi Mbeshtetje per punesim (programe te nxitjes se punesimi) Kontakte ne vazhdim.

TRAJNIME

Po kërkoni për të permirsuar aftesitë tuaja profesionale? Merrni pjese ne kurset tona te formimit profesional ne dhjetë qendra në të gjithë Shqipërine.