Njoftimet për vendet e lira në Administratën Publike do të bëhen mbi bazën e vendimit nr. 143, datë 12.3.2014  “Për procedurat e rekrutimit, të përzgjedhjes, të periudhës së provës, të lëvizjes paralele e të ngritjes në detyrë për nëpunësit civilë të kategorisë ekzekutive, të ulët dhe të mesme drejtuese”, në të cilin, pikat 4 dhe 5 parashikojnë si më poshtë:

4. Për institucionet e administratës shtetërore, shpallja e procedurës së pranimit për secilin grup publikohet në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe faqen zyrtare të DAP-it dhe qëndron e publikuar deri në përfundimin e procedurës së pranimit.

5. Institucionet e pavarura dhe njësitë e qeverisjes vendore bëjnë shpalljen e procedurës së pranimit për secilin grup në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në stendat e informimit të publikut.

Për të zbatuar procedurat që parashikon kjo VKM, Shërbimi Kombëtar i Punësimit ka vënë në dispozicion adresën zyrtare për të derguar edhe në mënyrë elektronike (Pasi është dërguar zyrtarisht pranë institucionit tonë) shpalljen e vendit të lirë , për Institucionet e Pavarura dhe Njësistë e Qeverisjes Vendore në Republikën e Shqipërisë

                                              vendetelirapune@shkp.gov.al