Shërbime Punësimi

Shërbimet e Punësimit dhe Migracionit  ofrohen  si më poshtë:

I. Shërbimet e Punësimit

Shërbimet që ofron Agjencia Kombëtare E Punësimit dhe Aftësive janë shërbime publike që ofrohen nga Zyrat  e  Punësimit në të gjithë Republikën e Shqipërise si për:

  • punërkuesit dhe
  • për punëdhënësit.

Shërbimet e punësimit ofrohen në bazë të Ligjit  Nr. 7995 date 20.9.1995 “Për nxitjen e punësimit”,  i ndryshuar me ligjin nr. 8444 21.1.1999,  ndryshuar me ligjin nr. 8862 date 7.3.2002, si dhe me  ligjin nr 9570 date 3.7.2006, specifikisht sipas  nenit 6 dhe 6/1 , nenit 7 dhe 7/1 .

Shërbimet e Punësimit përfshijnë veprimtaritë e mëposhtme:

a)   Informim për vendet e lira të punës,

b)   Ndërmjetësim për punësim

c)   Këshillim dhe orientim për punë dhe profesion.

Për më shumë lexo: Ligji i Nxitjes së Punësimit

“Punëkërkues” eshte çdo person i papunë, i disponushem për punësim, i cili paraqitet periodikisht në zyrën përkatese të punesimit, perfshire edhe personat, te cilet janë në marrëdhënie pune ose të vetëpunësuar, por qe kërkojnë nje punë të re.

Shërbimet që ofrohen për punëkërkuesit janë:

  • Informacion dhe këshillim,
  • Udhëzime për punësim, vlerësim të nevojave, zhvillim të karrierës/profesionit/Plan Aksioni për Punësim.
  • Pjesëmarrje në një trajnim dhe ndërhyrje të tjera në tregun e punës.
  • Shërbime ndërmjetësimi etj.

Sistemi online për punëkërkuesit:

  • Jep mundësinë që të krijojnë në mënyrë të pamvarur  një llogari në sistem,
  • Jep mundësinë  për të kërkuar  vende të lira pune,
  • Jep mundësinë   e  plotësimit te  një CV në sistem sipas formatit online (model i ngjashëm me BE-në).

Shërbimet që ofrohen për punëdhëdhësit janë:

  • Japim informacion mbi tregun e punës.
  • Regjistrojmë  dhe publikojmë vendet  e lira të punës.
  • Ofrojmë    kandidatë të mundshëm për  rekrutim.
  • Japim informacion për programet e ndryshme të tregut të punës, si. psh, për programet e nxitjes së punësimit, të formimit dhe arsimit profesional etj.

Sistemi online për punëdhëdhësit:

  • Jep mundësinë  që të krijojnë në mënyrë të pavarur një llogari në sistem.
  • Të publikojë një vend të lirë pune.
  • Të kërkojë për punëkërkues të përshtatshëm si dhe t’i dergojë ftesë një punëkërkuesi.

 

 

II. Shërbimet e  Migracionit

Shërbimet e migracionit   ofrohen në dy drejtime kryesore:

1 . Në fushën e Imigrimit

Zbatohet Ligji  108/2013 datë 28.03.02013 “Për të Huajt” , i  cili rregullon regjimin e hyrjes, të   qëndrimit, punësimit, trajtimit dhe të daljes së të huajve  nga Republika e Shqipërisë.

Subjekt i këtij Ligji janë të gjithë shtetasit e huaj që synojnë të hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe kanë si qëllim transitimin, punësimin, studimin apo ripranimin. Këta të huaj trajtohen në përputhje me të drejtat dhe liritë themelore  si dhe marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë.

Lexo më shumë Ligj 108, 28.3.2013 Për të huajt

Në zbatim të Ligjit janë miratuar  VKM me Nr .66 deri VKM Nr. 70, VKM Nr.74 deri VKM Nr. 85 date 12/02/2014 “Për proçedurat e pajisjes, refuzimit, ripërtëritjen dhe anullimin së Lejes së Punës “ sipas tipeve dhe dokumentacionit të përcaktuar në keto Vendime .

Lexo më shumë përmbledhje_VKM-të_në_mbështetje_të_ligjit_për_të_huajt_108-2013

Sipas  dispozitave ligjore në fuqi, shërbimet ofrojnë mundësinë e pajisjes së të huajit me:

a)   Vërtetimin e Deklarimit për Punësim, për shtetasit e BE-së, dhe zonës shengen, ose të SHBA 

Lexo më shumë Vertetime vetëpunësimi

b)   Leje pune  te Tipit “ A” per Punemarres, te Tipit “ B”   për veprimtari të pavarur ekonomike , te Tipit “ C” për raste të vecanta, te tipit “D” leje e perhershme pune.

FORMULAR APLIKIMI PËR VËRTETIM DEKLARIMI PËR PUNËSIM PËR SHTETASIT E HUAJ

FORMULAR APLIKIMI PËR LËSHIMIN E LEJES SË PUNËS PËR NJË TË HUAJ
2. Në fushën e Emigrimit

Zbatohet Ligji Nr.9668, date 18.12.2006 “Për emigrimin e shtetasve Shqipëtare për motive punësimi”, i ndryshuar me Ligjin 10 389 , date 03.03.2011, si dhe Strategjia  për Riintegrimin e Shtetasve Shqipëtare të Kthyer 2010-2015 dhe Plani i saj i veprimit si  pjesë e politikave kombëtare për migracionin.

Qëllimi është sigurimi i një kthimi të qëndrueshëm për emigrantët përmes mbështetjes së proçesit të riintegrimit pamvarësisht formës së kthimit. Ngritja dhe funksionimi i rrjetit të sporteleve të Migracionit është pjesë e rëndësishme e mekanizmit të mbështetjes për riintegrim, në kuadër të së cilës gjen zbatim edhe Urdhëri Nr.84, datë 06.06.2011 “Për formën, përmbajtjen e “Regjistrit per Emigrantët”.

PUNËKËRKUES

PUNËKËRKUES

Informacione dhe këshillim. Udhëzime për punësim. Pjesëmarrje në një trajnim. Shërbime të tjera ndërmjetësimi.
LEXO MË SHUMË

PUNËDHËNËS

PUNËDHËNËS

Publikimi i vendeve të lira. Shërbime profesionale rekrutimi. Mbështetje për punësim (programe të nxitjes së punesimit) Kontakte në vazhdim.
LEXO MË SHUMË

TRAINIME

TRAINIME

Kërkoni për të përmirësuar aftesitë tuaja profesionale? Merrni pjesë në kurset tona të formimit profesional në dhjetë qendra në të gjithë Shqipërine.
LEXO MË SHUMË